PROFET MUHAMED VAZHDIM Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
306 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 306 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_lcap96%PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_lcap0%PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_lcap0%PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_lcap0%PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_lcap1%PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_lcap2%PROFET MUHAMED VAZHDIM I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 PROFET MUHAMED VAZHDIM

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 47
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

PROFET MUHAMED VAZHDIM Empty
MesazhTitulli: PROFET MUHAMED VAZHDIM   PROFET MUHAMED VAZHDIM I_icon_minitimeFri 11 Feb 2011 - 14:52


Fëmijëria jetime
Në moshën trevjeçare Muhamedi (s.a.v.) u kthye në Mekë që të jetojë me të emën. Tre vjet më vonë Amineja vendosi që ta marrë të birin që të vizitojë dajat e tij në Jethrib. Ajo i tha shërbëtores së vet, Berekesë që të përgatisë çdo gjë të nevojshme për një udhëtim të gjatë e pastaj iu bashkangjit njërit prej karvaneve që ishin nisur për atje.
Ata qëndruan në Jethrib afër një muaj ndërsa Muhamedi (s.a.v.) u gëzua shumë që i vizitoi kushërinjtë. Atje klima ishte shumë e përshtatshme, kurse ai u mësua të notojë dhe t'i fluturojë fluturaket. Mirëpo, duke u kthyer prapë në Mekë Amineja sëmuret dhe vdes.
Ajo varroset në fshatin el Ebue, jo fort larg Jethribit. I pikëlluar, Muhamedi (s.a.v.) së bashku me shërbëtoren e së ëmës kthehet në Mekë. Tani ai ishte vetëm gjashtë vjeç dhe kishte humbur të dy prindërit. Atë pastaj e mori gjyshi i tij Abdulmuttalibi, i cili e donte
shumë ndaj çdo herë e përkrahte.
Abdulmuttalibi e kishte zakon që të rrinte pranë Qabes i ulur mbi një batanije. Atje çdoherë ishte i rrethuar nga njerëz që vinin për të biseduar me të. Askush nuk e kishte të lejueshme që të ulej në batanije pranë tij përveç nipit te vet Muhamedit (s.a.v.) që tregon
se sa të afërt ishin ata ndërmjet tyre. Shpesh herë mund të dëgjohej Abdulmuttalibi duke thënë: “Ky djalë, një ditë do të bëhet shumë i rëndësishëm.”
Pas dy vjetësh Abdulmuttalibi u sëmur ndërkaq Muhamedi (s.a.v.) tërë kohën qëndroi pranë tij. Abdulmuttalibi i tha të birit Ebu Talibit që pas vdekjes së tij të kujdeset për Muhamedin (s.a.v.) gjë të cilën ai e bëri. Ebu Talibi kishte shumë fëmijë mirëpo Muhamedi (s.a.v.) menjëherë u bë pjesë e familjes së tij dhe fëmija më i dashur.
Erdhi koha që kurejshët të përgatisin karvanin e tyre për të shkuar në Siri. Me të shkonte edhe Ebu Talibi, i cili me vete mori edhe Muhamedin (s.a.v.).
Ky qe udhetimi i parë i Muhamedit (s.a.v.) për në veri. Pas disa ditësh udhëtimi, karvani arriti deri në një vend afër Sirisë, i njohur për nga tregtia që romakët bënin me arabët. Afër këtij tregu jetonte një murg i quajtur Behira. Qelia e tij ishte shfrytëzuar nga gjeneratat e murgjve para tij dhe përmbante shumë dorëshkrime të lashta.
Behira e pa karvanin nga larg dhe u habit kur pa se mbi të qëndronte një re e bardhë. Ajo ishte reja e vetme në qiellin e kthjellët e të kaltër dhe ishte paraqitur me qëllim që udhëtarëve t'u bënte hije. JETA E PROFETIT MUHAMED 20
Murgu edhe më tepër u befasua kur vërejti se reja që ndiqte karvanin, çdo herë zhdukej kur njeriu, të cilit ajo i bënte hije, ulej nën hijen e ndonjë druri. Nga shkrimet e vjetra, Behira e dinte se pas Isait a.s., pritej të vinte një i dërguar dhe dëshira e tij ishte që ta shohë këtë të Dërguar para se të vdesë. Kur e kuptoi se e tërë kjo qê ndodhi para pak çastesh ishte një mrekulli, ai filloi të mendojë se më në fund, dëshira e tij do të plotësohej.
