Pendimi , profesioni i jetës.  Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
69 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 69 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_lcap96%Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_lcap0%Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_lcap0%Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_lcap0%Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_lcap1%Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_lcap2%Pendimi , profesioni i jetës.  I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Pendimi , profesioni i jetës.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Pendimi , profesioni i jetës.  Empty
MesazhTitulli: Pendimi , profesioni i jetës.    Pendimi , profesioni i jetës.  I_icon_minitimeSat 10 Jul 2010 - 1:09

Pendimi , profesioni i jetës.

--------------------------------------------------------------------------------

A nuk e kupton se mes teje dhe pendimit tashmë ka mbetur vetëm një hap! Atëherë hape derën e pendimit, bëhu dhe ti karvan i të penduarve dhe rrugë të mbarë në rrugëtimin tënd si i penduar.

Nuk ka dyshim se pendimi është profesioni i jetës, është filli i njeriut dhe mbarimi i tij dhe është vendqëndrimi i parë dhe i fundit. Të gjithë ne kemi një nevojë shumë të madhe për t’u penduar, madje nevoja jonë për të është emergjente; kjo për faktin se ne biem shpesh në gjynahe. Ndaj të drejtës së Allahut neglizhojmë natën dhe ditën, për këtë shkak ne të gjithë kemi nevojë për diçka që do të na i ndriçojë zemrat dhe do të na pastrojë nga errësira dhe robërimi i gjynaheve. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë, se çdo njeri bie në mëkate, porse mëkatari më i mirë është ai që pendohet për mëkatin e bërë, heq dorë prej tij dhe kthehet drejt Zotit të tij dhe më pas ne duhet të kuptojmë se fundin e bukur, nuk e dëmton fillimi i mangët.

Allahu i Madhëruar ka vendosur një traditë hyjnore, ku sa herë del nevoja për diçka, Allahu i lehtëson rrugët për arritjen e saj, e ndihmon robin që e kërkon atë dhe e mbështet me butësinë dhe bujarinë e Tij të tejskajshme. Ndër të tjera, Allahu e ka lehtësuar edhe çështjen e pendimit. Ai i ka të hapura dyert e saj për atë që e kërkon dhe nxiton për tek ai; madje Allahu i Gjithëmëshirshëm e shtrin dorën e Tij natën të pranojë mëkatet e gjynahqarëve të ditës dhe e shtrin dorën e Tij ditën që të pranojë mëkatet e gjynahqarëve të natës.

Trajtimi i kësaj teme –pendimit-, i përfshin të gjitha shtresat dhe për të kanë nevojë të gjitha moshat, sepse të gjithë gabojnë dhe pendimi është braktisja e mëkatit dhe kthim për në bindjen e Allahut. Nga e gjitha ajo sa thamë duam të nxjerrim në pah, se Allahu i mban të hapura dyert e pendesës, madje Ai ka urdhëruar për kryerjen e pendimit dhe ka nxitur për të, ndërsa nga ana tjetër ka premtuar, se Ai do ta pranojë pendimin e robit të Tij, i cili kthehet sinqerisht te Zoti i vet, qoftë ky pendim në lidhje me çështjet e mosbesimit, idhujtarisë, hipokrizisë, padrejtësisë, paturpësisë, veseve të shëmtuara etj. Kështu Allahu nuk bën diferenca mes robërve të Tij, madje Ai ia ka dhënë këtë mundësi dhe shans, kujtdo dhe për çfarëdo gjynahu, sado i madh qoftë dhe i turpshëm të jetë ai. Allahu thotë në Kuran: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. Kthehuni te Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush”.[1]

Ai që vuan pasojën dhe turpin e mëkatit, i cili kërkon të bëjë kthesë, të dalë e të zhvishet prej këtij mëkati, çfarëdo qoftë ai mëkat duhet të dijë se nëse kthehet sinqerisht dhe i vendosur tek Allahu dhe e braktis mëkatin, Allahu kurrë nuk do ta refuzojë, përkundrazi Allahu ka dhënë garanci se e pranon pendimin. “Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju”.[2] “Kush punon një vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë”.[3]

Është më se normale që të thyesh kureshtjen e shumë njerëzve në lidhje me vlerën dhe mirësinë që ka pendimi ndaj dhe këtu ia vlen të shkruajmë disa rreshta rreth këtij aspekti.

1- Pendimi është shkaku i arritjes së shpëtimit dhe kjo është diçka që mund ta perceptojë çdokush, sepse nuk ka mundësi të sigurojë shpëtimin, qetësinë, sigurinë dhe rehatinë dikush i cili është i zhytur në gjynahe e gabime dhe nuk zhvishet prej tyre duke u penduar. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!”[4]

2- Pendimi është shkak për shlyerjen dhe pastrimin e mëkateve të mëparshme, madje kjo nuk mjafton me kaq, por pendimi i kthen të këqijat e mëparshme në të mira, sepse ai që pendohet tashmë është zotuar përpara Allahut, se ai do të heqë dorë nga mëkati i pështirë: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë”.[5] Dijetari Ibën Kajim el Xheuzije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk ka përgëzim më të madh për pendestarin sesa kjo! Nëse pendimit i bashkëngjitet besimi dhe puna e mirë, atëherë ky është pendimi i vërtetë.

3- Allahu e do atë që pendohet dhe kënaqet për pendimin që ai bën, madje adhurimi që i bëhet Allahut nëpërmjet pendimit është nga adhurimet më të dashura për Të dhe nga më të vlerësuarat: “Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen”.[6] Ibën Kajim el Xheuzije në lidhje me këtë ka thënë: “Nëse pendimi nuk do të ishte nga gjërat më të dashura tek Allahu, atëherë Ai nuk do t’i kishte sprovuar krijesat më të përzgjedhura të Tij me të; por për shkak se Ai e do pendimin e robit të Tij e ka sprovuar atë me gabime e mëkate, në mënyrë që ai të pendohet dhe Allahu ta shtojë edhe më tepër dashurinë për të. Dhe nuk ka dyshim se Ai ka një dashuri të veçantë për penduesit.

4- Allahu gëzohet pa masë kur robi i Tij pendohet; kjo për faktin se pendimi ka një vend të veçantë tek Ai. Profeti Muhamed na ka treguar më mirë se çdokush tjetër për gëzimin e Allahut në çastin kur robi i Tij pendohet, kur na thotë: “Allahu gëzohet për pendimin e robit të Tij, më shumë se dikush që pushon në një vend të shkretë, e që bashkë me të ka kafshën tek e cila gjendet ushqimi dhe uji i tij. Ai mbështet kokën dhe fle për një kohë dhe në momentin që zgjohet sheh se kafsha e tij është larguar, ndërkohë që atë e ka zënë një etje e madhe. Pasi i humb shpresat se mund ta gjejë, kthehet në vendin e tij dhe pushon e fle (duke pritur vdekjen) dhe kur zgjohet e ngre kokën, gjen se kafsha e tij është kthyer përsëri tek ai”.

Ndaj, o rob i Allahut! Ti që i ke bërë padrejtësi vetes! Që e ke turpëruar veten dhe e ke tepruar në mëkate, sado të mëdha dhe të turpshme t’i kesh mëkatet, ti përsëri ke para teje një portë të hapur. Hyr në të e mos ngurro. Të jesh i sigurt, se do të kënaqesh pasi të kesh hyrë, sepse do të jesh vërtet tjetër njeri.

Të kam rixha nisu kësaj rruge e trokit në këtë derë, përgjigju thirrjes së Zotit tënd, çliroje veten nga robëria e mëkatit e mos qëndro më në këtë gjendje, sepse nëse vdes kështu, atëherë nuk ke më shanse për t’u penduar.

Mos hezito të pendohesh, mos ngurro të kthehesh tek Allahu, sepse Ai dorën e Tij të shtrirë e mban për të pranuar ty dhe mua, o rob i Allahut. Mos vallë ngurron të pendohesh, se mëkati yt është shumë i madh, apo se gabimi yt është një ves i ulët dhe i turpshëm, apo mos vallë ke frikë se a do të të pranojnë njerëzit? O rob i Allahut! Por ti bëje hapin e duhur, pendohu tek Allahu sinqerisht e Ai më pas do t’i bëjë njerëzit, që të të duan dhe të të pranojnë, madje që të kuptojnë se tashmë ti ke hequr dorë nga mëkati dhe ke hapur një fletë të re në ditarin e jetës tënde.

Ndaj përpara se të nisësh rrugëtimin e pendimit e të ndërmarrësh funksionin e jetës le të rishikojmë së bashku kushtet për të qenë një pendim i pranuar. Vëlla dhe ti o motër! Pendimi që të jetë në standardin e duhur duhet t’i plotësojë patjetër pesë kushte themeltare:

E para: Duhet patjetër në momentin që ke vendosur të pendohesh, të heqësh dorë menjëherë nga gjynahu apo vesi i ulët ku ke rënë. Duhet patjetër që konsumuesi i alkoolit, i cili do të pendohet, ta ndërpresë menjëherë pirjen e alkoolit, imorali ta braktisë në moment imoralitetin. Sepse thënia: “O Zot më fal” duke qenë akoma duke mëkatuar, nuk mund të quhet pendim.

E dyta: Kushti i dytë është vendosmëria e personit për të mos u kthyer më kurrë në këtë mëkat prej të cilit ai po pendohet. Po qe se pas kësaj vendosmërie njeriu bie sërish në këtë mëkat, ai duhet përsëri të pendohet, sepse ky konsiderohet mëkat i ri, i cili nuk ka lidhje me mëkatin e parë prej të cilit njeriu është penduar.

E treta: Mëkatari duhet të ndiejë keqardhje në vetvete për mëkatet që ka bërë dhe kjo është shumë domethënëse, sepse Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Keqardhja për mëkatin është pendim”.[7]

E katërta: Nëse mëkati dhe gjynahu ka të bëjë me të drejtën e bijve të Ademit, si marrja e pasurisë me pa të drejtë, rrahja, ofendimi etj., atëherë duhet që patjetër t’i kthesh atij të drejtën, si dhe ta bësh që të të falë e të jetë i kënaqur me ty. Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush i ka bërë padrejtësi ndonjë prej vëllezërve të tij, atëherë le t’ia kërkojë atij hallallin, përpara se të vijë një kohë ku nuk do të ketë, as ar, as argjend”.[8]

E pesta dhe e fundit është që pendimi të bëhet në kohë e të mos vonohet, pra të bëhet përpara se njeriut t’i vijë vdekja apo të lindë dielli nga perëndimi.

Atëherë vëlla dhe ti o motër! Mos e vono pendimin, punën e sotme mos e lër për nesër, sepse e nesërmja sa është afër aq është dhe e pamundur për të ardhur për ty, sepse shpirti dhe jeta, që ne zotërojmë nuk është prona jonë, ndaj le të pendohemi të gjithë përderisa e kemi këtë shans.

A nuk e kupton se mes teje dhe pendimit tashmë ka mbetur vetëm një hap! Atëherë hape derën e pendimit, bëhu dhe ti karvan i të penduarve dhe rrugë të mbarë në rrugëtimin tënd si i penduar.




--------------------------------------------------------------------------------


[1] Zumer: 53-54.

[2] Shura: 25.

[3] Nisa: 110.

[4] Nur 31.

[5] Furkan: 70.

[6] Bekare: 222.

[7] Ibnu Maxheh dhe Hakimi. Shejh Albani e ka konsideruar si hadith të saktë.

[8] Muslimi.
__________________
أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَـٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْ*ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ .٣٩
Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
(Haxhxh,39)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
Pendimi , profesioni i jetës.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pendimi i Ka'bit
» Pendimi.......
» ***Pendimi***
» Pendimi
»  Pendimi i "Tekfiriut"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: