Kush është në linjë | 176 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 176 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Thu 30 Sep 2010 - 11:10 | |
| Klinton: 'SHBA dhe BE do të ndihmojnë dialogun Prishtinë Beograd' Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton do të shkojë në Ballkan nga mesi i tetorit, me ndalesa në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Bruksel. Zonja Klinton u takua dje me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton, për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshi edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe BE së për të ndihmuar në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe e konsiderojnë atë si gurthemel të paqes globale. Zonja Klinton theksoi se të dy palët mbeten të përkushtuara ndaj integrimit euro atlantik të Ballkanit dhe janë të gatshme të ndihmojnë në dialogun Prishtinë Beograd. "Shtetet e Bashkuara i mirëpresin përpjekjet e BE së për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën të zgjidhin çështjet e tyre praktike. Unë do të udhëtoj në rajon pas 10 ditësh, dhe ne kemi diskutuar se si mund t'i zgjerojmë marrëdhëniet jo vetëm në nivelet e larta por edhe në terren". Shefja e politikës së jashtme në BE, Kethrin Ashton tha se Ballkani ka disa çështje që kërkojnë vëmendje. "Duam të shohim përparim në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Rëndësia e ndryshimit të rezolutës nga presidenti Tadiç dhe mbështetja për këtë rezolutë nga kryeministri Thaçi është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian". Zonja Ashton tha se është shumë e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të ecin përpara. "Ne të gjithë duhet të angazhohemi në këtë proces, dhe të kemi një dialog konstuktiv për të gjetur rrugën në të cilën do të ecim përpara. Dhe për mua, kjo rrugë, për të dy palët është e ardhmja evropiane". Sekretarja Klinton tha se SHBA dhe BE janë të përkushtuara për të dhënë ndihmën e tyre në dialogun Prishtinë Beograd. "Ka çështje të vështira për t'u zgjidhur. Por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë të gatshme të ndihmojnë dhe të ndërmjetësojnë bisedimet për t'u gjetur zgjidhje këtyre çështjeve". Sekretarja Klinton tha se është e rëndësishme që të dy palët të kenë në mendje të ardhmen evropiane si objektivin kryesor. Palët duhet të shmangim mosmarrëveshjet, tha zonja Klinton dhe të përqendrohen tek e ardhmja. U takon udhëheqësve dhe popujve të vendosin të ecin përpara. Sekretarja Klinton do të udhëtojë në rajon pas 10 ditësh. QIK | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Forcat sllovake do të tërhiqen nga Kosova deri në fund të vitit Thu 30 Sep 2010 - 11:14 | |
| Autoritetet sllovake aprovuan tërheqjen e forcave ushtarake nga Kosova deri në fund të vitit, me çka do të mundësohet dërgim i forcave plotësuese në Afganistan, lajmëroi Frans Press, duke iu referuar kumtesës së Ministrisë sllovake të Mbrojtjes. Në këtë moment, Sllovakia në Kosovë disponon 140 ushtarë, ndërsa në Afganistan rreth 300. Ende nuk është e njohur se për sa ushtarë do të rritet kontingjenti në këtë vend të Azisë Qendrore. Makfaks | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Trendafil Ivanovski do të dalë me qëndrimin e tij për procesin e lustrimit Thu 30 Sep 2010 - 11:15 | |
| Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafill Ivanovski për të cilin Komisionit për lustrim dje miratoi konstatim përfundimtar se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta, sot organizon takim me gazetarët. Gjatë takimit, siç paralajmëruan nga Gjykata Kushtetuese, do të përgjigjet në të gjitha çështjet lidhur me procesin e lustrimit, kredibilitetin dhe sulmet mbi Gjykatën Kushtetuese. Komisioni për verifikimin e fakteve, pas tre ditësh nga fjalimi publik i Ivanovskit para anëtarëve të Komisionit, dje mori vendim të njëzëshëm se Ivanovski ka bashkëpunuar me shërbimet e fshehta. Komisioni ia dorëzoi vendimin Ivanovskit dhe ai ka të drejtë ankimimi deri te Gjykata Administrative në afat prej shtatë ditëve. Gjatë miratimit të konstatimit, komisioni nuk e ka marrë parasysh deklaratën publike të Ivanovskit meqë nuk kanë pasur obligim ligjor për ta bërë atë. Makfaks | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Britani: Statusi i Kosovës i mbyllur, por dialogu duhet të filloj Thu 30 Sep 2010 - 11:26 | |
| Ambasadori britanik në Serbi, Stiven Vordsvorth, deklaroi se për Britaninë statusi i Kosovës është i mbyllur, por Beogradi dhe Prishtina duhet ta fillojnë dialogun. Qëndrimi i Britanisë së Madhe është se kjo çështje, në kuptimin e statusit të Kosovës, është mbyllur dhe duhet të gjendet mënyrë, që mospajtimet tona për këtë çështje të lehen anash”, i tha ambasadori Vordsvorth së përditshmes beogradase Veçernje Novosti. Ai mëtutje theksoi se “është e nevojshme që të fokusohemi në gjërat, që mund ta përmirësojnë jetën e njerëzve në Kosovë”. Zoti Vordsvorth tha se fillimi i bisedimeve Beograd – Prrishtinë, nuk është kusht i fuqishëm për dërgimin e aplikimit të Serbisë për në Komisionin Evropian.“Pas miratimit të rezolutës së përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shumica e ministrave të BE-së, tash mendon se është koha që të bëhet hapi tjetër në rrugën e integrimit të Serbisë dhe pres që kjo të ndodhë shumë shpejtë”, tha Vordsvorth, duke shtuar se “poashtu besojmë se do të ishte e dobishme, që dialogu të filloj sa më shpejtë”. Ai tha se nuk është kusht i Brukselit, që fillimin e dialogut, në mënyrë simbolike, ta shënoj mbledhja ndërmjet presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Islamabad: Helikopteri i NATO-s i vrau ushtrarët pakistanezë Thu 30 Sep 2010 - 11:28 | |
| Zyrtarët e Pakistanit thonë se tre ushtarë të Pakistanit janë vrarë nga një sulm i helikopterëve të NATO-s, në rajonin afër kufirit me Afganistanin. Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi sot herët në Kurram, që gjendet në brezin kufitar. Sipas zyrtarëve, njerëzit e vrarë ishin nga forca paramilitare, që e ruante kufirin. Një zyrtar i NATO-s në Afganistan, e konfirmoi sulmin në hapësirën kufitare, por nuk ka dhënë detaje duke thënë se po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident. y është së paku sulmi i tretë nga helikopterët e NATO-s, në ndjekje të militantëve përgjatë kufirit në Pakistan, gjatë disa ditëve të kaluara. Pakistani i ka dënuar fuqishëm ndërhyrjet.Hapësira kufitare është e njohur si bazë për grupet militante, që ndërmarrin sulme përgjatë kufirit në Afganistan, ndërsa ndërhyrjet janë ekstremisht të rralla. Shtetet e Bashkuara aktualisht, kanë ndërmarrë sulme ajrore me aeroplana pa ekuipazh në pozitat e militantëve. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Anija me energji diellore rreth botës Thu 30 Sep 2010 - 11:30 | |
| Anija më e madhe në botë që funksionon krejtësisht me energji diellore, këto ditë është shfaqur në limanin e Monakos. Bëhet fjalë për një katamaran 31 metra të gjatë dhe 15 metra të gjerë. Anija ka nisur një udhëtim rreth botës për të shënuar rekord për udhëtimin e parë të tillë nga një anije që lundron me energji diellore. “Askush deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ne po nisemi drejt në zbulimi të ri dhe askush nuk mund të na ndihmojë pasi deri tani askush nuk ka mundur t’a realizojë këtë projekt”, thotë Rafael Domain, themelues i projektit. Anija 60 tonëshe e emëruar si “Planeti diellor” është ndërtuar për 14 muaj. Sipas ndërtueseve të anijeve, ajo mund të arrijë shpejtësinë deri në 28 km në orë. Ekipi 6 anëtarësh synon që udhëtimin rreth botës ta realizojë brenda 160 ditëve. Katamarani planifikon të ndalojë në Majami, Kankun, San Francisko, Sidnej, Singapor dhe Abu Dabi. Semra Jakupi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Arrestohen 19 britanikë për vjedhjen e 6 milion stërlinave Thu 30 Sep 2010 - 11:34 | |
| Policia britanike arrestoi sot në Londër 19 persona të dyshuar se me mashtrime përmes Internet vodhën të paktën gjashtë milionë sterlina nga llogaritë vendore bankare të shumë qytetarëve. Paratë ishin nxjerrë nga bankat britanike gjatë tre muajve të fundit. Pritet që shuma e përgjithshme të jetë edhe më e madhe. Mashtruesit i kanë marrë informatat nga qytetarët për llogaritë e tyre përmes viruseve kompjuterike, pasi i nxorën prej tyre. Tek disa nga të arrestuarit policia gjeti edhe armë. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Frenohet komplot terrorist për sulme në Evropë Thu 30 Sep 2010 - 11:36 | |
| Një komplot terrorist me sulme simultane në Britaninë e Madhe, Francë dhe Gjermani, është frenuar nga shërbimet e inteligjencës. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti televiziv Sky, duke cituar burime të ministrisë së jashtme britanike. Sulmet do të ishin të ngjashme me ato në Mumbai të Indisë në vitin 2008, ku humbën jetën 166 persona. Sulmet ishin planifikuar nga terroristët me bazë në Pakistan, të lidhur me Al Kaidën dhe Talibanët. Në shënjestër ka qenë Londra si dhe qytete gjermane dhe franceze. Plani ishte në një fazë të zhvilluar, por jo i pamundur për t’u frenuar nga shërbimet sekrete. Sot autoritetet gjermane saktësuan se nuk ka asnjë rrezik për atentate të nivelit terrorist, në këtë vend, pas lajmit të mbrëmshëm nga Sky News. Alsat-M | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |