Me shenjat e vogla te fundit te Botes,nenkuptojm lajmrimet te cilet na ka bere Profet Muhamed s.a.v.s. Ata shenja do ta hapin nje kapitull te ri,fillimin e fundit te kesaj bote,apo do te tregojn fillimin e shpejt te shenjave te medha per ardhjen e dites se kijameti.All-llahu xh.sh ne nje Ajet kur'anor thot:''Po ata a presin tjeter , pervec kijametit i cili do tu vije befas, e parashenjat e tij tashme kane ardhur (Muhamed 18)''.Kurse Pejgamberi s.a.v.s ne nje hadith, ne pyetjen e Xhibrilit per fillimin e fundit te botes u pergjigj duke thene: "I pyeturi nuk di me shume sesa pyetesi" Xhibrili tha: "Me njofto per parashenjat e tij?" Muhamedi a.s u pergjigj: "Kur roberesha te linde zonjen e saj, kur te shohesh kembezbathurit, barijte e varfer duke garuar ne ndertimin e shtepive." pra keta jan vetem si parashnja per ardhjen e shenjave te medha.
Pra si shenje e madhe e ardhjes se Kijametit eshte edhe lufta e pritur,apo e quajtur me emrin Armagedon,te cilet kjo betej do te zhvillohet ne mes neve muslimanve dhe nje pale tjeter e panjohur.Pegamberi s.a.v.s thot:''Do të arrini marrëveshje me romakët dhe ju bashkë me ata do të luftoni kundër një armiku të përbashkët.Do të fitoni luftën dhe do të arrini placka lufte pastaj do të arrini në një livadh kodrinor ku njëri prej romakëve do të ngrejë kyrqin e do të thotë : "Fitoi Kryqi" atëherë do të ngritet një musliman dhe do ta vrasë atë.Do të pasojë tradhtia e Romakëve dhe do të vijë deri në një betejë e përgjakshme.Ata do të tubohen nën
tetëdhjetë flamuj, ndërsa në secilin flamur do të ketë 12000''.
Pra duke i hedhur nje veshtrim hadithit te lartepermendur na muslimant do te behemi aleat me
bizantinet qe jan Europa dhe Amerika nje gje te cilet eshte duke ndodhur,aman pala tjeter qe do ti luftojm na muslimant me bizantinet per neve eshte nje mister dhe e pa njohur.Pejgamberi s.a.v.s thot:''Armik nga ata''.Per sa u perket hebrejve na nuk kemi informata se çfar rroli do te luajn ne kete luft,por eshte e sigurt se ata do te ndezin zjarrin e betejes ne te cilet do te vdesin 2/3 e hebrejve ashtu siç pretendojn vet ithtaret e librit.
Dhe vjen Imam Mehdiu si hallk qe lidh shenjat e vogla me ato te medhajat te kijametit Pejgamberi s.a.v.s ne nje hadith reth ardhjes se mehdiut thot:''Mehdiu është prej meje, me ballë të gjerë, me hundë të zgjatur dhe të lakuar.Do të vendosë në tokë drejtësi dhe mirëqënie pasi që ishte mbushur me padrejtësi dhe tirani.Do të udhëheqë shtatë vjet".
Ndersa ne nje hadith tjeter qe trsmeton muslimi Pejgamberi s.a.v.s thot:''Nuk do të vijë fundi i botës derisa romakët nuk vijnë prej El-Amakut(rajon ne siri ), dhe në pritje do të niset ushtria e Medinës, banorët më të mirë të tokës në atë kohë.Kur ata të rënditën në rreshta, romakët do të thonë: Na leni neve dhe ata të cilët na kanë thirrur që të luftojmë kundër tyre.Muslimanët do të përgjigjen"Jo pasha Allahun, nuk do të jemi neutral ndërmjet jush dhe vellezërve tanë!.. Kur mehdiu të vijë me ushrinë e tij në Sham, do të paraqitet Dexhalli, ndërsa muslimanët do të radhisin safët për kohën e namazit dhe do të zbresë Isa a.s biri i Merjemes.(Muslim)
Pra ne e lusim All-llahun xh.sh qe te na bej prej atyre qe e permendim shum,dhe mby ate te cilet ka caktuar ligje mby siperfaqen e tokes,rregulla te cilet jan zbatuar dhe do te zbatohen edhe ne te ardhmen AMIN
prg:
Hfz Zudi Fejzuli