A janë fetarë njerëz të tillë?
Muhamed El-Gazali
I urrej njerëzit e vrazhdë dhe të egër.Sikur ndonjëri prej tyre të ishte tregtar dhe unë të kisha nevojë për të blerë tek ai, nuk do ti shkoja kuurë në dyqanin e tij.
Dhe sikur të ishte nënpunës tjetë e unë të kisha nevoj për të , përsëri nuk do të shkoja në zyrën e tij.Por fatkeqësia e madhe është atëherë kur ai është imam namazi apo hatib xhumaje ose aktivist në thirrje. Me të vërtwtë.,ai është fitne e gjallë,që ripërtrihet e ta nxinë shpresën.
Në qoftë se feja nuk është sjellje e bukur, fytyrë e qeshur,shpirt tolerqnt,fqinjësi e mirë dhe jetë tërheqëse,çfarë është ajo?!
Në qoftë se feja nevojë për Allahun ,përgjërim i përhershëm përoara prqnis së Tij,lutje për mëshirën e Tij të madhe dhe aspiratë që mirësia e Tij të përfshijë tërë njerëzit dhe botën mbarë,çfarë ësht ajo.
Lëvizja e disa namazlinjve për t 'u rreshtuar në saf ngjan sikur po lëviz mali! Dhe disa predikues (vaizë) flaasin sikur vetëm ata janë të pagabueshëm dhe njerëzit, përveç tyre, janë gjynahqarë! Ja, djaloshi i ri e mendon veten e tij kujdestar hyjnor për ta rregulluar njerëzimin,duke i vështruar të mdhenjtë dhe të vegjlit me një shikim zhbirues guximtar.
Nuk ka dyshim që zemra e ashpër dhe kulti vetjak i tepruar janë argumenti më i qartë i zemërimir të Allahut dhe largimit ngq rruga e Tij e drejtë, siratun mustekim...është e lehtë që njeriu të veshë rrobat e ibadeteve mbi trupin e ndotur dhe brendësinë plot të meta.
Sikur një njeri t ' i njihte të metat e mia dhe t ' i mbulonte ato, pastaj të vinte tek unë për të m 'i treguar gabimet,e të më kthente tek Zoti im,patjetër do ta kisha falënderuar dhe do të isha lutur për të ! Sepse ai më ka bë bërë një punë të mirë dhe Allahu e mëshiroftë atë njeri që m 'i tregon të metat e mia.
Unë frikësohem për veten time dhe për njerëzit nga ulëritësit,demaskuesit,shpirtligjtë,që u rrinë në pritë gabimeve për t 'u hedhur ndaj njerëzve,ashtu siç hidhet ujku ndaj deleve.Ai ,në pamje të jashtme duket se është xheloz i së drejtës dhe brenda tij është egërsirë,ku devotshmëria nuk ia ka shkurtuar kthetrat dhe imani nuk ia ka larë turpin dhe as nuk e ka pastruar.
Dikur,në kohë të vjetra,havarixhët kanë ecur në këtë rrugë.Historia na tregon se Amare ibn Kard,doli në luftë dhe qëndroi duke luftuar sa ia kishte shkruar Allahu,pastaj vendosi të kthehej dhe duke iu afruar Ehvazit në Persi,dëgjoi ezanin dhe u nis andej nga i erdhi zëri për të galur namazin me xhemat.Kur mbërriti,zbuloi se ata ishin ezqrikë,fraksion i havariyhëve,të cilët i konsideronin emevitët qafirë (Jobesimtarë) dhe kush luftonte përkrah jobesimtarëvevr dhe qi ishte jobesimtqr! Me ta parë këtë komandant të madh në mesin e tyre,i thanë:
-Çfarë të ka sjellë këtu,o armik i Allahut?
-A nuk jeni vllezërit e mi?
-Ti je vëlla i shejtanit,patjetër do të të vrasim!
-Përse nuk bëheni razi me mua për atë që i Dërguari i Allahut u bë razi ndaj meje?
-Me çfarë ishte razi për ty?
-Shkova tak ai,ndërkohë që unë isha jobesimtqr (qafir),dëshmova që nuk ka zot tjetër,përveç Allahut dhe se ai është i Dërguari i tij dhe më la të lirë...!
Por ,havarixhët e morën dhe e mbytën!..
Nën moton islame ka njerëz që nuk zotërojnë aftësi kuptimi dhe nuk kanë aspak edukimi,mashtrohen me lexime,oratori e me kundërshtime në disa situata dhe shohin fenë si pronë të tyre,ndërsa mohimin (kufrin) pronë të kundërshtqrëve,duke lejuar derdhjen e gjakut ,shkatërrimin e pasurisë dhe nderit të tyre.
Ky nuk është Islam dhe me këto mënyra nuk i shërbejnë asnjë feje,prej çfarëdo lloj feje qofshin.
Përktheu nga arabishtja
Lavdrim Hamja