islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty96%[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty0%[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty0%[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty0%[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty1%[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty2%[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikull] Lehtësimi i shpëtimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit Empty
05102013
Mesazh[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit

[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit (u186u)Story4Ndër gjërat që më kanë mbetur në mendje dhe në zemër, është pyetja e Aishes, që i drejtoi profetit Muhamed a.s, duke i thënë:”O i dërguar i Zotit! Ibnu Xhed’an, ka jetuar në periudhën para islamit. Ai njihej për lidhjet e forta me farefisin dhe bujarinë me të vobektët. A thua do i bëjë dobi diçka e tillë?” Profeti a.s iu përgjigj:”Jo, nuk i bën dobi. Ai kurrë nuk ka thënë, qoftë dhe një herë:”Zot mi fal të metat Ditën e Gjyqit të Madh!” (Muslim)
Sikur Ibnu Xhed’an, të kishte thënë ndonjë ditë: O Zot mi fal të metat, ditën e Gjyqit të Madh, kontributi i tij do të merrej parasysh dhe do i bënte dobi.
Këtë, ma përforcoi dhe hadithi, ku një beduin shkon tek profeti Muhamed a.s dhe i thotë:”O i dërguar i Zotit! Cilat janë detyrimet e mia karshi Zotit?” Profeti a.s i tregoi shtyllat e islamit dhe beduini i tha:”Pasha Zotin që të ka nderuar me këtë gradë të lartë, nuk do të bëj asnjë vepër tjetër vullnetarisht përveç obligimeve, ashtu siç nuk do ti cenoj fare obligimet karshi Zotit.” Profeti a.s u tha të pranishmëve:”Ka shpëtuar nëse i përmbahet kësaj” ose “Ka fituar xhenetin nëse është i sinqertë në atë që thotë”.
I dërguari i Zotit a.s, e ruante nderin dhe dinjitetin e disa myslimanëve, duke thënë:”A nuk dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut?” Siç ndodhi në historinë e Utban ibnu Malik, kur disa burra e akuzuan për mynafik, madje i kërkuan Profetit a.s që ta mallkojë dhe ta dënojë Zoti. Profeti a.s u tha:”A nuk dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij?”
Ata u përgjigjën:”Po, por këtë e thotë thjesht me gjuhë, jo me zemër.”
Profeti a.s u tha:”Kushdo që dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij, nuk mund të dënohet me zjarr.”
Shpreh keqardhje kur dëgjoj dhe shoh disa ftues të cilët e fortifikojnë me mure të lartë mundësinë e shpëtimit dhe xhenetin e Zotit. Ata ua mbyllin njerëzve të gjitha portat e shpëtimit në ditën e Gjyqit të Madh, teksa i shohin njerëzit të zhytur në qejfe dhe larg Zotit.
Jam i ndërgjegjshëm që shekujt e lavdishëm – shoqëruar nga pjekuria sublime në disa shoqëri, shkollat sjellore, trashëgimia e pasur dhe afërsia kohore me kohën profetike – i ka bërë disa ithtarë të saj të jenë të rreptë me veten e tyre dhe disiplinues për ithtarët e vet, por mos harrojmë se ftesa është një çështje humane dhe njerëzore. Ajo e merr njeriun e përgjegjshëm aty ku është, për ta ngjitur në mënyrë të përshkallëzuar në udhën e përsosmërisë.
Ftesa dhe parimet e saj, marrin parasysh edhe ambientin dhe nivelin e njerëzve të një kohe dhe vendi. Profeti a.s, kur dërgoi Muadh ibnu Xhebel për në Jemen, i tha:”Ti po shkon tek një popull ithtarë të Librit. Prandaj, gjëja e parë për të cilën do u flasësh le të jetë njohja e Zotit. Nëse e njohin Zotin, tregoju se Zoti i ka obliguar me pesë namaze në ditë. Nëse e pranojnë dhe falen, tregoju se Zoti i ka obliguar që të nxjerrin zekatin e pasurive të tyre, i cili do u jepet fukarenjve. Nëse binden, merrua zekatin por jo pasuritë më të mira.” (Buhari dhe Muslim)
