Në Langenthal të Zvicrës, vazhdojnë polemikat lidhur me ndërtimin e
një minareje të xhamisë. Edhe përpos ndalesës për ndërtimin e saj,
zvicerani Eugen Lüdi (52), e ka trilluar një formë të minares e cila
nuk do të ishte jashtëligjore. Bëhet fjalë për një vazo me lule në
formë të minares, me gjatësi pesëmetërshe, e cila për një vit rritet
rreth një metër.
Për të ekzistuar kjo minare, duhet shumë diell, ujitje dhe
mirëmbajtje e rregullt e saj. Idenë e tij, ai ia ka prezantuar
komunitetit të konfesionit islam në Langenthal, kryetar i të cilit është
Mutalip Karaademi. Ai është shprehur i zhgënjyer me politikën që po
udhëhiqet lidhur me ndërtimin e minareve.
Sipas tij, komuniteti islam është konfrontuar shpesh me idetë rreth
ndërtimit të minareve, një herë ka pasur propozim që minarja të
ndërtohet nga një tullumbace, një herë tjetër nga një instalim me drita
etj. “Për ne kjo është nja barrë e rëndë. Ne nuk jemi një ‘Europa
Park’.
Zotëri Lüdi është një artist me një zemër të madhe. Unë do t’ia
paraqesë kryesisë propozimin e tij dhe do të marrim një vendim”, ka
deklaruar Mutalip Karaademi për të përditshmen zvicerane “Berner
Zeitung”.
(Lajm)