Murgu i ftoi mekasit që të vijnë dhe të hanë me të. Arabët u befasuan ngaqê ata shpesh kishin kaluar pranë, mirëpo Behira nuk i kishte ftuar asnjëherë. Kur u mblodhën për të ngrënë, murgu pyeti: “A jeni të gjithë?” “Jo!” tha dikush. “Një djalë mbeti që të ruajë devetë.”
Behira nguli këmbë që edhe djali të bashkohej me ta. Ai djalë ishte Muhamedi (s.a.v.). Kur arriti ai, Behira nuk tha asgjë, por gjatë tërë kohës së drekës, vetëm e shikonte. Ai vërejti shumë gjëra, të cilat cekeshin edhe në dorëshkrimet e vjetra lidhur me paraqitjen e tij. Pastaj e tërhoqi Muhamedin (s.a.v.) mënjanë dhe i bëri shumë pyetje. Së shpejti kuptoi se ç’'ndien ai rreth idhujve të Qabes. Kur Behira u përpoq ta binde që të betohet mbi to, ashtu siç bënin edhe arabët e tjerë, Muhamedi (s.a.v.) i tha:" Nuk ka gjë në botë, të cilën e urrej më tepër." Ata biseduan së bashku për Allahun dhe rreth jetës dhe familjes së Muhamedit (s.a.v.).
Nga e tërë ajo që u tha, Behira u bind se ky me të vërtetë është i Dërguari që vjen pas Isait. Pastaj murgu shkoi te Ebu Talibi dhe e pyeti se ç’e kishte Muhamedin (s.a.v.). Ebu Talibi iu përgjigj se Muhamedi (s.a.v.) ishte biri i tij. Behira ia ktheu se nuk mund të jetë kështu, se fëmija është i paracaktuar të jetojë jetim, dhe pastaj e urdhëroi që ta ruajë Muhamedin (s.a.v.) dhe të kujdeset mirë për të.
Ka shumë rrëfime për rininë e Muhamedit (s.a.v.). Disa tregojnë se ai i ka marrë delet e familjes dhe i ka kullotur, dhe çdoherë ka qenë i sjellshëm me to. Ndërkohë që ato kullosnin, ai ulej duke menduar për fshehtësinë e natyrës. Për dallim nga njerëzit rreth tij,
ai kurrë nuk i adhuroi idhujt dhe kurrë nuk u betua në ta. Ai gjithashtu habitej se përse njerëzit luftojnë për të holla dhe për pushtet dhe kjo e pikëllonte shumë dhe e bënte të vetmuar, mirëpo këto ndjenja ai i ruante për vete. Ai ishte një djalë i qetë dhe i thelluar në mendime, dhe rrallëherë luante me moshatarët e vet.
Njëherë, Muhamedi (s.a.v.) me disa djem të tjerë shkuan në një dasmë në Mekë. Kur arritën në shtëpi, ai dëgjoi zërin e këngës dhe të valles, mirëpo në çastin kur duhej të hyjë brenda, papritmas e ndjeu veten të lodhur dhe ashtu të ulur e zuri gjumi. Ai nuk u zgjua
deri të nesërmen në mëngjes kështu që nuk arriti t'i shohë ceremonitë. JETA E PROFETIT MUHAMED 21
Në këtë mënyrë Allahu e parandalonte atë që të mos bëjë diçka të papëlqyeshme, sepse Ai e ruante Muhamedin (s.a.v.) për diçka shum më të rëndësishme. JETA E PROFETIT MUHAMED 22
Martesa e të Dërguarit (s.a.v.)
Në moshën njëzetëpesëvjeçare Muhamedi (s.a.v.) u bë i famshëm për bujarinë e tij. Ishte i respektuar nga çdokush, saqë çmohej edhe nga vetë pleqtë e Mekës. Me kalimin e viteve, rritej edhe dlirësia e natyrës së tij. Shihej se kishte një dituri të brendshme të cilën të tjerët nuk e kishin. Ai besonte në një Zot - Krijues të botës - dhe e adhuronte atë me tërë zemrën dhe shpirtin e tij. Muhamedi (s.a.v.) ishte më i miri nga të gjithë njerëzit e tij, më i sjellshmi, më i drejti dhe personi më i besuar në Mekë. Në rradhët e kurejshëve ai njihej si më "i besueshmi" - El Emin", sepse Allahu atij i kishte dhuruar cilësite më të mira. Shumë orë të qeta ai i kaloi në shpellën e malit Hira, jo fort larg Mekës duke menduar për Allahun xh.sh.
Në mesin e kurejshëve ishte një grua e ndershme dhe e pasur që quhej Hatixhe. Ajo merrej me tregti dhe me të dëgjuar për famën e Muhamedit (s.a.v.), i dërgoi lajm dhe e luti atë që t'i marrë mallrat e saj dhe të bëjë tregti më të në Siri. Muhamedi (s.a.v.) u pajtua dhe me njërin nga karvanet e Hatixhes u nis për në Siri. Me të u nis edhe robi i Hatixhes, Mejsereh, me të cilin kohën më të madhe e kalonin duke biseduar. Së shpejti Mejsereh filloi ta admirojë Muhamedin (s.a.v.). Ai mendonte se ky në tërësi dallonte nga njerëzit e tjerë të kurejshëve.
Gjatë këtij udhëtimi ndodhën dy gjëra jo të rëndomta, të cilat e hutuan shumë Mejseren. E para ndodhi kur u ndalën për të pushuar afër një shtëpie të vetmuar të një murgu. Përderisa Mejsereh ishte i zënë me punën e vet, Muhamedi (s.a.v.) u ul nën hijen e një druri. Murgu iu afrua Mejseres dhe e pyeti: “Kush është ky njeri që pushon nën këtë hije?”
“Njëri nga kurejshët, njerëzit që ruajnë Qaben”, u përgjigj Mejsereh.
“I uluri nën hije nuk është askush tjetër përveç të Dërguarit!”, ia ktheu murgu.
Ngjarja e dytë ndodhi duke u kthyer në Mekë. Ajo ndodhi në mesditë, kur dielli ishte më i nxehtë. Mejsereh udhëtonte pas Muhamedit (s.a.v.) dhe kur dielli filloi të përcëllojë, ai vërejti dy melekë që u dukën përmbi Muhamedin dhe e mbrojtën nga rrezet e dëmshme të diellit. Tregtia ishte mjaft e suksesshme dhe Muhamedi (s.a.v.) fitoi aq shumë sa Hatixheja nuk kishte fituar kurrë më parë. Kur arritën prapë në Mekë, Mejsereh i rrëfeu Hatixhese për çdo gjë që kishte ndodhur gjatë udhëtimit dhe për atë që kishte vërejtur në karakterin dhe sjelljen e Muhamedit (s.a.v.).
Hatixheja ishte vejushe në vitet e dyzeta, dhe ashtu siç ishte e pasur dhe mjaft e nderuar, ajo gjithashtu ishte edhe shumë e bukur. Shumë njerëz dëshironin të martoheshin me të, mirëpo asaj askush nuk i përshtatej. Kur JETA E PROFETIT MUHAMED 23
takoi Muhamedin (s.a.v.) ajo pa se ka të bëjë me një njeri të veçantë. Ajo dërgoi një mik të saj që ta pyesë Muhamedin (s.a.v.) se përse nuk ishte martuar. Muhamedi (s.a.v.) u përgjigj se nuk e ka bërë këtë sepse nuk ka pasur para, kurse miku iu pergjigj: “Po e zëmë se një zonjë e pasur, e bukur dhe e ndershme bie dakord që të martohet me ty?”
Muhamedi (s.a.v.) shfaqi dëshirën të dijë se cila mund të ishte ajo. Miku i tregoi se kjo ishte Hatixheja. Muhamedi (s.a.v.) ishte shumë i lumtur sepse ai e çmonte shumë Hatixhen. Me xhaxhallarët e tij Ebu Talibin dhe Hamzanë, ai shkoi te xhaxhai i Hatixhesë dhe e luti që të martohet më të.
Xhaxhai i saj e lejoi këtë dhe së shpejti Muhamedi (s.a.v.) dhe Hatixheja u martuan.
Martesa e tyre ishte gëzimplotë dhe shumë e pëlqyeshme. Jeta e tyre e përbashkët nuk mund të thuhet se ishte pa brenga. Ata u bekuan me gjashtë fëmijë, dy djem dhe katër vajza.Fëmija i tyre i parë, djali me emrin Kasim, vdiq shpejt, pas ditëlindjes së tij të dytë,
ndërkaq fëmija i fundit që gjithashtu ishte djalë, jetoi vetëm pak kohë.
Për fat të mirë, katër vajzat e tyre - Zejnebja, Rukija, Ummu Kulthumi dhe Fatimeja - që të gjitha mbetën gjallë.
Disa vjet me rradhë, Muhamedi (s.a.v.) jetoi në Mekë një jetë të qetë tregtari. Nga urtësia e tij përfituan shumë njerëz. Diçka e këtillë ndodhi edhe kur kurejshët vendosën që ta rindërtojnë Qaben. Ishte ky një vendim i vështirë për ta, sepse duhej që ata në fillim ta shembnin atë, e pastaj të fillonin rindërtimin e saj, ndërkohë që njerëzit kishin frikë, sepse Allahu mund të zemërohej me ta për shkak të shembjes së faltores së Tij. Më në fund, një plak i urtë i kurejshëve vendosi që të fillojë punë e më pas të gjithë i shkuan pas.
Ata punuan derisa arritën te themeli i parë që kishte ndërtuar Ibrahimi. Posa filluan të lëvizin gurët e këtij themeli e tërë Meka filloi të dridhej. Ata u trembën aq shumë saqë vendosën që t'i lenë këta gurë ashtu siç ishin dhe filluan të ndërtojnë mbi ta.
Secili fis solli gurë dhe Qabeja u ndërtua deri në atë vend ku duhej të vendosej guri i zi. Pastaj filluan të bëjnë fjalë se kush duhej ta kishte nderin që të mbajë gurin e zi dhe ta vinte atë në vendin e tij në njërin nga skajet e Qabes. Ata për pak do të kacafyteshin kur për fat të mirë njëri prej tyre ofroi një zgjidhje. Ai sugjeroi se ata duhet të udhëhiqen nga një njeri që i pari do të hynte në vendin e adhurimit.
Të gjithë ranë dakord me këtë dhe Muhamedi (s.a.v.) ishte i pari që hyri, kurse të tjerët mbetën të kënaqur sepse atij i besonin të gjithë. JETA E PROFETIT MUHAMED 24
Ata i treguan atij për shkakun e mosmarrëveshjes, kurse ai u kërkoi atyre që të sjellin një mbulëse të madhe. Pasi vepruan kështu, ai e shtroi mbulesën në tokë dhe gurin e zi e vendosi në mesin e saj. Pastaj kërkoi që, një njeri prej secilit fis të kapë skajin e mbulesës
dhe së bashku ta ngrenë atë deri në lartësinë, në të cilën guri i zi duhej të vendosej. Kur kjo u bë, atëherë ai mori gurin nga mbulesa dhe vetë e vuri në vendin e tij.
Ky rrëfim tregon se në ç'masë të madhe kurejshët e çmonin dhe i besonin Muhamedit (s.a.v.), dhe se në ç'mënyrë, me anën e urtësisë dhe mirësisë së tij, ai ishte në gjendje që ta ruajë paqen. JETA E PROFETIT MUHAMED 25
Ardhja e ëngjëllit Xhibril
Muhamedi (s.a.v.) besonte se ka vetëm një Allah, Krijues i diellit. i hënës, i tokës, i qiellit dhe i të gjithë gjallesave, dhe se të gjithë njerëzit duhet të adhurojnë vetëm Atë. Muhamedi (s.a.v.) shpesh e lëshonte qytetin e mbushur plot e përplot me njerëz dhe shkonte në shpellën e malit Hira. Atij i pëlqente të rrinte atje i vetëm dhe të ushqehej nga pak, larg nga të gjitha mendimet e botës dhe të jetës së përditshme.
