selamu alejkum moter Allahu ju shperblefte
All-llahu tha në Kur`an:" Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t'u dëmtojë aspak. Eshtë e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata." ( Ali Imran:120)
All-llahu kërkon nga ne që të jemi të durueshëm poqese dëshirojmë fitore në këtë botë dhe shpërblim në botën tjetër. Dinakëritë e armiqve të besimtarëve do të mund të përballohen vetëm me durimin tonë , dhe me ndihmën e All-llahut ne do të jemi fitimtar.