![Protestuesit hyjnë në sheshin kryesor të Kajros Mubaraku-264x185](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2011/01/mubaraku-264x185.jpg)
Mijëra
protestues anti-qeveritarë kanë dëbuar nga sheshi kryesor i Kajros
policët duke i sulmuar me gurë, xhama dhe shkopinj. Një numër policësh
hoqën uniformat dhe u bashkuan me turmën.
Agjencitë e lajmeve raportojnë për protestues që brohorisnin dhe i
merrnin në krahë policët që hiqnin uniformën. Protestuesit mundën të
hynin në sheshin Tahrir, derisa ishin mbajtur larg tij gjatë gjithë
ditës nga forcat e rendit.
Raportohet se në arrest shtëpiak është vënë Mohamed El Baradei,
fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe ish drejtuesi i Agjencisë
Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore./rel/