Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![[Lajmet Ditore] Shtëpia e Profetit Muhamed mund të shkatërrohet Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | [Lajmet Ditore] Shtëpia e Profetit Muhamed mund të shkatërrohet | |
![[Lajmet Ditore] Shtëpia e Profetit Muhamed mund të shkatërrohet (u130u)mecca](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u130u)mecca.jpg) - Shtëpia e fëmijërisë e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) është në rrezik shkatërrimi për të krijuar hapësirë për një kompleks modern në qytetin e shenjtë të Mekës. Autoritetet saudite aktualisht janë në proces të modernizimit të qytetit, i cili tërheqë miliona pelegrinë nga e gjithë bota çdo vit për të kryer obligimin e Haxhit. Megjithatë, mosrespekti për vendet historike të qytetit ka zemëruar shumë muslimanë. Të enjten gazeta “Independent” zbuloi se në qoftë se qeveria saudite miraton planet që janë propozuar, një bibliotekë e vogël që është nga gjërat më kryesore të mbetura nga fëmijëria e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) do të shkatërrohet. Dr.Irfan al-Alawi, një historian dhe drejtor ekzekutiv i “Fondacionit për Hulumtim të Trashëgimisë Islame”, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë për gazetën se “shtëpia e Profetit është vendi i fundit historik i mbetur në mbretëri”, duke shtuar se “Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se ekzistojnë plane për të shkatërruar atë.”/mesazhi/ :
| |
|