Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
96 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 96 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_lcap96%Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_lcap0%Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_lcap0%Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_lcap0%Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_lcap1%Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_lcap2%Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Zudi Fejzuli
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 633
Data e regjistrimit : 17/05/2010
Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy

Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin Empty
MesazhTitulli: Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin   Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeFri 21 May 2010 - 22:18

Ahmed R. Ramadani
Një ditë maji me shi pranveror, u nisa drejt Xhamisë së Larme (apo të Pashës, ashtu siç njihet nga populli) në Tetovë kjo xhami mjaft e bukur. Kësaj here s’do mend se i tëri isha përplot me emocione, mall dhe nostalgji, gjithë këto ndjesi të përziera përnjëherësh…
Ndjeja mall ngase në kujtesën time menjëherë m’u shfaq fëmijëria ime dhe ditët e kaluara pranë mektebit të kësaj xhamie… Nostalgji për ato ditë të këndshme që kurrë më nuk kthehen, dhe emocione, ngase kësaj here shkoja tek hoxha im i nderuar dhe i çmuar Mulla Mahmud ef. Asllani, ky pishtar i dijes dhe ekspert i nxjerrjes së hafizëve, jo thjesht vetëm për vizitë, por për të bërë një reportazh mbi punën kolosale të këtij hoxhe të nderuar e bujar.
Ashtu i tëri i mbërthyer me emocione u ngjita shkallëve të mektebit të Xhamisë së Pashës, i cili ndodhet në katin e dytë të kësaj xhamie. Posa hapa derën, veshi më zuri plot zëra të cilët gumëzhinin sikur bletët në zgjua, zëra këta të nxënësve të cilët nga gojët e tyre të njoma recitonin vargje të Kur’anit Fisnik dhe përpiqeshin sa më shumë t’i shqiptojnë ashtu siç duhet.
Posa hyra, hoxha më buzëqeshi ëmbël, me atë buzëqeshjen e tij karakteristike… Pasi iu afrova e përshëndeta (i dhashë selam) dhe ai ma ktheu po me buzëqeshje. Më pas, llafosëm një çikëz, dhe unë avash-avash dola pikërisht aty, për çka edhe kisha vajtur, pra për të bërë një reportazh mbi të, punën dhe veprimtarinë e tij.
Nga përvoja e dija se hoxha i çmuar, është njeri tejet modest dhe aspak nuk pëlqen që të ekspozohet para gazetave apo mediumeve, thjesht ai e ka zakon të shprehet “Këtë që e bëj, e bëj vetëm për hir të Allahut. Ndaj, mjafton vetëm Allahu ta dijë. Nuk ka nevojë të më jepet publicitet”.
Mirëpo, pasi pak insistova dhe duke llafosur, ashtu spontanisht rodhi edhe biseda jonë, e cila ishte sa e këndshme aq edhe e shkurtër, thjesht koha ikte fluturimthi, akrepat e orës thuja se lëviznin më shpejtë se herave tjera… Në ndërkohë, gjersa ne të dy bisedonim, ai njëherit vazhdonte që çunave t’ua dëgjoj mësimin (dersin - ashtu siç shprehet vetë hoxha i çmuar).
Në fillim e luta për një biografi të tijën, i cili nuk ngurroi dhe ma tregoi në pika të shkurtëra:
BIOGRAFIA E MULLA MAHMUD EF. ASLLANIT:
Mulla Mahmud efendi Asllani është lindur më 15.03.1932 në fshatin Çiflik të Dervenit të Poshtëm, Tetovë. Aty qysh si fëmijë, i mori mësimet e para fillestare në mektebin e fshatit, te Mulla Beqiri.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fshehurazi ka vijuar mësimet në fshatin Merovë te Mulla Tahiri, ku për çdo ditë, tri vite rresht, dimër e verë ka udhëtuar nga katër orë në ditë. Aty ka patur rastin që të njoftohet me elementet e para të sarfit e të nahvit (të gramatikës dhe të sintaksës).
