Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![[Lajmet Ditore] Egjipt, 48 të vdekur nga torturat në burgje Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | [Lajmet Ditore] Egjipt, 48 të vdekur nga torturat në burgje | |
![[Lajmet Ditore] Egjipt, 48 të vdekur nga torturat në burgje (u130u)egypt-prison](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u130u)egypt-prison.jpg) - Organizata Arabe për të Drejtat e Njeriut (AOHR) tha në një njoftim për shtyp të hënën se ka dokumentuar vdekjen e 48 të burgosurve në burgjet egjiptiane që nga grusht shteti ushtarak më 3 korrik. AOHR i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe udhëheqësve botërorë për të “marrë një qëndrim” ndaj autoriteteve egjiptiane për shkeljet e të drejtave të njeriut. AOHR dënoi arrestimin arbitrar të qindra qytetarëve aktivist, duke thënë se krimet e kryera nga autoritetet pas grusht shtetit kanë arritur në atë nivel sa të fajësohen të gjitha autoritetet, pa përjashtim, në krye me presidentin e përkohshëm, kryeministrin, ministrin e mbrotjes dhe atë të brendshëm. Raporti përmend 48 raste të vdekjeve të shkaktuara nga torturat, neglizhencë e qëllimshme, të lënë pa kujdes shëndetësor, dhe nga kushtet çnjerëzore. Sipas raportit, AOHR ka marrë ankesa nga familjet e viktimave të cilët cituan shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut./mesazhi/:
| |
|