Duhet forcuar roli i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Çdo vendi i duhet dhënë dhe konfirmuar e drejta për të përfituar nga energjia nukleare paqësore", - u shpreh Erdogan.
Tashmë është bërë i pashmangshëm dhe i paevitueshëm prodhimi i përgjigjeve që do të qetësonin opinionin publik dhe ndërgjegjen njerëzore në lidhje me armët bërthamore.
Hapi i parë dhe më i rëndësishëm që do të hidhet për eliminimin e riskut të terrorizmit nuklear është rritja e përpjekjeve për çarmatimin bërthamor dhe reduktimi i rolit të armëve bërthamore në politikat kombëtare të sigurisë, tha Erdogan.
Duhen fuqizuar kompetencat dhe efektiviteti i Traktatit të Parandalimit të Përhapjes së Armëve Bërthamore,- theksoi Kryeministri Erdogan dhe rikujtoi domosdoshmërinë për të "zyrtarizuar pa u vonuar shumë traktatin gjithëpërfshirës që ndalon bërjen e provave bërthamore.
"Çështjet që kanë të bëjnë me programin bërthamor mund të zgjidhen me rrugën e dialogut, angazhimit dhe diplomacisë. Një rol pararojë në këtë drejtim duhet të luajnë vendet që zotërojnë armë bërthamore", nënvizoi Erdogan.
Kryeministri Erdogan fjalimin e tij e përfundoi me fjalët: "Asnjëri prej nesh nuk mund të jetë i sigurt në një botë, ku nuk jemi të gjithë të sigurt".