Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![[Lajme dhe Lajmërime] Unioni i Dijetareve Mysliman: Halifati i ISIL është i pavlefshem Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: [Lajme dhe Lajmërime] Unioni i Dijetareve Mysliman: Halifati i ISIL është i pavlefshem Tue 8 Jul 2014 - 6:16 | |
| ![[Lajme dhe Lajmërime] Unioni i Dijetareve Mysliman: Halifati i ISIL është i pavlefshem Jusuf_kardavi-264x176](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2014/07/jusuf_kardavi-264x176.png) - Bashkimi Ndërkombëtar i dijetarëve myslimanë, udhëhequr nga dijetari Dr. Jusuf el-Kardavi, lëshoi një deklaratë në lidhje “halifatin”nga Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL). Kardawi tha se ky ‘halifat” është i pavlefshem dhe i mungon standardi i realitetit dhe ligjshmerise. Ai paralajmëroi për pasoja serioze të deklaratës së ISIL lidhur me ngjarjet në Irak dhe Siri. Unioni i Dijetareve Islam ka përcaktuar konceptin e halifatit nga ana gjuhësore dhe fetare. Kreu i Ummetit Musliman (kombit musliman) duhet të jetë një përfaqësues i kombit, i bazuar në zgjedhjen e njerëzve të atij udhëheqësi, ose përfaqësuesit e tyre. Njoftimi i thjeshtë nuk është i mjaftueshem për të krijuar një halifat,” thuhet në këtë deklaratë. Dijetarët hodhen poshtë argumentet se ISIS ka te bej dicka me “shtet islamik” duke theksuar se të gjitha punët e praktikës politike të shtetit fetar duhet të bazohen në Shura (konsultim).” Ata kanë cituar dëshmi nga teksti i Kur’anit dhe Sunetit (shembull i Profetit Muhamed), për të theksuar konceptin e Shuras, në vend se detyrimit, në Islam. Deklarata e dijetareve tha se halifët e mehershëm muslimanë janë zgjedhur nga Shura, dhe nuk ishin të vetë-emëruar. “Lidhja e konceptit te halifatit me nje organizate ekstremiste nuk i shërben Islamit,” thane dijetarët “. Ata përfunduan duke theksuar se koncepti i halifatit është i “rëndësie të madhe” për të gjithë muslimanët, por kërkon “konsensus midis myslimanëve në mbarë botën në lidhje me formën dhe përmbajtjen e saj.” (Mesazhi):
| |
|