Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![[Lajmet Ditore] Erdogan: Me fitoren time, ka fituar edhe Shkupi dhe Bosnja Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | [Lajmet Ditore] Erdogan: Me fitoren time, ka fituar edhe Shkupi dhe Bosnja | |
- “Sonte ka fituar edhe Shkupi dhe Bosnja”, kështu ka deklaruar, ndër të tjera, presidenti i ri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan derisa ka falënderuar votuesit turq për besimin që ia kanë dhënë atij për të qenë presidenti i dymbëdhjetë i Turqisë, duke u zgjedhur për herë të parë me votë nga populli, njofton portali Almakos. Ai i ka falënderuar për mbështetje të gjitha shtetet e tjera mike. Erdogan ka deklaruar se sado që e shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e tij, ajo është pak. Në veçanti presidenti i ri i Turqisë, i cili arriti të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 51.7% të votave, ka falënderuar edhe shtetasit turq që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në diasporë. Ai ka thënë se ky është shembulli më i mirë i demokracisë dhe se të gjithë ata që sot kanë votuar janë bërë pjesë e historisë së re të Turqisë, pasi që sipas tij, kjo është një ditë historike në Turqi./Almakos/:
| |
|