Albi-ibro Antarë-Fillestar
![Antarë-Fillestar Antarë-Fillestar](https://i.servimg.com/u/f26/14/06/96/38/antar_10.png)
![Albi-ibro](https://2img.net/u/1711/56/94/24/avatars/252-47.jpg)
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
![''Marseja do te ketë xhaminë më të madhe në Evrope'' Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: ''Marseja do te ketë xhaminë më të madhe në Evrope'' Fri 4 Jun 2010 - 22:20 | |
| Në qytetin francez te Marsejes u vendos guri i themelit për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Evropë. Me ketë rast, i cili konsiderohet nga te gjithë si historik, ishin të pranishëm përfaqësues te autoriteteve vendase dhe muslimanëve të Francës.
Llogaritet që projekti, i cili pritet ...të përfundojë nga fundi i vitit të ardhshem, të kushtoje rreth 22 milionë euro.Xhamia do te ketë një minare me lartësi 25 metra dhe një salle faljeje për 7 mije vetë. Kompleksi do të përfshijë një shkolle kur’anore, një biblioteke, një restorant, një salle çaji.
Në Marseje, i cili është qyteti i dytë me i madh në Francë, banojnë rreth 250 mijë muslimanë, që shumë here janë të detyruar të falen në shtepi, salla, bodrume dhe parkingje.Ky projekt hedh drite mbi marrëdhëniet e trazuara ndermjet Evropës dhe Islamit, te cilat karakterizohen nga politika e shkopit dhe karotës.
Ky përurim vjen vetëm një ditë pas miratimit nga qeveria franceze te vendimit kontrovers për ndalimin e nikabit në vendet publike.Grupet e se djathtës kanë shprehur kundërshtimin e tyre për ndërtimin e xhamisë dhe kanë berë shumë ankesa të pasuksesshme, të cilat dështuan të gjitha.![''Marseja do te ketë xhaminë më të madhe në Evrope'' 20100604221941984_vehizznfrj](https://2img.net/h/srv035.pixpack.net/20100604221941984_vehizznfrj.jpg) | |
|