Admin Administrator


Numri i postimeve : 8511 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 40 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![[Ramazani nëpër botë] Kina e shqetësuar me ankesat fetare të Turqisë Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: [Ramazani nëpër botë] Kina e shqetësuar me ankesat fetare të Turqisë Fri 3 Jul 2015 - 19:40 | |
| ![[Ramazani nëpër botë] Kina e shqetësuar me ankesat fetare të Turqisë 0023ae82cb0c136d94c42a-770x470](https://2img.net/h/islampress.info/wp-content/uploads/2015/07/0023ae82cb0c136d94c42a-770x470.jpg) Kina është duke shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me ankesat që Turqia ka ngritur, lidhur me kufizimet që Kina ka bërë për minoritetin e saj Ujgur mysliman, gjatë muajit të Ramazanit, raporton AP. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Hua Chunying ka thënë sot se Pekini ka shprehur shqetësimet e saj në qeverinë turke. Ajo ka thënë se shteti kërkon sqarim për këtë çështje nga Ankaraja zyrtare. Sipas ministrisë, këto shqetësime i janë shprehur amabsadorit turk në Pekin. Pjesëtarët e minoritetit Ujgur në Kinë kanë thënë se Partia Komuniste, e cila qeverisë në Kinë, i ka ndaluar anëtarët e partisë, shërbyesit civilë, mësuesit dhe nxënësit që të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Fëmijëve gjithashtu u ndalohet që të shkojnë në xhami, gratë dhe vajzat e reja nuk mund të mbajnë shami. Turqia ka kulturë, fe dhe lidhje etnike me Ujgurët por gjithashtu synon që të mbajë marrëdhënie të mira me Kinën. | |
|