islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty96%[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty0%[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty0%[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty0%[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty1%[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty2%[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  Empty
17102013
Mesazh[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja

[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja  (u59u)e%20pazakonta
Natyra njerëzore anon nga gjithçka që bëhet kollaj, duke iu shmangur vështirësive dhe pengesave, pasi nuk e pëlqen lodhjen, rrezikun dhe mundin.

Nga:  Selman Aude
Guri, nuk e mëson dot ngjitjen, edhe sikur ta hedhësh sipër një mijë herë, ashtu siç flakët e zjarrin nuk e mësojnë dot zbritjen, sado të orvatesh ti kthesh poshtë.
Prandaj dhe Aristoteli, e sheh zakonin si një natyrë të dytë, e cila është e fituar.
Zakoni ta lehtëson të bësh punë të ndryshme, madje dhe në mënyrë perfekte. Ai që shkruan mbi tastierën e kompjuterin, edhe flet, edhe mendon, qesh, pi etj... sepse veprimi i shkrimit nuk kërkon vëmendje.
Një i ri mund të jetë duke ndjekur televizorin, ndërkohë që poston diçka në tuitter dhe flet me një mik.
Guxo të familjarizohesh me qëndrimet e reja dhe fitimin e zakoneve të tanishme krahas atyre të shkuara. Basketbollisti mund të mësojë të luajë edhe volejboll, gjë e cila do i falë më shumë shkathtësi fizike.
Metodologjia që ndjekin studiuesit, u kursen shumë mund dhe kohë në zhvillimin e aftësive dhe progresin në kërkimet e tyre shkencore, e për rrjedhojë dhe në rezultatet e tyre.
Njeriu, në sferën psikologjike dhe sociale, mund të mësohet të ushtrojë sjellje pozitive, si vetëpërmbajtja, frenimi i inatit, solidariteti, dëshira për të bërë mirë dhe bujaria. Disa mendojnë se të gjitha vlerat, janë zakone morale. Prandaj dhe në një hadith profetik thuhet se:”E mira është zakon, ndërkohë që e keqja është çështje inati.” (Ibnu Maxhe)
Zakoni është një mekanizëm për ruajtjen e trashëgimisë dhe vlerave sociale, ai ruan të shkuarën dhe përgatit kushtet për të ardhmen, mbron njerëzit nga ndryshimet surprizuese, i garanton njeriut aftësinë për të mësuar shpejt dhe për tu mësuar me kontrollin e ideve dhe ndjekjen e ritmit të zhvillimeve. Kështu, veprat e mëparshme bëhen në mënyrë automatike dhe spontane, pa pasur nevojë për mund dhe vëmendje, ndërkohë që arsyeja çlirohet për ti kushtuar vëmendje diçkaje më të madhe.
Zakoni të pajis me saktësi, ti shton arritjet, të jep shpejtësi, forcon reflekset e vozitjes së makinës, biçikletës, notit, shkrimit, të folurit, proceseve mendore etj...
Por, nga ana tjetër zakoni e mbyt kreativitetin dhe stimulon rutinën në nivel mendor dhe sjellor. Natyra njerëzore anon nga gjithçka që bëhet kollaj, duke iu shmangur vështirësive dhe pengesave, pasi nuk e pëlqen lodhjen, rrezikun dhe mundin. Diçka e tillë bëhet pengesë në rrugën e kreativitetit, progresit dhe trajtimit të ideve të reja. Prandaj dhe dikush pati thënë:”Prej dijes së ulemave ka dobi në gjysmën e parë të jetës së tyre, sakaq në gjysmën e dytë, e dëmtojnë dijen.”
Ndoshta, ai ka pasur për qëllim faktin se zakoni e mbyt shpirtin kritik, bëhet pengesë para informacionit të ri dhe e bën dijetarin rob të rezultateve për të  cilat është lodhur. Ai nuk shfaq asnjë dëshirë për të përftuar më shumë, apo për të hequr dorë nga ato rezultate për të cilët kushedi sa net pa gjumë ka kaluar.
Koperniku u dogj sepse solli një ide që binte ndesh me zakonin që toka është qendra e universit. Galileo u dënua dhe u kërcënua me vdekje, nëse nuk heq dorë nga ideja e rrotullimit të tokës.
Të vërtetën që deklaroi doktori Hanry, mbi qarkullimin e gjakut të njeriut, mjekët e kanë refuzuar dhe kundërshtuar ashpër për dyzet vite, jo për gjë tjetër, por thjesht për faktin se ishin mësuar me një zakon tjetër. Sigurisht që zbulimet dhe shpikjet e këtyre që lartpërmendëm, erdhën si rezultat i heqjes dorë nga rruga e zakonshme dhe tradicionale në të menduar.
Kurrë Ajnshtajni nuk do e kishte zbuluar teorinë e relativitetit, as Kolombi Amerikën, as Vasko De Gama nuk do e kishte zbuluar Kepin e Shpresës së Mirë... nëse do të kishin menduar vetëm në kufijtë e të  zakonshmes dhe tradicionales.
Zakonet e lashta dhe idetë e vjetra qëndrojnë kundër çdo progresi social dhe konflikti mes brezave, nuk është veçse një manifestim i ndikimit të zakonit.
Zakoni i vret dhe eliminon disa tipare njerëzore si dhembshuria dhe mëshira, gjë të cilën e shohim të shpalosur qartë tek kriminelët profesionistë, të cilët vrasin me gjakftohtësi. Këtë e shohim edhe tek mjekët që merren me autopsinë e kufomave dhe shikimin i gjakut dhe dhimbjeve të pacientit, pa u shkaktuar kjo asnjë emocion. Këtë e shohim edhe tek xhelati, i cili shfaqet si njeri i pashpirt dhe pa ndjenja teksa dëgjon rënkimet dhe vuajtjet e të burgosurve.
Vëzhgimi i herë pas hershëm i dhimbjeve, e ngurtëson zemrën. Familjarizimi me skenat e vrasjeve dhe shkatërrimit në emisionet e lajmeve, e redukton nivelin e reagimit të teleshikuesit. Është pikërisht kjo ajo që vëmë re në aktet e rrezikshme të dhunës në Irak, Siri, Egjipt, Burma dhe shumë vende të tjera.
Familjarizimi ua humbet bukurinë dhe vlerën gjërave në jetë. Kur ti familjarizohesh me gjërat që të rrethojnë, nuk e vë re bukurinë e tyre. Sa aroma, pamje dhe zëra të bukur, nuk i shijojmë si më parë, për shkak se jemi familjarizuar me to?
Familjarizimi e redukton dhimbjen që shkakton vartësia, duke e shndërruar atë në një zakon dhe ves normal.
Prandaj dhe thuhet se: I keqi nuk është i tillë për shkak të fuqisë së pamposhtur të së keqes, por për faktin se është familjarizuar me të keqen.
Thuhet se kush rinohet me diçka, thinjet bashkë me të. Zakoni e vret zemrën.
Njeriu lidhet me mekanizma dinamikë dhe psikologjikë, të cilat e bëjnë të paaftë ta çlirojë veten dhe dhuntitë e tij. Prandaj dhe sociologët e theksojnë këtë aspekt negativ të zakonit, ku Rusoi thotë:”Zakoni më i mirë, është që të mos kesh asnjë zakon.” Kanti thoshte:”Sa më shumë të shtohen zakonet dhe veset e njeriut, aq më shumë i reduktohet liria dhe pavarësia.” Kurse Orgest thoshte:”Zakoni është ngurtësi.”
Një tjetër thoshte:”Ata që dominohen nga zakonet dhe veset, janë vegla me fytyra njerëzish.”
