Që nga fëmijëria i kam urryer hapësirat e
ngushta... sepse
ndjeja frymënxënie... andaj gjithmonë ikja nga
këto... por gjithnjë me
frikë duke u dridhur nga ngushtësia...Kur u
rrita kuptova se kjo
ishte sëmundje psikike, por nuk kam mundur të
shërohem dhe të lirohem
nga kjo.Tani hyra në një vend të ngushtë,
por me forcë... pa
dëshirën time. Më vendosën në një arkë të
ngushtë... por zërat mirë i
dëgjoja rreth meje... sytë i kisha të
mbyllur, por disa shikoja...
bërtitnin."Oh, ah i mjeri ky... vdiq në
moshën e rinisë...kishte
shumë shpresa dhe punë të cilat nuk i
kishte kryer!"Dhe vërtetë
kisha shumë punë të pa përfunduara, si
p.sh. nuk arrita t'ia hapë një
lokal birit tim... nuk i kisha paguar
këstet e fundit të kredisë për
veturë dhe televizor plazma...
ndërsa shpresa ime që të formoj një
ndërmarrje të madhe ku do të
punësoja miqtë e mi ishte një iluzion i
largët... nuk kisha blerë
dru dhe thëngjill për dimër, dhe nuk kisha
bërë disa meremetime në
shtëpi.Derisa këto mendime silleshin në
kokën time, për t'i
përfunduar këto gjëra, papritmas një zë tronditi
veshin tim... zë
nga i cili u frikësua shpirti im... vinte nga thellësia
e trurit
tim, ku edhe fillonte jehona e tij... dëgjohej sikurse të
ishte nga
megafoni."Fund, koha jote kaloi!"Me keqardhje i
thashë vetes: "Ah,
sikur mos t'ishte fundi dhe koha mos të kalonte!"Nuk
di si më ndodhi
fatkeqësia... kur unë jam shofer i mirë... dhe derisa
po mundohesha
të lëvizë, ndjeva që miqtë që më rrethonin më mbuluan me
çarçaf të
bardhë... U mundova të bërtas me sa fuqi që kisha dhe të
ngrihem nga
vendi që t'i ndaloi... por nuk pata sukses... nuk mund të
bëja
asnjë lëvizje dhe as të flas asnjë fjalë.Nuk kaloi shumë
kohë dhe u
gjeta në një vend të errët... dhe nëpër vrima shikoja një
dritë të
zbehtë... me frikë e cila nuk mund të përshkruhej, thashë me
vete:"O
Zoti im! Çfarë do bëhet me mua? Çfarë të bëj?"Nga
frika as nuk mund
të mendoja.Pastaj më bartën në tabut...
Jashtë binte shi i madh. Më
vendosën në gurin e xhenazes para xhamisë.
Kur vërejta xhaminë, më
ra ndërmend sa afër shtëpisë e kam pasur, dhe
asnjëherë nuk kisha
hyrë në te sepse nuk gjeja kohë... por me vete
gjithmonë thosha, do
të vendos të falem kur t'i mbushë të pesëdhjetat...
këtë gjithkush e
dinte. Edhe miqve u thosha, posa t'i mbushë të
pesëdhjetat do t'i
lë gjërat e këqija dhe do të falem rregullisht.Po,...
po..., ah mos
të ndodhte kjo fatkeqësi... do të bëhesha njeri i mirë në
të
ardhmen.Edhe për herë të dytë deri te veshi im arriti zëri i
njohur,
që nuk e dija nga vinte:"Fund, koha jote kaloi!"Kaloi
pak kohë dhe
përsëri më bartën mbi supe... me siguri me kishin falë
xhenazen.Kur
kalova pranë kafenesë, dëgjova shokët duke qeshur,
me ata që për çdo
ditë lozja me letra... pa dyshim nuk kishin dëgjuar
lajmin e
vdekjes sime. Duke më bartur dëgjoja njerëzit, miqtë e mi duke
thënë...
nuk po ec tregtia... disa tjerë flisnin për sport... ndërsa të
tjerët
pëshpëritnin: "Shih çfarë dite miku ynë e zgjodhi të vdes!"...
edhe
jetën e ka pasur kësisoj, vërtetë është ters, u lagëm prej kokës
deri
te këmbët.Mos është ky ndoshta një gabim... ndoshta kjo që
dëgjoj
nuk është e vërtetë... a është e mundur të flasin kështu shokët e
mi, për të cilët sa herë jam sakrifikuar?Arritëm në varreza...
më
lëshuan në varr."O Zot, thash me vete.... çfarë bëj unë këtu?
A nuk
është ky varr?"Përse deri më sot nuk më ra asnjë herë në
mend që do
të hyj këtu? Përse në këtë nuk kam menduar kurrë?... askush
nuk i
dëgjonte klithmat e mia, askush...Miqtë e mi filluan ta
hedhin dheun
mbi mua... sikur dëshironin të garonin... dhe unë përsëri
mbeta i
vetmuar në errësirën e pafund...Nga dobësia që ndjeja
... nga
thellësia e zemrës sime fillova të lutesha:"O Zot! O
Zot, a ekziston
edhe një shans për mua... do të bëhem i dëgjueshëm në
urdhrat e
Tu... do të jem rob i Yti, ashtu si dëshiron Ti... do të jem
ashtu
që Ti do të jesh i kënaqur me mua dhe këtë varr të ma bësh prej
kopshteve
të xhenetit... o Zot!"Ai zë i fuqishëm përsëri jehoi
në veshët e
mi:"Fund, koha jote kaloi!"Dëgjoja zërin e
dheut i cili binte mbi
dërrasat e varrit... secila goditje jehonte si
bubullimë... tërë
trupi im dridhej nga frika dhe pritja.I
dëshpëruar me lëvizje të
fundit u mundova të lëvizë nga vendi... hapa
sytë... isha në krevat,
në spital... pranë meje ishte mjeku i cili
mundohej të më zgjojë
nga kjo ëndërr e vështirë... thoshte ja tani,
kaloi kjo... ishte
vërtetë makth i rëndë.Ngadalë u ngrita në
krevatin tim... tërë trupi
im ishte mbuluar me djersë të ftohta...
ndërsa jashtë binte shi
rrëke, i përcjellur me zërin tronditës të
bubullimës.Duke mbledhur
veten pëshpërita në vete me zë të
heshtur..."O Zot, të faleminderit
Ty! Të falënderoj sa qeliza ka
në trupin tim... që më dhe shansin e
fundit që të pendohem sinqerisht,
që të bëhem rob i mirë... të
falënderoj o Zoti im!"