Në fazat e para të martesës çiftet e vendosin veten në qendër të jetës së njëri tjetrit si dhe vlerësojnë një trajtësisht mendimet dhe dëshirat e tyre.
Me kalimin e kohës ky përqëndërim ose fokusim, kalon tek fëmija për gruan dhe tek puna për burrin.
Edhe gratë pa fëmijë e zënë kohën me punët e shtëpisë. Dhe kështu vijon rrjedha e jetës.Sipas psikologes, Merve Tunay, kjo monotoni bëhet shkak për shkëputjen e lidhjeve të respektit dhe dashurisë në martesë.Duke pohuar se çiftet e kalojnë kohën vetëm para televizorit dhe në tavolinë, Merve Tunay theksoi se si rrjedhojë e kësaj vihen re çiftet të cilat jetojnë bashkë por të pa informuar rreth njëri-tjetrit. "Familja mund të mblidhet vetëm në mbrëmje.Por edhe gjatë kësaj kohe kaq të shkurtër fokusohen tek televizori.Kjo situatë përsëritet në të njejtën mënyrë çdo ditë. Edhe gjatë ditëve të pushimit çifti nuk ndanë diçka të përbashkët. Pas një farë kohe, çiftet në mënyrë reciproke ose vetëm njëra anë fillojnë të ankohen për jetën monotone.Ato nuk arijnë të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe sipasojë e kësaj nuk mund të kuptojnë nevojat dhe kërkesat e tyre.Në këtë mënyrë në martesë këputen lidhjet e dashurisë dhe respektit", shprehet Tunay.
Tunay pohon se "me kalimin e kohës bashkëshortët të cilët nuk arijnë të kuptojnë njëri tjetrin si dhe nuk respektojnë dëshirat dhe kërkesat e njëri tjetrit, këtë bpshllëk të krijuar në jetën e tyre do të mundohen ta mbushin me gjëra të ndryshme si përkujdesja e tepërt ndaj fëmijëve, vlerësimi i tepërt i punës ose kalimi i kohës në shoqërinë.Pra largimni nga një jetë e mbyllur në vetëvete. Nga ana tjetër, një martesë monotone mund ta çoj çiftin deri në divorc".Duke theksuar se shumica e bahskëshortëve të pacientëve të saj kan vendosur të ndahen vetëm për shkak të sjelljeve monotone, Tunay sqaron: "Pacientët e mi kërkojn nga bashkëshortët/et të bëjnë ca ndryshime të vogla për veç sjelljeve monotone të tyre.Çiftet duhet të komunikojnë menjëherë me njëri-tjetrin sa po ta ndjejnë monotoninë e martesës dhe të shprehin kërkesat dhe nevojat e tyre."
Tek sa gratë ankohen për indiferencën e burrave,burrat jjanë të lodhur duke dëgjuar për herë të njejtat ankesa nga gratë.
Sipasa psikologes, Merve Tunay, gratë ankohen nga burrat sepse pasi vin nga puna, ata kalojn kohën para televizorit në vend që të tregojnë pak interes për to.
Përveç kësaj mbajtja e përgjegjësisë së fëmijëve vetëm nga ana e tyre shkakton një lodhje tek gruaja, e cila kërkon të ketë një jetë më të pavarur.Sa po e ndjejnë diçka të tillë ato pohojnë se gjëra të tilla përsëriten çdo ditë dhe në këtë mënyrë martesa kthhet në një monotoni.Ndërsa burrat bezisen nga fytyra e vërejtur e gruas çdo mëngjes dhe nga përsëritja e vazhdueshme e të njëjtave ankesa gjatë ditës. Burrat të cilët humbin besimin në vetëvete për shkak të këtyre sjelljeve fillojn të ankohen për një martesë në të cilën nuk ka emocion dhe e cila vazhdon në mënyrë konstante.
Si luftohet monotonia në martesë?
Komunikoni me bahskëshortin/en tuaj. Në komunikim përdorni fjalën "Unë"në vend të fjalës "Ti".Fjalitë e formuara me fjalën "Ti" përmbajnë sinjale kritikuese dhe kjo vë në lëvizje anën tjetër e cila do të përpiqet të mbrohet.
Ndani me bahskëshirtin/en hobet e tij/saj ose të paktën mos kritikoni dëhirat e tij/saj komunikoni lirshëm, sepse personi i cili nuk arinë të kuptohet nga bashkëshorti, pas një farë kohe nuk do të përpiqet të flasë rreth vetes dhe kështu do të krijohen distanca të mëdha mes çiftit.
Gjallërojeni martesën tuaj me ndryshime të vogla të her0δ pas herëshme. Ana e cila kërkon ndryshim duhet ta shprehë qartë këtë dhe në pikën e mosmarveshjes duhet të diskutojë për të gjetur një zgjidhje.Para se ti fillojnë ankesat secili nga bashkëshortët duhet ta ndryshojë vetëveten më parë.
Prg:Merjem Salihi dhe Ilaz Salihi