![[Lajmet Ditore] Egjipt, tre të vrarë në protestat e sotme (u186u)aa_picture_20130927_697029_web-jpg20131004140758%20(1)](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u186u)aa_picture_20130927_697029_web-jpg20131004140758%20(1).jpg)
Të paktën tre persona u vranë nga forcat e sigurisë, kur ata gjuajtën me armë zjarri në drejtim të mbështetësve të presidentit Muhamed Mursi. Të gjitha viktimat u shënuan në Kajro , njoftuan burimet mjekësore. Ndërkohë, ende nuk bëhet e ditur për numrin e viktimave apo të plagosurve në qytetet e tjera të vendit.
Ahmed el-Ensari, nënkryetari i shërbimit të ambulancës , tha se tre persona janë vrarë nga të shtënat policore në rrethin Manyal të Kairos.
Katërmbëdhjetë të tjerë u plagosën në gjithë vendin , duke përfshirë tetë në kryeqytetin Kajro dhe dy në Giza. /mesazhi/