Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_lcap96%Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_lcap0%Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_lcap0%Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_lcap0%Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_lcap1%Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_lcap2%Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Burim-Sherifi
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
Burim-Sherifi


Numri i postimeve : 760
Data e regjistrimit : 02/05/2010
Mosha : 44
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! Empty
MesazhTitulli: Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve!   Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve! I_icon_minitimeTue 21 Sep 2010 - 13:52

Shkaqet e rënies së një populli gjithnjë janë të ndërlikuara dhe të shumëllojshme. Mund të fajësohen prijësat, institucionet, rrethanat ekonomike të një po-pulli, etj.


Mirëpo, shikuar nga një këndvështrim tjetër, mund të thuhet se populli është i paarsimuar dhe e ka kapluar letargjia shpirtërore. Historia s’është shkencë ekzakte, siç janë shkencat natyrore, ajo ka ligjshmëritë e saja, por jo të atilla që me siguri të mundet të parashikojë rrjedhën e ngjarjeve, apo të shpjegojë me saktësi atë që ka ndodhur. Historia është rrëfim mbi jetën, ndërsa jeta i shpreh manifestimet e lirisë, spontanitetit, paparashikueshmërisë. Pra, jeta mbetet fshehtësi. Nuk mund të ketë përgjigje të sigurtë dhe të plotë pse një popull është i prapambetur.Mund të diskutohet për dekadencën e muslimanëve në kohëra më të hershme vetëm nga këndvështrimi i brendshëm islamik, duke marrë parasysh autenticite-tin hyjnor të mësimeve islame, të cilat kërkojnë sjellje dinamike të pasuesve të tyre, ndërsa në krahasim me popujt e tjerë muslimanët do të mbeten prapa kah shekulli XVII.Në këtë libër një pjesë ua kemi kushtuar dukurive dekadente që e kanë përfshirë gjithë botën islame dhe kanë të bëjnë me të kuptuarit e Kur’anit, Sunnetit dhe mënyrën e interpretimit të tyre në shekujt e mëvonshëm.Pastaj i kemi bërë një vështrim të shkurtër edhe historisë sonë kombëtare, posaçërisht asaj prej depër-timit osman në trojet tona e deri në ditët e sotme duke u munduar që t’i zbulojmë dhe shpjegojmë momentet më të rëndësishme që kanë luajtur rol dekadent, stag-nues e antiislam për popullin tonë. Ka momente dhe situata që kanë qenë të imponuara nga të tjerët, por ka të atilla që edhe ne si subjekt vetë i kemi stimuluar.Pastaj kemi numëruar disa dukuri joislame te shqiptarët që për ne janë edhe dekadente, që kanë mbetur nga e kaluara, ose që janë si rezultat i mënyrës së të jetuarit sipas normave evropiane.Nëse popullata muslimane është e prapambetur dhe nuk e ndjek Islamin, nuk mund të themi se Islami është fajtor për prapambetjen e saj. Madje nëse e humbim rrugën s’mund ta fajsojmë udhëheqësin të cilin nuk e kemi ndjekur.Mësimet e pastra të Islamit gjithnjë nxitën në përparim të gjithëmbarshëm, gjë që e vërteton historia e hershme e tij. Pra me largimin nga mësimet e mirëfillta të Islamit paraqitet dekadenca ndër muslimanët. Këtu do të bëhet fjalë për