![[Lajmet Ditore] 10.000 sirianë ikin në Turqi në dhjetë ditët e fundit (u130u)syrian-refugee-children-f-023](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u130u)syrian-refugee-children-f-023.jpg)
- Admin shkruajti:
- Nga përshkallëzimi i situatës në kufirin turko-sirian, më shumë se 10.000 sirianë u larguan për në Turqi në 10 ditët e fundit.
Më shumë se 10,000 sirianë kanë ikur nga lufta në vendin e tyre, kanë kaluar pikën kufitare Cilvegozu në Turqinë jugore në dhjetë ditët e fundit, thanë autoritetet lokale.Të plagosurit në luftime u transportuan nga të afërmit e tyre në pikën kufitare në Reyhanli të provincës jugore Hataj të Turqisë dhe u transferuan në spitale në të gjithë qytetin.Të moshuarit në karrige me rrota janë në mesin e sirianëve janë duke nxituar për në kufirin turk për t’i shpëtuar dhuëns në vend, thanë burimet lokale.Lufta civile siriane, e cila në mars arrinë vitin e saj të tretë, ka rezultuar në vdekjen e më shumë se 130,000 njerëzve dhe 6.5 milion njerëz brenda tyre, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.Mbi dy milionë refugjatë sirianë janë rgjistruar në vendet fqinje Turqi, Liban dhe Irak.Sipas të dhënave të fundit nga kryesia e Ministrisë për Menagjim të Fatkeqësive dhe Emergjencav ( AFAD ) , numri i refugjatëve sirianë në Turqi që janë organizuar në kampet kufitare dhe qendrat e qytetit ka tejkaluar numrin 714.000 . 70 % e refugjatëve janë gra dhe fëmijë./mesazhi/