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, aty diku nga viti 1954, është caktuar imam në Novo Sellë të Dervenit të Poshtëm, ku shërbeu 9 vjet. Në ndërkohë, intenzivisht i është rrekur punës, dhe ka arritur të marrë provimin për imam, sepse asokohe ky kualifikim ishte i domosdoshëm për ata që shërbenin si imamë.
Në këtë kohë legalizohet edhe mësim-besimi. Me rastin e dhënies së provimit për imam, anëtar komisioni ka qenë edhe Haxhi Bedriu, kryetari i atëhershëm i Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Në këtë provim, përveç lëndëve fetare janë përfshirë edhe lëndët shkencore, ku me sukses i ka mbrojtur, dhe ka marrë diplomë përkatëse.
PUNA DHE AKTIVITET E TIJ:
Sa i përket aktiviteteve të tija fetare (da’vetit), ato aspak nuk i kanë munguar. Këtë ai e bënte duke i mbledhur më të rriturit nëpër çajtore, nëpër shtëpi (sera), zijarete e herë duke organizuar edhe ekskurzione.
Ajo që vlen të përmendet dhe nuk duhet të harrohet, është kursi i leximit të Kur’anit që e mbante në Xhaminë e Pashës, për çdo ditë, gjysëm ore para namazit të akshamit, ku çdo kush kishte mundësi të dëgjojë apo të merr pjesë aktive. Poashtu edhe pas namazit të sabahut, edhe sot e kësaj dite, akoma vazhdon të mbajë kurs për leximin e Kur’anit për të gjitha grup moshat.
Vlen të përmendim se realizimi i këtij programi ka hasur në vështirësi dhe pengesa, të cilave mualimi në fjalë u ka bërë ballë me dinjitet, derisa ato u bënë realitet i përditshëm, që pastaj askush më nuk kishte forcë t’i pengojë. Ai, gjithashtu edhe gjatë muajit të Ramazanit ka pasur angazhime të veçanta.
Mulla Mahmudi tani i mbush afër 40 vjet punë si mualim në Xhaminë e Pashës (Larme), ku gjendet edhe sot e kësaj dite.
Mulla Mahmud ef. Asllani aktualisht është mualimi më i njohur dhe më aktiv në mbarë trojet etnike shqiptare dhe më gjerë. Me punën e tij vetëmohuese ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në mësimin e Kur’anit fëmijëve. Është shembull markant i një pishtari të dijes, dersin e të cilit e morën qindra e qindra fëmijë, jo vetëm nga qyteti, por edhe nga fshatrat e afërta, dhe nga jashtë territorit të Maqedonisë.
Meritë e tij e veçantë është ajo që Mulla Mahmud ef. Asllani deri sot nxorri mbi 130 hafizë. Këtë mision të shenjtë e ushtroi edhe gjatë viteve 60, atëherë kur feja dhe mësim-besimi ishte i ndaluar nga pushteti ortodoks sllavo-komunist, por edhe pas viteve të 80-ta, kur mësim-besimi me urdhër “nga lartë” ushtrohej vetëm gjatë të shtunave e të dielave. Ai këtë detyrë vazhdon ta ushtron edhe sot e kësaj dite me mjaft sukses.
Numri momental i hafizëve që kanë dalë nga mualimi dhe muhafizi i shquar Mulla Mahmudi është, ashtu siç theksuam edhe më sipër mbi 130 hafizë.
Vlen të përmendim se mosha e hafizëve është nga më e ndryshmja:
Fjala bie, hafizi më i ri për nga mosha që ka mbaruar hifzin i ka pasur vetëm 7 vjet, akoma pa hyrë në klasë të parë të shkollës fillore. Kuptohet që ka edhe nxënës të moshave të ndryshme, por më të shumtë janë ato të moshës 9, 10, 11, 12 vjeçare e më tej, dhe të të dy gjinive, si djem ashtu edhe vajza.
