Ramazani muaj edhe i Kura`nit.Gjat muajt te Ramazanit kurani ka nje shije te vecant dhe arome te mahnitshme. Kurani gjatë muajit të Ramazanit na bën që ta kujtojmë fillimin e zbritjes se tij si dhe kohen kur vet muhammedi a.s. ne ket muaj e e mesonte dhe e lexonte Kuranin perpara Xebrailit a.s.tij ato,e me pas vazhduan ehd sahabet,tabiinet etjqe te vene ne jeten e tyre leximin dhe praktikimin e Kuranit,gje kjo qe ka arritur deri ne ditet tona,ku gjat muajt te ramazanit neper cdo xhani lexohet Kurani(mukabele),me shpres qe Allahu xh.sh. te leshon meshiren e Tije edhe me teper.
Transmetohet në hadithe të vërteta nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka thënë mbi vlerën e leximit të Kuranit: "Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues në Ditën e Kiametit për ithtarët e tij.” (Transmeton Muslimi)
Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo shkronje i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” (Termidhiu)
Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Më i miri prej jush është ai cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)
"Lexoni “zehravejn” (suret El-Bekare dhe Ali Imran), ngase këto dyja do të vijnë Ditën e Kiametit sikurse dy re apo si dy grumbuj zogjsh të rreshtuar duke i bërë hije pronarit të tyre Ditën e Kiametit.”
“Ai që lexon Kuran me përpikëri është me melaiket e ndershëm. Ai që lexon duke i ardhur vështirë, e ka shpërblimin e dyfishuar.” (Buhariu dhe Muslimi)
Kur vinte muaj i bekuar i Ramazanit sahabet aq shum lexonin kuranin sa qe zemrat e tyre u rrenqetheshin,ku edhe vet Kurani famelart thot:
E besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.Thuhet se kur ka ardh muaj i Ramamzanit Imam maliku eshte terhjekur nga angazhimet tjera vetem e vetem te miret me leximin e Kuranit.
Shtëpitë e muslimanit gjatë muajit të Ramazanit gumëzhinin si shushurima e bletëve, shendritnin nga Kurani dhe mbusheshin me kënaqësi shpirtërore nga leximi i Kuranit dhe e lexonin atë me texhvid (lexim me të gjitha rregullat, lexim të drejtë e të plotë), ndalonin në çudirat e tij, qanin nga këshillat e tij e gëzoheshin nga përgëzimet e tij, frikësoheshin nga kërcënimet e Tij dhe vepronin sipas urdhrave të tij dhe ndaleshin në kufijtë e tij.
Qëllimi kryesor i Kuranit është që njerëzit t'i udhëzojë në rrugën e drejtë të Allahut të Lartësuar,sepse eshte Udhezues.
Kurani Kerimi është dritë, shërim për zemrat, dituri, kulturë, civilizim argument i qartë.
Kurani Kerimi është jetë dhe shpëtim, shkëlqim për shpirtrat, shpërblim dhe forcim per shpirtin dhe trupin.
Kurani është mësim hyjnor, ligj i Allahut, urtësi e përjetshmedhe e pashtershme.
A ka mundësi që ne të jetojmë me Kuranin Kerimin në Ramazan, por edhe pas Ramazanit? A thua mund ta kuptojmë madhërinë e këtij libri, që ta mbushim jetën tonë plot kënaqësi me Kuran Kerim dhe që rrugën tonë në errësirë ta ndriçojmë me Kurani Kerimin, që të shkëlqejmë me të?
Allahu na e bëftë të mundur t'i realizojmë të gjitha këto!
Me respekt
Uzeir Ibrahimi.