Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sa e madhe është feja islame që i bën kombet vllezër Sat 12 Dec 2009 - 9:23 | |
| Sa e madhe është feja Islame që i ben kombet vellezer Në vitin 1974 mora rrugen për në lindje të Turqisë. Duhej të bëja një konferencë në qytetin Xhejlanpinar të Turqisë. Gjatë rrugës nëpër të cilën kaluam, pamë fusha të gjëra, por të papërpunuara nga që populli ishte shumë i varfër dhe shumeë gjëra ishin të neglizhuar në këto vende. Gjatë asaj kohe, të mbaje ndonjë konferencë në lindje, menjëherë mobilizohej qendra e policisë, merrej leja nga policia apo nga xhandarmeria dhe personi që e mbante konferencën menjëherë po merrej në ndjekje nga afër. Kur arritëm në Xhejlanpinar isha i detyruar që konferencën ta mbaja në një dhomë të vogël brenda një shkolle me tre klasa, kaq ishte leja. Mirëpo, në këtë dhomë mund të hynin gjithsej 20-30 veta, por nga ana tjetër qytetarët e Xhejlanpinarit ishin bërë gati që të dëgjojnë konferencën. Ishte ditë pranvere dhe në këtë ditë të bukur doja që konferencën ta mbaja në sheshin e qytetit. -Nuk ishte e mundur të bëhet një gjë e tillë! Kishte urdhër medoemos të bëhej në një vend të mbyllur... E verejta nga dritarja, rrethi i shkollës ishte përplot me njerëz, ku shumica ishin gra. Shumica e grave Kurde nuk dinin turqisht, andaj e pyeta shokun që më ftoi ta mbaj konferencën: Hoxhë, këto mua nuk do të mund të më kuptojnë, jashtë nuk Janë të vendosur as altoparlante. Pse Janë mbledhur kaq shumë? Kanë dëgjuar se nga Stambolli po vinë një hoxhë, kanë ardhur qeë të të shohin ty. Atyre u mjafton vetëm ty të të shohin... U emocionova shumë. Mu dha leje që të folja afër dritares, kështu që njerëzit edhe nga brenda edhe nga jashtë kishin mundësi për të më parë. Më dëgjuan plot dy orë nën diell. Kishte shumë nga ata që i fshinin lotët e syrit. Atyre ua sqarova emrat e Allahut, ditën e gjykimit, ditën e ringjalljes, faktin që pas vdekjes do të ringjallemi përsëri dhe Profetin e të të dy botëve a.s., kurse të pranishmit po qanin. Pasi mbaroi konferenca, shkuam në një kopsht. Ishte më se i gjelbër, plot me lule, pula, qenë, mace etj., me një fjalë i ngjante tamam një fshati. Ishin shtruar sofrat në një atmosferë të bukur dhe të qetë, sigurisht që na shoqëronin edhe policët me toki-vokit e tyre. Të gjithë së bashku hanim, pinim, shëtitnim dhe po bisedonim. Një person që ishte Kurd, por që e zotëronte shume mirë turqishten dhe arabishten, e pyeta: Hoxhe, kishte njerëz të tillë që ishin prezentë në konferencë e që po qanin, edhe pse nuk mund të më kuptonin mua. Vallë a dini pse ndodhi një gjë e till? Ai më tha keshtu: Më lejo të ta puth dorën. Ishte me i moshuar se unë.Jo, më lejoni une t'ua puth dorën tuaj, i thashë. Pastaj vazhdoi. Ne konferencë t'i përmende Allahun, Pejgamberin dhe ringjalljen, kurse këto gjëra me vite këtu kanë qenë të ndaluara. Verës, në male, disave ne gjuhën kurde, kurse disa të tjerëve në arabisht ua shpjegova Islamin. Kurse dimrit, nëper stalla, duke ndenjur bashk me lopë apo dhi, përsëri u munduam t'ua shpjegojmë fenë dhe besimin. Por, frika e maleve të priste. Andaj, ai që vine një herë, herën tjetër nuk mund të kthehet më. Në pjesën tjetër, të gjitha mëkatet janë të lira. U thashë se ata duan të na largojnë nga feja, kush do le të bëhet pa fe, kurse kush të doje le të mundohet të mesojë dicka. Ja, kështu u rritëm ne, për herë të parë na erdhët ju, edhe atë nga shkolla e shtetit, u afruat pranë dritares dhe filluat të na tregoni për Allahun, Pejgamberin dhe ahiretin, edhe atë me zë të lartë. Si ka mundësi të mos qajmë? Mikrofoni përdorej vetëm për brenda në shkollë. Të jashtmit degjuan me aq sa patën mundësi dhe ua përcollën të tjerëve me aq sa patën dëgjuar. Burrat, gratë dhe fëmijët me veshje të tyre autoktone ishin mbledhur në sheshe për të parë "personin që thoshte Allah". Kishte shume nga ata që erdhën të më takojnë për të më përshëndetur, për t'u lutur dhe kishte shumë nga ata që më përqafuan... Unë jam një person që nuk di asnjë fjalë në Kurdisht. Por, nga ana tjetër iu drejtova personave që po flitnin atë gjuhë dhe u bëmë vëllezër me ta, edhe atë vëllezër më të ngushtë edhe se nga vëllai im i gjakut. Personat që dëshironin ta dëgjojnë fjalën e Allahut, në. atë shesh edhe sot e kësaj dite i kujtoj me respekt dhe plot dashuri. Hej, feja Islame sa fe e madhe që je ti, që i bën vëllezër të gjithë kombet dhe popujt. Hej, nacionalizëm sa gjë e keqe që je ti, që edhe vëllëzerit i bëneë mes vete armiq! | |
|