
"Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Tregon Jusuf bin Huseini: "Një ditë ndërsa Dhun-Nun Misri dhe unë po shëtisnim përgjatë një lumi, vuri re një akrep të madh që shkonte drejt bregut. Papritur një bretkosë e madhe doli në sipërfaqen e lumit dhe akrepi iu hodh mbi shpinë. Ndërsa bretkosa notonte së bashku me akrepin, i thashë Dhun-Nun Misrit: "Duhet të ketë ndonjë arsye për këtë. Akrepi duhet të ketë një qëllim. Le të shohim ku shkon dhe çfarë bën."
E kaluam lumin dhe e ndoqëm akrepin. Ndërsa po ecnim, pamë një burrë të shtrirë; ishte i dehur dhe pa vetëdije. Një gjarpër po rrëshqiste pranë barkut të tij në drejtim të gjoksit e drejt veshit. Ndërsa po vështronim, akrepi arriti te gjarpri dhe e mbyt. Pastaj u kthye në breg të lumit dhe priti. Përsëri e njëjta bretkosë notoi drejt tij. Akrepi iu hodh mbi shpinë dhe kaloi në anën tjetër të lumit"
Dhun-Nuni e tundi njeriun e shtrirë në tokë dhe e zgjoi. Kur hapi sytë, i tha: “Ja si të shpëtoi Allahu nga helmimi prej gjarprit." Pastaj i tha si vijon: "O njeri injorant, shiko se si i Lartësuari të ruan kundër çdo të keqeje që zvarritet në errësirë. Si vallë fle, i pakujdesshëm nga Mbreti, i Cili të dhuron kaq shumë begati."
Pas këtyre fjalëve, i dehuri shpërtheu në lot dhe
tha: Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden."
Ndërsa u zgjua dhe po largohej, e pyetëm: "Ku po shkon?"
"T'i nënshtrohem Zotit." - na e ktheu.
Shkëputur nga libri "Fjalë të arta"
(Abdulmalik Muxhahid)