ALLAHU (XH.SH.) DHE MUHAMMEDI (A.S.)
PËR AGJËRIMIN DHE AGJËRUESIN
Për agjërimin e muajit të madhnueshëm Ramazan
...Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Çdo vepër e njeriut është për të, përveç agjërimit,
i cili është për Mua dhe vetëm Unë do e shpërblej për atë.”
Prandaj, nëse dikush prej jush agjëron mos të thotë fjalë të ulëta, mos ta ngrejë zërin lartë dhe mos të bëjë mëkate!
Nëse dikush besimtarin e ofendon, le të thotë se agjëron…
Kurse Pejgamberi, Muhammedi (a.s.), ka thënë:
“Era e gojës së agjëruesit është më e dashur tek Zoti sesa aroma e miskut”.
“Agjëruesi ka dy gëzime, një kur çel iftarin dhe tjetri kur të takohet me Allahun”.
Besimtarët,
të cilët me përkushtim agjërojnë, gëzimin e parë e përjetojnë për çdo
iftar. Ndërsa, gëzimin e dytë do ta përjetojnë, siç tha Pejgamberi, kur
të takohen me Allahun... Por, kur vjen kjo kjo ditë?
Kjo ditë vjen për ditë – sa’ i çelë e mshelë sytë…!