Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![[Lajmet Ditore] Egjipt, vriten 2 protestues në Giza Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | [Lajmet Ditore] Egjipt, vriten 2 protestues në Giza | |
- Dy egjiptianë kanë vdekur nga plagët e marra gjatë shpërndarjes së protestave të opozitës në Giza të Kajros. Në një deklaratë, Lëvizja rinore 6 Prilli tha se anëtari Khaled al-Rasheedi kishte vdekur pasi u qëllua në kokë nga policia, të cilët e kanë bastisur fshatin Nahia në provincën Giza. "Forcat e sigurisë kanë përdorur municione dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën që brohoriste kundër regjimit aktual. Protestuesi i dytë kishte vdekur pas thithjes së gazit lotsjellës gjatë të njëjtit aksion. Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë Ahmed al-Ansari ka konfirmuar vdekjen e al-Rasheedi-t, por u përmbajt nga raportet se është qëlluar me plub në kokë. Asnjë zyrtar i Ministrisë së Brendshme nuk dhanë komente mbi viktimat e raportuara. Ministria insiston se forcat e saj policore shpërndanë protestën e cila ndalon demonstrata të paautorizuara. Që nga largimi i Mursit në korrik të vitit të kaluar, mijëra mbështeës të presidentit të rrëzuar janë vrarë, plagosur dhe arrestuar nga regjimi i Abdel Fatah Al Sisië. /mesazhi/:
| |
|