Shumica e tyre, pas përfundimit të hifzit, regjistrohen në Medresenë e Isa Beut, por ka edhe prej atyre që regjistrohen në Kosovë, Bosnjë, Turqi, Siri, Jordani, Egjipt, Arabinë Saudite, etj.
Një numër bukur i madh i tyre kanë diplomuar në universitetet e ndryshme islame, ka prej atyre që edhe kanë magjistruar, ndërsa njëri edhe ka doktoruar. Gjithashtu vlen të përmendim se një numër bukur i madh i tyre, aktualisht ushtrojnë detyra fetare dhe të ndryshme në Tetovë, në fshatrat e Tetovës dhe jashtë territorit të Maqedonisë, në Kosovë, Bosnjë, Turqi etj.
Por si duket në të vërtetë një ditë pune e hoxhës së nderuar Mulla Mahmud ef. Asllanit:
Ai del nga shtëpia e vet që në kohën e namazit të sabahut dhe kthehet në shtëpi pas namazit të jacisë. Gjithë ditën qëndron në xhami, përkatësisht mekteb, dhe asnjë ditë nuk ka pushim, përveç 2 ditëve të Fitër Bajramit (Bajramit të Ramazanit) dhe 3 ditëve të Kurban Bajramit. Ai përkundër moshës që ka, aspak nuk ngurron që gjithnjë të jetë në shërbim të Islamit, përkatësisht në mësimin e fëmijëve me dijet nga Kur’ani Fisnik dhe veçanërisht mësimin e hifzit. Përveç kësaj, ai për çdo vit kryen me nxënësit e tij edhe nga një hatme.
Hoxha në fjalë është i shkathtë për të nxjerrë hafizë të Kur’anit në shek. XX, ngase tërë jetën ia ka përkushtuar këtij qëllimi të lartë e sublim. Ai është tamam një pedagog i vërtetë dhe psikolog i lindur… dhe ta them të vërtetën s’di a ka ndonjë tjetër në botën arabe apo atë islame dhe më gjerë, që ia ka tejkaluar në këtë çështje.
Me plot të drejtë mund të themi, fare pa e tepruar se hoxha i nderuar është vetë shkollë (medrese) e nxjerrjes së hafizëve. Zoti na bëftë sikur ai!
METODA SE SI KRYHET HIFZI DHE PROMOVIMI I HAFIZËVE:
Sipas të dhënave që munda të ofroj nga biseda që zhvillova me hoxhën e çmuar, në vijim jam munduar që së paku ta sqaroj ecurinë e proçesit të mësimit të hifzit:
Nxënësi (talebja-siç e quan hoxha) kur vendos t’ia nisë hifzit, e ndjek këtë metodë mësimi: Së pari e mëson faqen e 20 të xhuzit të parë, pastaj ç’do faqe të 20 të ç’do xhuzi, pastaj faqen 19 (kuptohet duke e përsëritur edhe faqen e 20, pra atë që e ka nxënë përmendësh më herët), pastaj 18, 17, 16, 15 e kështu me rradhë, gjersa arrinë me sukses ta përfundojë hifzin.
Nxënësi pasi e përfundon hifzin, ai edhe njëherë, kuptohet, për një periudhë kohore fare të shkurtër, e përsërit tërë Kur’anin përmendësh, me qëllim që të jetë sa më mirë i pëgatitur, dhe pas kësaj, Mulla Mahmud ef. Asllani, lajmëron organet kompetente të Myftinisë, dhe e cakton terminin pranë organeve të Myftinisë së Tetovës, për kandidatin që e ka përgatitur hifzin, që kandidati edhe zyrtarisht ta mbrojë titullin hafiz i Kur’anit Fisnik. Kandidatët, zakonisht hifzin e kryejnë për një periudhë dy vjeçare, por ka edhe nga ata që e përfundojnë hifzin edhe për një kohë më të shkurtër.
