Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![[Lajmet Ditore] Netanjahu - arabëve: Shkoni në Bregun Perendimor dhe në Gaza Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | [Lajmet Ditore] Netanjahu - arabëve: Shkoni në Bregun Perendimor dhe në Gaza | |
- Kryeministri Benjamin Netanyahu ka sfiduar publikisht arabët që jetojnë në Izrael, duke u thënë atyre që të shpërngulen në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Ahmed Tibi, një ligjvënës i shquar arab, tha se komentet e Netanyahut drejtuar pakicës arabe kanë kaluar binarët. Dje kryeministri Netanyahu tha se të gjithë ata që po demonstrojnë dhe thërrasin për mbështetjen e një shteti palestinez, le të lëvizin atje - në Autoritetin Palestinez, ose në Gaza. "Unë mund t'ju premtoj se shteti i Izraelit nuk do tu vë ndonjë pengesë në rrugën tuaj," tha ai në një takim me ligjvënësit e Likud. Arabët përbëjnë rreth 20 për qind të tetë milionë banorëve të shtetit të vetshpallur hebre. Bisedimet midis Izraelit dhe palestinezëve, të cilët kërkojnë shtetin e tyre në Bregun Perëndimor dhe Gaza, u ndërprenë në prill, pasi palestinezët ishin zemëruar me ndërtimin e vazhdueshëm të vendbanimeve hebreje në territorin e pushtuar nga Izraeli. /mesazhi/:
| |
|