Zakoni duket si një enë e cila ruan si gjërat e mira ashtu dhe ato të prishurat. Prandaj dhe mbetet e vështirë ndryshimi i zakonit të vjetër, edhe pse është vërtetuar me fakte se është i dëmshëm.
Megjithatë, zakoni mbetet një domosdoshmëri e jetës. Sikur të mos ishte zakoni, nervat e njeriut do të ishin të tendosura gjatë gjithë kohës dhe jeta e tij do të shndërrohej në një zinxhir krizash të vogla dhe të pandërprera.
Zakoni dhe vesi mund të shndërrohen në një çark, nga i cili njeriu nuk di si të dalë, si në rastin e vartësisë nga duhani, droga, shikimi i materialeve pornografike, konsumi i alkoolit etj... Ashtu siç mund të shndërrohet në një shkallë që të ngre gjithmonë lart, siç është leximi, dialogu, ndërtimi i marrëdhënieve, kryerja e ritualeve fetare, buzëqeshja, vetëkontrolli etj... Vetë ndryshimi i zakonit mund të shndërrohet në një zakon dhe ves. Njeriu ka aftësi për të nxënë si vogël apo i rritur qoftë. Edhe kur plaket dhe thinjet, ai mbetet i aftë për ti shmangur disa nga pasojat negative të pleqërisë, si refuzimi i çdo gjëje të re kur nuk e ka ushtruar dhe nuk është familjarizuar me të.
Zakoni, ashtu siç është mjete jetese, është edhe mjet vdekjeje, gjithmonë në bazë të përdorimit, ndërgjegjësimit dhe aftësisë tonë për tu familjarizuar.
Zakonet pozitive janë të shumta, por zakonet negative janë më të shumta. Kjo, sepse fitimi i një zakoni dhe vesi pozitiv, kërkon më shumë vëmendje dhe mund, ndërkohë që përftimi i një zakoni negativ ndodh në mënyrë spontane dhe krejt kollaj.
Rreziku i madh qëndron tek despotizmi i zakonit, gjë të cilën Ibnul Kajim e ka emërtuar si “Tagut-djall”.
Në fakt, kur një zakon ulet këmbëkryq në mënyrë despotike, ai shkakton vakje, i shuan të gjitha iniciativat individuale, njeriu shndërrohet në skllav të tij, e lë pas dore arsyen dhe interesin. Nga ana tjetër, kamxhiku i politikës totalitare ka krijuar në shoqëritë arabe zakone të cilat e detyrojnë qytetarin të mendojë vetëm brenda kuadrit të programuar nga qeveritë, saqë kultura dhe feja janë vënë në funksion të interesave të saj.
Edhe vetë të kuptuarit dhe perceptimi i teksteve fetare, ndikohet nga zakonet dhe traditat. Prandaj, herët thuhej:”Zakoni e thyen ritualin.”
Është shumë e lehtë që njeriu ta kuptojë një tekst fetar, i cili përkon me normat dhe zakonet e veta, ashtu siç është shumë e mundshme që ta interpretojë një tekst tjetër, vetëm sepse nuk i duket familjar me zakonet e tij. Në të dy rastet, ai e ka të lehtë ta shohë veten në të drejtë.
Prandaj, ne mund dhe duhet ta bëjmë dallimin mes zakoneve që i kemi nën kontroll dhe atyre që na kanë totalisht në kontroll, mes zakoneve neutrale dhe me ndikim të kufizuar dhe mes atyre që kanë shkaktuar të çara në personalitetin, jetën dhe mentalitetin tonë.
Ne duhet të bëjmë dallimin mes zakoneve që i nënshtrohet pushtetit të sheriatit, mendjes dhe interesit dhe mes zakoneve që e nënshtrojnë dhe e vënë sheriatin në funksion të zakonit, me apo pa ndërgjegje.