Myftinia e Tetovës cakton datën dhe komisionin tre antarësh, për mbajtjen e provimit të kandidatit të ri, i cili provim vazhdon tri ditë me rradhë, nga dy orë, ku kandidatit i parashtrohen mbi një mijë pyetje, dhe në fund nga komisioni tre antarësh, bëhet vlerësimi dhe suksesi i kandidatit. Kandidatit të ri, në bazë të suksesit të arritur, komisioni i jep titullin “Hafiz i Kur’ani Kerimit”, dhe hafizi në fjalë pajiset me një Diplomë të lëshuar nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.
Në të shkruhet emri, mbiemri, viti i lindjes, viti i fillimit dhe viti i mbarimit të hifzit, emri i muhafizit (pra ai i Mulla Mahmud ef. Asllanit) dhe emrat e anëtarëve të komisionit, dhe në fund vula dhe nënshkrimi i Reisul-Ulemasë së Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.
Kjo në pika të shkurtëra, ishte biografia e përpjekjeve në rrugë të Allahut e këtij pishtari, që me të vërtetë meriton çdo lëvdatë dhe respekt, por që fjalët janë të pakta dhe kurrë nuk mund ta përshkruajnë punën kolosale, që ai ka bërë dhe që akoma edhe sot e kësaj dite vazhdon ta bëjë, për nxënien e Kur’anit përmendësh, gjegjësisht kultivimin e institucionit të hifzit, për të cilën gjë, sot për fat të keq shumë pak ka prej atyre që punojnë në këtë rrugë.
U ndava me hoxhën e nderuar Mulla Mahmud ef. Asllani, duke i uruar shëndet, lumturi, mbarësi, jetë të gjatë dhe mbi të gjitha suksese në misionin e tij fisnik e sublim, nxjerrjen e sa më shumë hafizëve të tjerë.
Kur dola nga xhamia, shiu akoma vazhdonte të binte prajshëm. I tëri isha i pushtuar nga nuri rrezatues i fjalëve të ngrohta e të sinqerta të hoxhës tim të çmuar Mulla Mahmud ef. Asllanit, që vazhdonin të më shoqëronin gjatë gjithë kohës…
Të nderuar lexues!
Mendoj se deri diku u përpoqa t’i hedh në letër përshtypjet që pata nga takimi me hoxhën e nderuar, dhe ato t’i ndajë edhe me Ju, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm se fjalët gjithnjë janë të pakta dhe kurrën e kurrës nuk mund t’i shprehin ato ndjesi dhe punën kolosale të Mulla Mahmud ef. Asllanit.
Megjithatë uroj që së paku një fllad shpirtëror sado-kudo të përcjell deri tek Ju, ashtu edhe siç thashë pa pretenduar se i kam shprehur të gjitha, përkundrazi…
Për fund s’më mbetet gjë të shtoj, pos ta lus Allahun e Madhërishëm që këtij pishtari të rrallë t’i jep jetë të gjatë, ndërsa në Ahiret ta shpërblejë me Xhennetin Firdeus dhe në shoqëri me Pejgamberin s.a.v.s. Amin!
[img][/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin Empty
MesazhTitulli: Re: Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin   Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin I_icon_minitimeSat 22 May 2010 - 1:07

Allahu të shpëbelft vlla për këtëpostim, një her mendova se kjo është ndodhia jote kur ke shkuar të msosh për hafiz po pastaj e kuptova se ishte intervist e gazetarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Një ditë me mualimin e njohur nga Tetova, Mulla Mahmud ef. Asllanin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mulla Osmani e Mulla Idrizi Shprehen: Myftiu ekstremist
» Mulla Jakup Hasipi flet per "Selefijt" e sodit, dhe Ebu Hanifen
» Ate dite..! Ate dite,,,,videoprojekt shum i bukur punuar nga satfi i Forumit.
» Mulla Jakup Hasipi flet per "Selefijt" e sodit, dhe tregon nje ngjarje shume interesante per Ebu Hanifen!
» Mahmud Abas me dekret shpall shtetin e Palestinës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tregime islame-
Kërce tek: