10 keshilla per gruan ndaj burrit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun subhane we teala. Paqja dhe
shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe
mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Menjëherë pas të drejtës që ka Allahu i lartësuar dhe i Dërguari i tij
saws për një femër është e drejta që ka bashkëshorti mbi të. Duke qenë
që burri ka shumë të drejta mbi bashkëshorten Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem) ka thënë:
“Nëse do të lejohej qe t'i bëhej sexhde tjetër kujt përveç Allahut do të
lejohej që gruaja t'i bënte sexhde burrit të saj. Transmeton Tirmidhiu.
Motër e dashur, ki parasysh këto këshilla:
1. Duhet të mjaftohesh me pak e të jesh e kënaqur. Në kohët e para disa
gra kur dilnin burrat e tyre nga shtëpitë i thoshin atyre: “Bëj kujdes e
mos na sill në shtëpi pasuri të fituar në rrugë haram, sepse ne mund
t'i durojmë urisë, por nuk mund ta durojmë dot zjarrin e xhehenemit."
2. Mos e kundërshto kurrë burrin tënd, mos e ngri kurrë zërin ndaj tij
dhe mos u anko për të tek familja jote. Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem i ka thënë një femre: “Si sillesh me burrin tënd, sepse ai është
xheneti dhe xhehenemi yt." Nesaiu, Ahmedi, Shejhu ka thënë se është
hadith i mirë.
Motër muslimane që do të bëhesh nuse!
Ku janë ato gra që i mësojnë burrave të tyre që të frikësohet nga Allahu subhane we teala dhe i ndihmojnë ata për këtë?
Ku janë ato gra që nuk i mërzisin burrat e tyre dhe nuk i nënçmojnë ata?
Ku janë ato gra që janë të rregullta me namazin e tyre dhe janë të vazhdueshme në dua e respektojnë normat e fesë?
Ku janë mbesat e atyre grave të devotshme? Bëhu dhe ti njëra prej tyre.
3. Mos kërko nga bashkëshorti yt që të marrë në shtëpi shërbëtore,
sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë vajzë të re se kjo mund të bëhet
shkak për ndarjen tënde.
4. Dije se e drejta që ka burri mbi ty qëndron mbi të drejtat që kanë të
gjithë të afërmit e tu. Nëse përplasen të drejtat e personave të
ndryshëm me të bashkëshortit, atëherë ti jepi përparësi bashkëshortit e
mos u mashtro me të tjerët.
5. Bëj kujdes ndaj pasurisë së burrit e ruaje atë. Mos nxirr nga shtëpia
as gjë pa lejen e tij. Nëse i jep dikujt sadaka me lejen e burrit
atëherë nga kjo sadaka përfiton edhe ti shpërblime. Ndërsa nëse jep pa
leje ai merr sevap e ti merr gjynah.
6. Qëndro larg nga të gjithë ato komshije dhe shoqe që mundohen të
përshpëritin ty për burrin tënd, që dëshirojnë t'ju përçajnë dhe që
mundohen ta nënçmojnë burrin në syrin tënd.
7. Bëj durim ndaj padrejtësive që të bën burri. Bëj kujdes me sjelljen
tënde ndaj tij kur je e mërzitur e mos u nervozo. Sepse nëse sillesh
kështu pasi të kalojë mërzia do të kalosh në kënaqësi.
Dije këtë se problemet e familjes shtohen vetëm si shkak i inatit,
krenarisë dhe mendjemadhësisë. Prandaj mos e prish folenë si shkak i
mendjemadhësisë, krenarisë dhe kokëfortësisë.
8. Kur të ftojë burri në shtrat, sido që të jenë kushtet, përgjigju
ftesës së tij. Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thënë: “ Nëse një
burrë e fton gruan e tij në shtrat e ajo nuk vjen, atëherë atë grua e
mallkojnë melaiket deri në mëngjes."
9. Mos i trego bashkëshortit tënd për cilësitë e as një femre tjetër,
sepse Pejgamberi salallahu alejhi ue selam e ka ndaluar këtë kur ka
thënë: “Asnjë femër mos t'i flasë bashkëshortit të saj për cilësitë e
ndonjë femre tjetër, sikur ai të ishte duke i parë ata cilësi."
Muttefikun alejh.
10. Ti në shtëpinë e burrit ke përgjegjësi për ato që ke poshtë vetes.
Prandaj urdhëro për të mirë e ndalo nga e keqa. Mos prano që në shtëpi
të gjendet diçka që bie ndesh me fenë e Allahut subhane we teala. Dije
se nuk ka bindje ndaj krijesës kur të shtyn në kundërshtimin e
Krijuesit.