Ne duhet të bëjmë dallimin mes zakoneve që i nënshtrohen vëzhgimit dhe kontrollit, që veprohen me vullnet dhe dëshirë dhe mes zakoneve që ushtrojnë ndikimin e tyre tek ne në mënyrë të pavetëdijshme.
Ne duhet të bëjmë dallimin mes zakoneve që kanë cilësinë e përjetësisë, për shkak se lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me sheriatin dhe natyrën e pastër si lidhjet e gjakut, respekti i prindërve, mbulesa, mirësjellja... dhe mes zakoneve të tjera që janë të kufizuara në kohë, vend dhe rrethana lokale.
Dallim duhet bërë edhe mes zakoneve të tjerëve të cilat mund të kontrollohen, lexohen dhe imitohen dhe mes zakoneve tona të ngatërruara me veten tonë, të cilat na orientojnë pa e ndjerë dhe pa u lejuar të tjerëve që të na vëzhgojnë, lexojnë dhe ti imitojnë.
Kështu, shohim që zakonet tona janë armë të cilat mund ti përdorim për tu përballur me vështirësitë dhe rrethanat e tjera, ashtu siç mund ti drejtojmë drejt vetes dhe atyre që na rrethojnë dhe të tërheqim këmbëzën pa e ndjerë.
Zakoni është pozitiv ose negativ, sipas raportit të krijuar me veten dhe me shoqërinë. Nëse e kontrollojmë dhe e bëjmë zap, ai shndërrohet në një mekanizëm që e kemi në dorë dhe e përdorim sipas nevojës dhe ashtu si duam. Por kur tiranizohet, zakoni shndërrohet në një pengesë të domosdoshme para individit dhe shoqërisë.
Të rendësh pas të zakonshmes, është diçka rehatuese, ndërkohë që të konfliktuohesh me të, shkakton problematika dhe çrregullime si tek vetja ashtu dhe tek ata që të rrethojnë, të cilët nuk përtojnë të ta vënë në dukje se nuk duan kokëçarje, se u duhet ta ruajnë statusin social që kanë duke e mbrojtur zakonin, sido të jetë.
 Që këtu, misioni i reformatorëve bëhet shumë i vështirë dhe i kushtueshëm. Shumë prej tyre demoralizohen dhe i dorëzohen aktualitetit në etapa të ndryshme gjatë rrugës. Heroizmi më i madh, është që të vazhdosh reformën, i vendosur dhe i paepur, edhe pse në horizont nuk duket asnjë rezultat konkret dhe i prekshëm... në fakt, rezultatet janë në proces formimi, edhe pse nuk shihen.
Ka dhe njerëz të cilët luftojnë kundër zakoneve që pengojnë reformën që kërkon të bëjë ai, ndërkohë që u dorëzohet zakoneve që pengojnë reformat e dëshiruara nga të tjerët.
Një zakon i vetëm mund të bëhet shkak pengese në rrugën e zhvillimit, për shkak të keqkuptimit dhe keqpërdorimit të tij. Ashtu siç mund të bëhet një faktor zhvillimi, progresi dhe rilindjeje, në raste të tjera.
Përkatësia ndaj fisit, mund të shndërrohet në pasivitet dhe një megafon për të shkuarën e ndritur, ashtu siç mund të shndërrohet në një faktor rivaliteti drejt lartësive.
Arsimi dhe familjarizimi jo vetëm që i konfigurojnë zakonet, por ndonjëherë, ndihmojnë edhe në ndalimin e zakoneve të padëshiruara, ashtu siç mund të rikthejnë zakone të vjetra të cilat tashmë janë të kërkuara dhe të domosdoshme.
 
 
Përktheu: Elmaz Fida/AO/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja :: Komentet

No Comment.
 

[Artikull] Çlirimi nga e zakonshmja

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Artikull] Filiza të thatë
» [Artikull] Një Zemër pa Ego
» [Artikull] Pendimi.
» [Artikull] Uji i pastër
» [Artikull] A je i tillë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: