![SHBA sulmon me dronë në Pakistan, 7 viktima U59udr10](https://i.servimg.com/u/f82/14/06/96/38/u59udr10.jpg)
E shtune 8 rshor Një sulm me dronë amerikan ka vrarë shtatë pakistanezë dhe plagosi tre të tjerë në veriperëndim të Pakistanit. Ngjarja ndodhi të premten vonë, thanë zyrtarët e sigurisë. Ky është sulmi i parë më dronë qysh nga zgjedhja e kryeministrit të ri Navaz Sharif gjatë kësaj jave. Në fjalimin e tij inaugurues në parlament, Sharif bëri thirrje për një përfundim të menjëhershëm të sulmeve me dronë amerikan, dhe një veprim të tillë e konsideroi si një shkelje të sovranitetit të Pakistanit. Presidenti Barak Obama tha muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara do të zvogëlojnë sulmet me dronë, dhe do ti përdorin vetëm kur ka një kërcënim "të vazhdueshëm dhe të pashmangshëm". Sulmi i së premtes ishte në një kompleks pranë kufirit afgan në rajonin e Veziristanit, 45 km në perëndim të Miranshah. Të paktën dy raketa u qëlluan nga avioni pa pilot dhe numri i të vdekurve mund të rritet, thanë burimet.[justify]