Këtu, gjejmë thellimin e konceptit për të marrë në konsideratë natyrën e njerëzve të cilëve u drejtohesh, kushtet e tyre fetare, por edhe ekonomike ku bëhet fjalë për zekatin. Ashtu siç vihet re qartësisht koncepti i përshkallëzimit, edhe kur bëhet fjalë për shtyllat e islamit.
Me zgjerimin e rrethit të ithtarëve të islamit, diversitetit të bindjeve, pamundësisë për ti përfshirë të gjithë në projekte sjellore dhe edukative të dendura, shtoji hapjen dhe ndikimin e mediave dhe kulturave të ndryshme, shfaqet ngutshëm nevoja për ftues të cilët u qëndrojnë njerëzve pranë, stimulojnë iniciativat e mira të tyre sado të vogla qofshin, u hapin portat e të mirës dhe marrin parasysh vullnetin e lëkundur dhe joshjet e shumta.
Nga Omer ibnu Abdul Azizi, transmetohet të ketë thënë:”Sipas ligësive të reja që shpikin njerëzit, sanksionohen kode penale.”
Këtë rregull, juristët myslimanë dhe usulistët e pranuan dhe e vunë në zbatim, duke e konsideruar si një kryevepër në çështjet juridike.
Por, kur erdhi imami muxhtehid, Ebu Seid ibnu Lub Gurnatij, shejhu i imam Shatibiut, e modifikoi këtë si thënie dhe na e ofroi në një formë tjetër, më optimiste:”Sipas vaktësisë së njerëzve, sanksionohen stimuj që i motivojnë për punë të mira.”
Personi me vendosmëri të dobët, kur sheh që para tij qëndron një mal i thepisur, i lartë, me plot rreziqe, ku mund të rrëshqasin këmbët dhe të thyesh qafën, ku mund të humbasë rrugën edhe më profesionisti, ai hutohet dhe e humbet toruan, duke shpallur se është i paaftë ti niset një aventure të tillë të rrezikshme dhe heq dorë nga gara.
Por, nëse po ky njeri ka fatin që ti gjendet pranë një njeri i zgjuar dhe i mençur, i cili ia forcon pikat e forta, e josh të hedhë hapin e parë, e siguron se pjesa tjetër e ngjitjes do të jetë më e lehtë, se shumë njerëz të tjerë i janë ngjitur atij mali me sukses edhe pse mendonin e besonin se ishin të paaftë, se mirësitë e Zotit i jepen atyre që guxojnë prandaj s’ka asnjë arsye përse të hezitohet... të gjitha gjasat janë që ai të përvishet dhe ti ngjitet malit.
E pasi të jetë nisur, ai do të përballet me vështirësitë në mënyrë të përshkallëzuar, pasi ato nuk vijnë të gjitha njëherazi. Pas çdo vështirësie ka një lehtësim, pas çdo problemi ka një zgjidhje. Në një hadith, Profeti a.s thotë:”Mbështetja hyjnore zbret sipas nevojës.” (Hakim)
Njeriu vazhdon ngjitjen, derisa ta shohë veten se ka përshkruar goxha distancë, ka përfituar përvojë të këndshme, herë pas here ndjen puhiza flladi, ka ndërtuar miqësi dhe shoqëri të reja, është thelluar në rrugën e mirësisë e cila e frenon nga shthurja dhe e fton drejt lartësimit. Ndoshta, ka qenë pikërisht kjo ajo që synonte Profeti a.s me fjalët:”Në zemrën e çdo besimtari gjendet një këshillues.”
Uroj që ftuesit tanë të ndjekin këtë linjë, t’ua lehtësojnë njerëzve ndjekjen e udhës së drejtë, të stimulojnë vendosmërinë e tyre për t’iu përveshur asaj, jo ti largojnë duke u treguar gjembat që gjenden në këtë rrugë, pengesat, vështirësitë dhe sfidat, sikur u thonë:”Kush nuk ka vullnet të çeliktë dhe vendosmëri të palëkundur, s’ka përse e vë këmbën në këtë rrugë.”