dekadencën e muslimanëve dhe mënyrën si të dilet prej saj.Që ky libër të shohë dritën e botimit, më kanë dhënë kurajo shumë shokë, disa prej të cilëve më kanë ndihmuar dhe më kanë dhënë sugjerime që libri të jetë sa më tërheqës për lexuesin. Të gjithëve u jam mirënjohës dhe e lus All-llahun xh.sh. që t’i shpërblejë me të mira. AutoriPËRPARIMI I MUSLIMANËVE TË PARËFaktorët që i çuan në përparim të gjithmbarshëm gjeneratat e muslimanëve të parë, nuk duhet kërkuar askund tjetër përveç Islamit. Kjo dëshmohet me faktin se arabët para Islamit nuk bënin ndonjë hap përpara në ndonjë sferë të jetës, përveç oratorisë. Kishin besim politeist të shoqëruar me shumë bestytni. Imoraliteti ishte në kulm. Ishin të raskapitur nga luftërat ndërfisnore. Vazhdimisht ishin vazalë të ndonjërës perandori fqinje.Me pranimin e Fesë Islame, e cila iu shpall njerëzimit nga All-llahu xh.sh. me anë të pejgamberit të fundit, Muhammedit alejhisselam, në një periudhë 23 vjeçare (ndërmjet viteve 610-632), arabët fillojnë një jetë të re. Pranojnë besimin e pastër në Zotin e vetëm, All-llahun xh.sh. Kur’ani, si libër i shpallur, i vuri bazat e ligjislacionit dhe moralit. Ndërsa vëllazëria islame e ndërpreu luftën vëllavrasëse në mesin e arabëve. Ajeti (citati) kur’anor: “Me të vërtetë muslimanët janë vëllezër” (Huxhurat, 10), iu dha atyre forcë që pas disa dekadave të bëhen faktorë me rëndësi në skenën botërore. Gati secili popull që ka pranuar Islamin ka përjetuar mirësitë e këtij parimi islam në ruajtjen e unitetit të brendshëm kombëtar dhe në përballimin e tendencave asimiluese nga jashtë. (Kjo sidomos vlen për shqiptarët. Më gjerësisht për këtë do të bëhet fjalë në kapitullin: “Shqiptarët pranojnë Islamin”).Ndërkaq, për çështjet e kësaj bote dhe të gjithësisë, Kur’ani nxitë që të shfrytëzohen eksperimentet dhe përvojat historike të popujve të mëparshëm.“A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar? Edhe qiellin se si është ngritur lart! Edhe kodrat se si janë venduar! Edhe tokën se si është shtruar!” (El-Gashije, 17-20).“O turmë e xhineve dhe e njerëzve nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiellit e të tokës, depërtoni pra, por nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë” (Rrahman, 33).“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë” (Jusuf, 109).Duke u bazuar në këto ajete kur’anore, e të ngjashme me këto, muslimanët njëqind vjet pas shpalljes, në Lindje kishin arritur deri në Kinë, kurse në Perëndim arritën para dyerve të Parisit. Ata u dhanë pas studimit të shkencave të ndryshme. Kështu në vitin 850 në Shtetin Islam ke mundur t’i numërosh 34 spitale. Pranë halifëve abasidë ishin tubuar shkencëtarë të profileve të ndryshme. Në vitin 891 Bagdadi ka pasur më se njëqind biblioteka por edhe nëpër qytetet e tjera numri i tyre ka qenë tejet impozant. Biblioteka e Azizit në Kajro ka numëruar 600 mijë vëllime, 6.500 nga matematika dhe 1.800 nga filozofia. Në vitin 974 themelohet Universiteti i Az’harit në Kajro i cili gjatë gjithë kohës është zgjeruar dhe sot luan rol të rëndësishëm në arsimimin e botës islame. Në vitin 1065 themelohet në Bagdad Universiteti “Nidhamije” ku ligjëroheshin në mënyrë të barabartë shkencat fetare dhe ato filozofike.[1]Hartëing Hirschfeldi thotë: “Nuk ka pse të habitemi kur thuhet se Kur’ani është burim i shkencave. E gjithë ajo për të cilën foli Kur’ani, për tokën, jetën njerëzore, tregtinë dhe zejet, ka qenë temë studimi e dijetarëve dhe komentatorëve (mufesirëve). Ata i bënë vështrim atij në veprat e tyre. Kjo hapi shtigje të reja për hulumtimin dhe studimin e tij. Prej rrugës së tij u përgatitën rrugët e përparimit të muslimanëve në fusha të ndryshme të jetës”.[2]Në mënyrë të veçantë duhet theksuar përparimin e muslimanëve, sidomos prej fillimit të shpalljes e deri në shekullin XII, por kjo nuk do të thotë se edhe pas kësaj periudhe nuk ka pasur momente të ndrishme dhe dijetarë që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar.PËRPARIMI NË JURISPRUDENCËMuhamedi alejhisselam kur u shpërngul prej Mekës në Medinë, në vitin 622 miladi, bëri marrëveshje me shkrim midis muhaxhirëve dhe ensarëve. Më vonë kjo marrëveshje u plotësua me nene të reja për hebrenjtë dhe fiset e tjera. Mendohet se kjo kushtetutë e “qytet-shtetit” të Medinës është kushtetuta e parë e shkruar në botë.[3]Muhamed Shejbani (vdiq 189/ 804) nxënës i Ebu Hanifes, ka shkruar librin “Es-Sijer” ku midis tjerash shqyrton edhe problemet e të drejtës ndërkombëtare. Ky është libri i parë i cili trajton një çështje të këtillë dhe i cili ua tejkalon për disa shekuj librave të këtij lloji në Perëndim.[4]PËRPARIMI NË LETËRSINjëri ndër tregimet e bukura është edhe “Haj bin Jakdhan” - “I gjalli i biri i të zgjuarit”, i shkruar në Spanjën islame nga autori i njohur, Ibën Tufejli (v. 1185 m.). Ky është një tregim simbolik dhe trajton pajtimin ndërmjet fesë dhe fillozofisë. Spanjoli Gracian shkruan një tregim duke u bazuar në librin e Ibën Tufejlit. Prej këtij libri më vonë janë frymëzuar filozofët gjermanë Lesingu (v. 1781) dhe Hegeli (v. 1831).[5]Tregimet "1001 netë" kanë frymëzuar shumë shkrimtarë evropianë, gjë që edhe sot e kësaj dite janë tregime atraktive.[6]Israja dhe Mi’raxhi, që janë trajtuar shumë në shkrimet e mistikëve muslimanë, janë frymëzim për veprën e njohur nga renesansa “Komedia Hyjnore”. Orientalisti Miguel Asin Palacios për Komedinë Hyjnore të Dante Aligierit thotë: “Dante konceptin e tij të Komedisë Hyjnore e ka marrë nga burimet islame, nga tregimi për udhëtimin e Muhammedit (a.s.) prej Kabes (në Mekë) për në Mesxhidi Aksa (në Jerusalem), dhe pastaj është ngritur lartë në qiell ku janë parajsa dhe ferri dhe që më vonë është përcjellë me legjenda islame.[7] PËRPARIMI NË FILOZOFI DHE PSIKOLOGJIFilozofi musliman, Ibën Sina (Avicena) ka dhënë kontribut të dukshëm në zhvillimin e metodës ekspe-rimentale. Roxher Bekoni, duke ndjekur metodën e tij dhe të filozofëve tjerë muslimanë, e ka studiuar natyrën dhe dukuritë e saj dhe i ka vënë themelet e metodës eksperimentale. Kështu që vepra e tij “Opus majus” nuk është kurrgjë tjetër përveçse imitim i veprës së Ibën Sinasë, “Esh-Shifa”, të cilën ai shumë mirë e ka njohur dhe e cila karakterizohet me llojllojshmërinë e studimit të natyrës dhe me studimin e problemeve matematikore si dhe me studimin e problemeve filozofike dhe teologjike.[8]Ibni Ruzhdi i ka studiuar veprat e Aristotelit dhe i ka zgjeruar duke i komentuar ato, posaçërisht ka punuar në teorinë e kauzalitetit. Aristoteli, të cilin sot e njeh Evropa, është pikërisht ai që e ka komentuar Ibni Ruzhdi. Fahrudin Raziu, i cili është një ndër komentatorët më të mëdhenj të Kur’anit, ka dhënë kontribut të vlefshëm edhe në fushën e mjekësisë. Librat e tij një kohë të gjatë janë përdorur nëpër universitetet e Evropës. Ai sidomos dallohet në psikologji. Një musliman i cili ka specializuar psikologjinë në Amerikë, kur është kthyer në tokat islame dhe pasi ka lexuar një libër të Fahrudin Raziut ka thënë: “Habitem, e tërë ajo që e kam mësuar në universitetet amerikane është e mangët, bile edhe termat janë të frikshëm. A është e vërtetë se ky libër daton prej vitit 606 hixhrij (shek. XIII). A është e mundur që ky libër të jetë shkruar disa shekuj para se të lind Frojdi dhe themeluesit e shkollave të ndryshme psikologjike”.[9]PËRPARIMI NË SHKENCAT NATYROREEdhe në këtë fushë kontributi i muslimanëve është i madh. Matematikani i famshëm, Ibni Ahmedi, ka bërë revolucion në shkencën e matematikës me zbulimin e numrit zero, përdorimin e së cilës e propozon në veprën e tij “Çelësat e shkencës”. Nocionet: sinusi, kosinusi, tangjensi dhe kontangjensi, binomi, trigonometria sferike, i kanë futur në përdorim arabët muslimanë.[10]Biruni, me shumë precizitet, e ka caktuar peshën specifike të 18 metaleve deri në decimalin e katërt e që nuk dallohet aspak nga llogaritë më të reja të kohës sonë ku përdoren instrumentet më të përsosura.[11]Shumë historianë, Ibën Hajthemin e numërojnë ndër fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e posaçërisht në fushën e optikës. Evropa e njeh me emrin Al-Hazin. Ai e ka praktikuar metodën eksperimentale dhe induktive dhe njihet si anticipues i Bekonit dhe shkencëtarëve tjerë evropianë. Ai para evropianëve ka zbuluar barometrin dhe ndikimin e shtypjes atmosferike. Po ashtu ka dhënë kontribut në fushën e gravitacionit.[12]Në fushën e detarisë muslimanët shumë kohë para evropianëve kanë ditur të orientohen në det të hapur gjatë natës me ndihmën e yjeve. Po ashtu i kanë ditur karakteristikat e Oqeanit Indian. Posaçërisht shquhet detari Shihabuddin Ahmed ibën Maxhid. Vasko de Gama, i cili ishte nisur për në Indi, mezi e kaloi Kepin e Shpresës së Mirë në jug të Afrikës dhe kur arriti në brigjet e Kenisë së sotshme u ndal disa javë dhe hamendej për të vazhduar lundrimin më tej, sepse nuk kishte njohuri për Oqeanin Indian. Pikërisht ky detar musliman që posedonte njohuri për Oqeanin Indian dhe kishte hartë detare me sistem të koordinatave dhe astrolab prej metali e udhëhoqi marinarin e shquar portugez për në Indi.[13]PËRPARIMI NË KULTURË DHE CIVILIZIMNë Ballkan traditën e përdorimit të ujit për qëllime higjienike e kanë sjellë turqit. Sarajeva e fitoi ujësjellësin 378 vjet para Vjenës dhe 148 vjet para Londrës.