![FOTO: Protesta masive në Kaj (u130u)protestat%20egjipt](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u130u)protestat%20egjipt.JPG)
Dhjetëra mijëra përkrahës të presidentin egjiptian Muhamed Mursi u mblodhën në Kajro për të kërkuar rivendosjen e Muhamed Mursi, i cili qe rrëzuar dhunshëm nga ushtria.
Dy formacionet e avionëve luftarakë vërshuan qiellin kur namazi i xhumasë përfundoi. Katër helikopterë të ushtrisë kishin rrethuar hapësirën e protestave, ndërsa ata po fluturonin shumë poshtë.
Vëllazëria Myslimane ka bërë thirrje për demonstrata në të gjithë vendin, duke akuzuar kreun e forcave të armatosura Abdel-Fatah al-Sisi, se ka organizuar një grusht shteti kundër presidentit të parë të zgjedhur me vota të lira në Egjipt.
Një banderolë e madhe shfaqte një foto të Mursit ku shkruante "Së bashku për të mbështetur legjitimitetin"
Mbështetësit e presidentit thanë se ata kishin ardhur nga i gjithë vendi për t'u bashkuar me mitingjet e së premtes, duke nënvizuar rrënjët e thella të Vëllazërisë Myslimane në vend.
Udhëheqësit myslimanë thonë se nuk do të përdorin dhunën në fushatën e tyre për të rivendosur Mursin, por këmbëngulin se nuk do të tërhiqen.
![FOTO: Protesta masive në Kaj Adawiya](https://2img.net/h/media.worldbulletin.net/250x190/2013/07/19/adawiya.jpg)
![FOTO: Protesta masive në Kaj Egypt-adawiya](https://2img.net/h/media.worldbulletin.net/250x190/2013/07/19/egypt-adawiya.jpg)
![FOTO: Protesta masive në Kaj Nahda-giza-egypt](https://2img.net/h/media.worldbulletin.net/250x190/2013/07/19/nahda-giza-egypt.jpg)