Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim Islam] NËNË KËTË VAJZË E DUA PËR GRUA! | |
Djali kërkonte nuse të martohet, dhe i thotë nënës së vet të shkon te filan shtëpia, sepse atje ishte një vajzë që e donë për grua! Nëna ia kthen: Biri im, ajo vajzë nuk është për ty, ti je një djalë që jeta të shkoi në studime, kurse ajo nuk posedon diplomë. Ti je nga familje e njohur dhe pasanike, kurse ajo nga një familje e shtresës së ulët. Krahas gjitha këtyre, bija e filanit është më e bukur, ajo është për ty!!
Djaloshi heshti derisa e përfundoi nëna e vet dhe i tha: Nëna ime, ajo për të cilën ti thua se nuk është për mua, unë e shoh se ajo është gruaja e vetme, e cila ka mundësi të më bën të lumtur. Ajo që thua se nuk posedon diplomë fakulteti, atë e mësoi jeta diçka që nuk e mëson nëpër librat e shkollës. Ajo që thua për të se familja e saj janë të varfër, ajo nuk ka nevojë për shërbëtorë, si ne, po ajo punon vet! Ajo nuk kërkon tepër, ngase e di se çfarë është skamja, dhe është respektuese e prindërve të vet dhe i donë ata shumë, edhe pse ata nuk patën mundësi t’ia plotësojnë ëndrrat e jetës!
Unë atë e kam parë, dhe ajo ecën rrugës e turpshme, nuk e ngrit shikimin e saj në haram, dhe posedon moral dhe sjellje. Kurse për bukuri, unë atë ë e zgjodha që ka shpirt, dhe shpirti i saj është Xhenet, dhe kjo më mjafton!
Mua më pëlqeu, dhe i thash vetes se do ta martoj, dhe ia përcolla një lajm se do ta kërkoj dorën e saj, dhe nuk dua që premtimin tim ta thyej dhe nuk dua që atë ta nënçmoj. Unë kam motër, dhe nesër do të kem edhe vajzë, dhe ka mundësi që ndokush të luan me to, nëse unë sot luaj me të!
Nëna i buzëqeshi dhe i tha: Sa krenare që jam me ty biri im!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU | |
|