Një njeri jobesimtar i kishte thënë udhëheqësit të besimtarëve se do t'i nxë ngushtë të gjithë muslimanët me tri pyetje:
Çfarë kishte para All-llahut? Në cilin drejtim është All-llahu? Çfarë bën All-llahu në këtë moment? A do të kishit ditur të përgjigjeni ju?
Në atë vend ishin tubuar të gjithë dijetarët për t’u përgjigjur. Në mes te këtyre dijetarëve e studentëve qëndronte një njeri me djalin e tij të vogël. “O babai im i dashur! Unë dua t’i përgjigjem dhe do ja mbyll gojën” tha djaloshi. Por babai i tha: “Ngadalë, shih sa hoxhallarë ka aty”. Djaloshi u ngrit që të marrë leje dhe të përgjigjet në pyetjet e parashtruara. Kërkesa e tij u pranua.
Jobesimtari iu drejtua djaloshit musliman dhe e përsëriti pyetjen e parë, “Çfarë kishte para All-llahut? “Djaloshi pyeti: “A di të numërosh?”. “Po”, tha njeriu. “Atëherë numëro prej dhjetë e më poshtë!” “Dhjetë, nëntë, tetë...” deri sa arriti në “një” dhe nuk numëroi më”. “Po çfarë ndodhet para numrit ‘një’?” - pyeti djaloshi..
“S'ka më asgjë para njëshit - kjo është kaq” - tha njeriu. “Pra, nëse nuk qëndron asgjë para ‘njëshit’, atëherë si pritni që të këtë diç para ‘Një të vetmit All-llah xh.sh.”
I befasuar nga përgjigjja, njeriu nuk mund të debatonte më shumë. Prandaj pyeti: ”Më thuaj, në cilin drejtim është kthyer All-llahu?”
“Më sjell një qiri dhe ndize. Pastaj, më thuaj në cilin drejtim është drejtuar flaka”. “Por, flaka është vetëm një dritë që shpërndahet në katër anët: Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim. Nuk është drejtuar vetëm në një anë”, tha njeriu me habi.
Djaloshi tha: “Nëse një flakë fizikisht shpërndahet në katër anët ashtu që të mos mund të më tregosh se në cilën anë është e drejtuar, atëherë çfarë pritni nga Nur-us-Samavati vel-erd: All-llahu Ndriçuesi i Qiejve dhe Tokës? Dritë mbi Dritë, All-llahu është i drejtuar nga të gjitha anët në të gjitha kohët”.
Njeriu ishte marrë dhe qëndronte i shtangur para një vocërraku, i cili i përgjigjej pyetjeve të tij në atë mënyrë saqë nuk mund të argumentonte kundër provave te tij dhe si i krisur dëshironte të provonte pyetjen finale.
Por, djaloshi tha: “Prit! Ju jeni ai që bëni pyetje dhe unë jam Ai që u përgjigjem të gjitha pyetjeve tua. Do të jetë e drejtë sikur ju të zbritni poshtë në vendin ku qëndroj unë kështu që unë të jem aty ku jeni ju tash, kështu që përgjigjet të ndihen mirë ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.
Kjo iu duk e arsyeshme atij, kështu që ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit në podium. Njeriu përsëriti pyetjen e tij finale. “Më thuaj, çfarë bën All-llahu në këtë moment?”
Djaloshi me krenari u përgjigj: “Në këtë moment, kur All-llahu e pa në këtë podium të lartë një gënjeshtar dhe përqeshës te Islamit, Ai e bëri të zbresë nga lartë poshtë. Dhe atë qe beson në njëshmërinë e All-llahut, Ai e ngriti lartë dhe e vërtetoi të Vërtetën.
Jobesimtari nuk pati çfarë të thotë përveç të largohet dhe të kthehet ne vendin e tij, i mundur. Në ndërkohë, ky vocërrak u rrit dhe u bë njëri ndër dijetarët me të famshëm në Islam.