Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Jeta është dhuratë, bëhu rob falënderues Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | Jeta është dhuratë, bëhu rob falënderues | |
![Jeta është dhuratë, bëhu rob falënderues Elhamdililah-198x198](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2013/05/elhamdililah-198x198.jpg) Njëherë, Davudi a.s e pyeti Allahun: “O Zoti im, cila është mirësia më e vogël ndaj meje?” i Madhërishmi i zbriti: “O Davud, merr frymë”…” Davudi a.s bëri ashtu, dhe Allahu tha: “Kjo është mirësia më e vogël ndaj teje.” (uddetu – s- sabrin ve zakiratush-shakirin, Ibn Kajimit). Mos harro… Mirësitë e panumërta… dhe pakujdesinë nga zemra largoje… jeta është vetëm një dhuratë e Atij që të jep atë që kërkon… dhe për këtë gëzohu, bëhu rob falënderues… gëzohu, duke e ditur se Ai është që kujdeset për ty, Ai që bëri të bashkohen dy detra dhe Ai që flakët e zjarrit i bëri të ftohta. Vetëm për t’i ndihmuar ata që e duan dhe ![Razz](/users/1711/56/94/24/smiles/668724.png) i bëjnë vetëm Atij… a nuk t’i largon mërzit? Vallë a ende dyshon se vetëm Ai mund tët shpëtoj? Gëzohu o besimtarë, duke e ditur se me Allahun asnjëherë nuk je i humbur… gëzohu duke e ditur se premtimi i Tij do të përmbushet, dhe se mëshira e Tij është pranë atyre që bëjnë mirë… gëzohu, sepse me Allahun shpresa, falja dhe e nesërmja më e mirë nuk pengohet… gëzohu, duke e ditur se Zoti yt është i përhershëm… po si mund të frikohesh nga diçka, ndërsa në anën tënde është Zoti i qiejve dhe i Tokës? Mu për këtë, ktheju vetëm Atij, gëzohu se e ke Allahun, dhe vepra të mira bën… mbushi sytë me lot, hiqe perden nga shpirti yt, dhe me frymëmarrje çdo gjë kujto…. jeta është një dhuratë, pra ji një rob falënderues… | |
|