Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Kryeministri turk: Duhet një strategji e përbashkët për të shpëtuar Kobani | |
- Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se forcat e koalicionit duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar qytetin sirian Kobani. Turqia do të ndërhyjë me forca kur qëllimi do të jetë një Siri demokratike pa regjimin aktual në vend, tha ai. "Ruajtja e Kobanit dhe disa zonave përreth Kobanit nga ISIS, ka nevojë për një operacion ushtarak," tha ai në një intervistë me BBC. "Nëse ata" (koalicioni ndërkombëtar) nuk duan të dërgojnë trupat e tyre tokësore, si presin ata që Turqia të dërgojë trupa tokësore turke që të rrezikoj kufirin tonë?, "tha Davutoglu. "Ne kurrë nuk do të lejojmë asnjë luftëtarë të huaj që të hyjë brenda Sirisë në këto kushte", tha Davutoglu. "Nuk ka asnjë dëshmi se Turqia ka ndonjë lidhje, ndonjë bashkëpunim, e as ndonjë mbështetje për këto lloj grupe. Këto grupe janë një kërcënim për vendin ." Kryeministri theksoi rëndësinë e trajnimit dhe pajisjes me armatim të Ushtrisë së Lirë Siriane, kështu që regjimi i Asadit të mos kthehet. /mesazhi/:
| |
|