Kaloi gjysma, kaloi shumë
Të dashur vëllezër muslimanë:
Dal ngadal kaloi gjysma e muajit të bekuar duke i marrë me vete regjistrat e veprave tona. Për këtë shkak mendoj se ka ardhur koha të ndalemi dhe të analizojmë se bashku veprat që deri tani i kemi bërë. Muslimani i mençur vazhdimisht bën llogarinë e veprave ashtu siç bën llogari tregtari koprrac me ortakun e tij. Po t’i dhuroj këto pytje të qarta duke shpresuar se përgjigjet e tua do të janë poashtu të qarta dhe mbi gjithë të sakta, përgjigje që janë në pajtim me realitetin.
1) A agjërove ashtu si duhet me nijjet për All-llahun, duke u larguar prej mëkatëve?
2) A ishe prej atyre që rregullisht falin namazin së bashku me muslimanët?
3) A ishe njëri prej garuesve që bënin gara në vepra të mira (duke përgatitur iftar për agjëruesit,duke shpenzuar për vejushkat dhe jetimët, duke thirrë në rrugen e All-llaht?
4) Sa hatme të Kur’anit ke lexuar?
5) Prej sa prej veseve të këqia je larguar?
6) A ke menduar për ata që All-llahu çdo natë i liron prej zjarrit a mendon se ti jë një prej atyre që All-llahu do t’i liron prej zjarrit të xhehennemit?
7) Sa cilësi të mira i përfitove?
8) A je akoma ashtu i gëzuar dhe i mallëngjyer për muajin e Ramazanit siç ishe në fillim?
9) A po ndihesh akoma i fortë, i freskët dhe i gatshëm për adhurime si në fillim të Ramazanit apo edhe ti të ka goditur përtacia dhe plogështia siç ndodhë me shumë muslimanë?
Pytjet janë të shumta dhe njeriu më i sinqertë është më i përpikët në vetllogarinë e tij.
Ai që akoma është në hajr dhe akoma është prej të parëve në garat e Ramazanit le të falënderon All-llahun dhe le të merr myzhden që All-llahu ia ka dhënë.
Lum për të, lum për të. I qoftë për hajr falja e mëkatëve, lirimi prej zjarrit, shumëfishimi i shpërblimit. Lë të gëzohen sepse të tillët do të janë banorët e kopshteve të xhennetit nëper të cilët rrjedhin lumenj.
A që vëren mangësi të dukshme në punë dhe ulje e aspiratave dhe pretendimeve le të shfrytëzon atë që ka mbetur prej Ramazanit... ka mbetur edhe pak kohë edhe pse fundi i tij në mënyrë të shpejtë po afrohet.
O miskin shumë prej të devotshmëve akoma kanë frikë se do të denohen me zjarr e ti në neglizhencën tënde vazhdon në lajthitje.
Frigohen që të mos hudhen në zjarr nga Sunduesi i Madhëruar.
A nuk po dëgjon, a nuk erdhi koha që këshillat të gjejnë vendin në zemrën tënde!? Po të ishte zemra yte e gjallë do të shkrihej nga dhimbja, pendimi dhe brejtja e ndërgjegjes. Ah sa shumë sevape i humbe, sa çaste të bekuara në të cilat All-llahu i falë mëkatet nuk i shfrytëzove, sa kohëra në të cilat All-llahu i pranon duatë të ikën!
Të dashur: A nuk kemi dëshirë që All-llahu të na i fal mëkatët dhe të na shpëton prej zjarrit të xhehennemit? T’i shfrytëzojmë pra ditet që kanë mbetur sepse ai që përmirësohet në ditet që kanë mbetur All-llahu do t’ia përmirëson ato që kaluan.
Ti kthehemi vetës me sinqeritet duke i analizuar veprat me përpikshmëri. Të largohemi prej mëkatëve duke i shtuar veprat e mira. Të bëhemi më të sinqertë me All-llahun të vendosur që të përfitojmë vepra të mira. Mëshira e All-llahut është e gjërë.
Thuaj: "E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?" Thuaj: "Vetëm e All-llahut". Ai ia përcaktoi mëshirën Vetes.
O All-llah mos na privo nga mëshira yte. Amin