Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Egjipt: Patriarku frikësohet nga formimi i shtetit islam Thu 10 Feb 2011 - 9:46 | |
| Egjipt: Patriarku frikësohet nga formimi i shtetit islamKopti katolik, patriarku i Egjiptit, Antonios Naguib, ka bërë thirrje për kthimin e rendit në Egjipt, pas shumë ditësh të protestave, duke alarmuar për rrezikun që mund të vijë nga krijimin e shtetit fetar, kanë transmetuar mediumet të martën. Patriarku Naguib i ka vlerësuar, kryesisht, protestat paqësore, por ka paralajmëruar se kjo do të mund të ishte e tëra e kotë nëse, si rezultat i këtyre protestave do të ishte formimi i shtetit islam në Egjipt.
“Nëse do të krijohej një shtet civil, e bazuar në barazi, qytetari dhe ligj, atëherë ky do të ishte një sukses historik. Nga ana tjetër, nëse Egjipti do të transformohej në një shtet fetar, do të humbet e tërë ajo që u arrit nga shoqëria egjiptiane, dhe se kanë për vuajtur edhe të krishterët edhe muslimanët”, ka vlerësuar kështu patriarku kopt.
Patriarku Naguib, ka thënë, gjithashtu, se protestat kanë treguar shpirtin bashkëpunues në mes muslimanëve dhe të krishterëve. Qartë kuptohet shqetësimi i patriarkut, sikur që shqetësohet e tërë bota perëndimore nga zgjimi islam dhe formimi i shteteve islame, por ky shqetësim, aspak nuk duhet të merret seriozisht, sepse shtetet islame, të bazuara në mësimet universale të Islamit, s’do mend se kanë për të qenë udhëheqëse sa i përket funksionimit të drejtësisë, mirëqenies sociale, tolerancës, barazisë dhe zbatimit të ligjit.
(Breziiri)
| |
|