Të parët tanë, mes tyre dhe imam Shafiu, thoshin:”Shkoni drejt Zotit qoftë dhe duke çaluar, apo me këmbë të thyera. Pritja e shëndetit të plotë është kotësi.”
Vetë Zoti pohon se:” Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!” (Kamer, 17)
Sakaq, porosia profetike për dy ftuesit, Muadh ibnu Xhebel dhe Ebu Musa Esh’arij, të cilët do të shkonin në Jemen, ishte:”Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos frikësoni, bashkëpunoni dhe mos u konfliktoni!” (Buhari dhe Muslim)
Në këtë porosi, shohim që Profeti a.s i urdhëronte që t’ua lehtësojnë fenë dhe shpëtimin njerëzve, duke i ndaluar nga vështirësimi; i urdhëronte ti përgëzojnë njerëzit dhe jo tu kallin datën.
Veçse duhet pasur parasysh lloji i personave që përfitojnë nga ligjërimi fetar, pasi disa prej tyre mund të kenë përshkruar një distancë të gjatë në këtë fushë, janë stabilizuar dhe tashmë u lipset një horizont i ri për të ecur me vullnet dhe dëshirë.
Ndërkohë që masat dhe publiku i gjerë, të cilëve u flitet nëpërmjet mediave globale si kanalet satelitore dhe interneti, ka nevojë për kujdes, maturi dhe hapësira tolerance të cilat njerëzit i mirëpresin.
Asnjë ftuesi finok nuk do i mungojë ligjërimi i nivelit të lartë dhe gjithë risi, me të cilët u drejtohet shtresave të ndryshme, pa krijuar dualizëm dhe prishje ekuilibrash.
Prej ftuesit pritet që t’ia hapë portat publikut, ti motivojë për punë të mira sado të pakta qofshin, ti nxisë të largohen nga dyert e ligësisë, tu kultivojë njerëzve besnikërinë ndaj fesë dhe besimit të tyre dhe ti nxisë për të forcuar lidhjet me Zotin, me gjithë neglizhencën e manifestuar prej tyre. Çdo kohë ka mënyrat dhe metodat e saj, të frymëzuazra nga gjithëpërfshirja e sheriatit islam, të cilat përkojnë me ndryshimet dhe zhvillimet e kohës.
Aspekti i mëshirës, dhembshurisë, dashurisë, zemërbutësisë dhe shpërblimit, duhet të dominojë mbi çdo aspekt tjetër, pasi kjo është një nga bazat e sheriatit islam, me konsensusin e të gjithë ulemave. Dashuria është para urrejtjes dhe shpresa para zhgënjimit. Kjo, në kohë krizash dhe indiferentizmi ndaj fesë, është më e kërkuar se në çdo kohë tjetër.
Ftesa nuk është pronë e askujt dhe askush nuk ka përse ti privojë të tjerët nga kjo mirësi, me pretekstin që të mos bëhet një kullotë për të gjithë. Po, ftesa është kullotë për të gjithë robërit e Zotit, është rizk shpirtëror dhe shkencor prej Zotit, mëshira e të cilit përfshin gjithçka. Atëherë, përse u dashka ti mbyll portat e saj, të hetoj imtësisht identitetin e frekuentuesve të saj dhe të tregohem i rreptë me këdo që dëshiron të hyjë? A nuk është mëshira e Zotit gjithëpërfshirëse?
A është e logjikshme që disa të rinj, ta kategorizojnë veten tek grupi i shpëtuar, ndërkohë që gjithë të tjerët janë të humbur?
Do të ishte më mirë për ta që të kenë mendim të mirë për të tjerët, ndërkohë që veten e tyre ta shohin me sy kritik. O Zot na fal neve dhe ata dhe na drejto në rrugën e mbarë!
 
Përktheu: Elmaz Fida
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit :: Komentet

No Comment.
 

[Artikull] Lehtësimi i shpëtimit

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
» Pas vështirësive, vjen lehtësimi
» Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi
» "Anija e shpëtimit" për njerëzimin
» [Temë islame] 3 lumenjtë e shpëtimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: