Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Çfarë e prish agjërimin? Sat 20 Jul 2013 - 19:59 | |
| Ajo që e prish agjërimin, sipas argumenteve, konsiderohet kur ushqimi futet në brendësi të trupit në stomak dhe jo nga një pjesë tjetër e tij. Më rrjeshtat e mëposhtëm do të shikojmë ilaçet dhe injeksoinet më të përdorura dhe do të njihemi me gjykimin e tyre në islam, në lidhje me agjërimin. 1. Avulli i astmës, nuk e prish agjërimin në mendimin më të saktë. 2. Kokrrat që vihen poshtë gjuhës për të mjekuar krizat e zemrës, thithen në mënyrë direkte dhe nuk e prishin agjërimin. 3. Thënia më e saktë është se vetëm lënda ushqyese që futet në brendësi të trupit e prish agjërimin, kurse ajo që nuk është ushqyese nuk e prish. 4. Mendimi më i drejtë është se vëzhgimi që bëhet me aparat në stomak (sondë) nuk e prish agjërimin. 5. Pikat që lëshohen në hundë, nuk e prishin agjërimin. 6. Oksigjeni që merret përmes aparateve, nuk e prish agjërimin. 7. Avulli që merret me gojë, nuk e prish agjërimin. 8. Nëse narkoza përdoret për të gjithë trupin, ku i sëmuri humb vetëdijen, agjërimi prishet, por nëse narkoza është vetëm për një pjesë të trupit, pra mpirje e pjesshme, atëherë agjërimi është i vlefshëm. 9. Pikat që lëshohen në vesh nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrijnë në brendësi të trupit. 10. Gjithashtu pikat që lëshohen në sy nuk e prishin agjërimin, sipas mendimit më të saktë të shumicës së dijetarëve. 11. Injeksioni që bëhet nën lëkurë, në muskul ose në damar nuk e prish agjërimin, kur nuk është ushqyes, sipas mendimit më të saktë të pjesës dërrmuese të dijetarëve. 12. Injeksioni që bëhet në damar dhe është ushqyes (siç është serumi) e prish agjërimin. 13. Vajrat, kremrat dhe ngjitëset që përdoren për mjekim, nuk e prishin agjërimin. 14. Vëzhguesi (laparaskopi) i barkut nuk e prish agjërimin. 15. Pastruesi veshkave, zakonisht shoqërohet me lëndë ushqyese dhe sheqerna, prandaj e prish agjërimin. 16. Pastrimi i vaginës, vëzhgimi me aparte, e të tjera si këto nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrin në stomak dhe nuk ndonjë shkak që ta bëjë të pavleshëm atë. 17. Injeksioni në rrugë anale nëse përmabn lëndë ushqyese apo ujë të cilat i thith stomaku, e prish agjërimin, sepse fuqizon trupin. 18. Supostet që jepen në rrugë anale nuk e prishin agjërimin. 19. Vëzhgimi i rrugëve anale me aparate nuk e prish agjërimin. 20. Vëzhgimi i fshikëzës, futja e ndonjë ilaçi brenda saj ose një lëndë që ndihmon në qartësimin e rrezeve, nuk e prish agjërimin. 21. Dhurimi i gjakut, në mendimin më të saktë të dijetarëve nuk e prish agjërimin. 22. Dhënia e gjakut për ananliza nuk e prish agjërimin.
D.Ahmed Muhamed Halil, profesor në Univeristetin e Kasimit, Arabi Saudite. Përshtati: Irfan Tota/fri/ | |
|