[14]Fjalët çeshëm, peshkir, dyshek, jorgan, jastuk, që shprehin kulturën elementare, në gjuhët e popujve ballkanikë kanë ardhur nga orienti islam. Muslimanët para katërmbëdhjetë shekujve ritual fetar kanë patur së paku një herë në javë të pastrojnë tërë trupin (gu-sël) dhe disa herë në ditë t’i pastrojnë pjesët e trupit që më tepër kanë kontakt me ndytësitë (abdest). Kjo ka nxitur që muslimanët të ndërtojnë ujësjellës, shadërvane, çeshma publike, hamame, etj. Përderisa evropianët deri në shekullin XIX nuk posedonin njohuri për gjëra të këtilla, mbreti francez Henriku IV më tepër është dalluar në këtë drejtim. Po ashtu muslimanët ritual fetar e kanë pasur pastrimin e dhëmbëve dhe të gojës, ndërsa kjo për evropianët ishte gjë e çuditshme. Këtu do të shërbehemi me një anekdotë, kur turqit e rrethuan Vjenën ata me çudi i kanë shikuar ushtarët turq duke i pastruar dhëmbët me misfaq, dhe mendonin se ushtarët turq i mprehnin dhëmbët që ta hanë e ta shkyejnë ushtrinë vjeneze.[15]Kjo është periudha kur muslimanët të nxitur nga mësimet kur’anore për kërkimin e diturisë dhe studimin e fenomeneve të ndryshme dhanë kontribut të çmuar në shumë lëmi shkencore. Për këtë qëllim ata i shfrytëzuan edhe të arriturat e popujve të tjerë, duke i përkthyer veprat e tyre nga lëmi të ndryshme shkencore, duke i përpunuar dhe zhvilluar edhe më tej. Këtyre shkencave u dhanë ngjyrë islame dhe i shfry-tëzuan për përkrahjen e idealeve të tyre të Islamit.Pas kalimit të kësaj periudhe, në periudhën e prapambeturisë së muslimanëve, jomuslimanët e rrëmbyen trashëgiminë e shkencëtarëve dhe të dijetarëve muslimanë, e integruan atë në botëkuptimet e veta, i zhvilluan disciplinat e ndryshme shkencore, u shtuan atyre disa ndihmesa të rëndësishme dhe i shfrytëzuan dituritë e reja për dobitë e veta.[16]Kjo periudhë e artë islame (prej shek.VI deri në shek. XII) është para kohës kur shqipëtarët e kanë pranuar masovikisht Fenë Islame.[1] L.S.B “Pse muslimanët janë të prapambetur" Takvim, Prishtinë.[2]Cituar sipas Ebul-Hasan Ali en-Nedevij, në librin “Islami”, f. 82, Shkup 1998.[3]Nijaz Shukriq, Povijest Islamske Kulture i Civilizacije, f. 163, Sarajevë 1989.[4] Mr. Fikret Karçiq, Istorija šeriatskog prava, f. 52, Sarajevë 1987.[5] Grup autorësh, Arabsko-islamski uticaj na evropsku renesansu, f. 81, Sarajevë 1987.[6]Po aty, f. 84.[7] Po aty, f. 88.[8] Po aty, f. 120.[9] Dr. Taha Xhabir Ulvani, Kriza e mendimit bashkëkohor, f. 54, Shkup 1997.[10] L.S.B. Pse muslimanët janë të prapambetrur, Takvim, Prishtinë, f. 120.[11]Grup autorësh, Arapsko islamski uticaj na evropsku renesansu, f. 157, Sarajevë 1987.[12]Po aty, f. 169.[13]Po aty, f. 211.[14] L.S.B., Pse muslimanët janë të prapambetrur, f. 115, Takvim, Prishtinë.[15] Abdullah Dervisheviq, Ruajtja e shëndetit dhe higjiena personale në hadithët e Muhamedit a.s, Takvim, f.122, Prishtinë 1982.[16]Dr. Ismail R. Faruki, Islamizimi i diturisë, f. 32, Shkup 1992.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkaqet e Prapambeturise se Muslimaneve!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkaqet e lumturis
» Shkaqet qė ndihmojnë për faljen namazit të natës
» Përshkrimi i zjarrit te xhehennemit dhe shkaqet qe te cojne tek ai
» Shkaqet që e fusin njeriun në Xhenet - Sh.Megamsi
» Dhjetë shkaqet për një jetë të lumtur bashkëshortore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: