![Maketa e xhamisë dhe shtëpisë së Pejgamberit a.s. në Medine 200-150_1375707572](https://2img.net/h/islamgjakova.net/uploads/200-150_1375707572.jpg)
Shumë vizitorë të Medines kanë mundësi ta shohin maketën e shtëpisë (Hane-i Saadet) dhe Xhamisë së të Dërguarit (Mexhid al-nabawi) të ndërtuar menjëherë pas kalimit të Pejgamberit a.s. nga Meka në Medine
Mijëra besimtarë e vizitojnë Medinen në kuadër të umres, vizitë jashtë kohës së caktuar për
![Crying or Very sad](/users/1711/56/94/24/smiles/843542.png)
. Vëmendjen e tyre kryesisht e tërheqin dimensionet e vogla të shtëpisë ku Pejgamberi, Muhamedi a.s., ka jetuar me gruan e tij Aishen. Shtëpia dhe xhamia ishin ndërtuar fillimisht në mënyrë primitive, ku është përdorur balta dhe degët e hurmes. Sipas disa rrëfimeve të Aishes r.a., në disa momente kur njëri është shtrirë për të pushuar, tjetri nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në shtëpi për ta falur namazin.
Shtëpia e Pejgamberit a.s., ishte ndërtuar pranë murit të xhamisë, e cila kishte një hyrje të drejtpërdrejtë në xhami, dhe ishte vendi ku aktualisht gjendet varri i Pejgamberit a.s., (Revda-i Mutahhareh). Përndryshe, Pejgamberi a.s., u varros në dhomën e gruas së tij Aieshes r.a.
Maketa e xhamisë së Pejgamberit a.s., është ndërtuar në pamjen e saj origjinale, me vetëm katër mure dhe shtëpinë e të Dërguarit a.s.
![Maketa e xhamisë dhe shtëpisë së Pejgamberit a.s. në Medine 1_1375707591](https://2img.net/h/www.islamgjakova.net/uploads/1_1375707591.jpg)
![Maketa e xhamisë dhe shtëpisë së Pejgamberit a.s. në Medine 2_1375707605](https://2img.net/h/www.islamgjakova.net/uploads/2_1375707605.jpg)