Në moshën dyzetvjeçare Muhamedi (s.a.v.) e lëshoi Mekën me qëllim që Ramazanin, muajin e agjërimit ta kalojë në shpellë. Në gjysmën e dytë të Ramazanit, Allahu filloi që nëpërmjet Muhamedit (s.a.v.) t'ia zbulojë njerëzimit porosinë e Tij.
Shpallja e parë ndodhi si vijon: Meleku Xhibril erdhi në shpellë te Muhamedi (s.a.v.) dhe
atij i urdhëroi: “Lexo!”. Muhamedi (s.a.v.) u përgjigj: “Unë nuk di të lexoj”.
Në këtë çast meleku e mori Muhamedin (s.a.v.) në duart e veta dhe e shtrëngoi shumë. Pastaj e lëshoi atë dhe përsëri i tha: “Lexo!”.
“Nuk mundem” u përgjigj Muhamedi (s.a.v.) e pas kësaj përsëri meleku e përqafoi. Për të tretën herë meleku e urdhëroi Muhamedin (s.a.v.) që të lexojë, mirëpo ai akoma thoshte se nuk mundej dhe përsëri u përqafua. Sidoqoftë, duke e lëshuar këtë herë meleku Xhibril i tha:
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit!
“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës) Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e
mësoi (njeriun) të shkruajë me penë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (El-Alak: l-5)
Muhamedi (s.a.v.) i përsëriti këto ajete ashtu siç i kishte thënë meleku. Kur meleku u sigurua se Muhamedi (s.a.v.) i mësoi këto përmendësh, atëherë u largua.
Tani kur mbeti vetëm, Muhamedi (s.a.v.) nuk mund të kuptonte se çfarë kishte ndodhur me të. Ai ishte i friksuar dhe menjëherë nxitoi jashtë shpellës. Ndoshta shpella ishte e magjepsur? Ndoshta shejtani kishte zënë vend në mendjen e tij?
Mirëpo, atë e ndaloi një zë i cili erdhi nga qielli dhe i tha: “0 Muhamed (s.a.v.) ti je i Dërguari i Allahut dhe unë jam Xhibrili.” Ai e ngriti kokën lart, nga qielli, dhe ngado që kthehej shihte melekun Xhibril. JETA E PROFETIT MUHAMED 26
Në gjendje të hutuar u kthye në shtëpi te Hatixheja. Kur e pa se dridhej, sikur të kishte ethe, gruaja e tij u brengos shumë. Ai e luti që ta mbulojë me batanije të cilën gjë ajo e bëri menjëherë. Pas një kohe u qetësua aq sa të tregojë se ç'i kishte ngjarë në malin Hira.
Hatixheja i besoi çdo gjë që tha dhe me një respekt të madh i tha:
“Bëhu i lumtur, o djali i xhaxhait tim dhe bëhu i besueshëm. Unë me të vërtetë betohem në Allahun, i Cili shpirtin tim ka në duart e Tij, se ti do të jesh i Dërguari i njerëzve tanë.” Muhamedi (s.a.v.), i dërguari i Allahut, u rehatua prej besimit që ajo kishte në të, mirëpo
pas gjithë atyre që kishin ndodhur e ndjente veten tepër të lodhur dhe menjëherë e zuri gjumi.
Hatixheja e la të Dërguarin (s.a.v.) duke fjetur dhe shkoi të takojë kushëririn e saj Uereka ibn Neufelin, me qëllim që ta pyeste se ç’mendonte rreth asaj që kishte ndodhur. Uereka ishte një njeri shumë i urtë, i cili kishte lexuar mjaft libra, ndërsa pas leximit të Ungjillit,
ishte bërë edhe i krishterë. Ai i tha Hatixhesë se Muhamedi (s.a.v.) kishte qenë i zgjedhur nga Allahu që të jetë i Dërguari i tij. Ashtu sikundër edhe më parë, kur meleku Xhibril kishte ardhur te Musai dhe e kishte urdhëruar që ta udhëheqë popullin e vet, ashtu edhe
Muhamedi (s.a.v.) do të bëhet Pejgamber i njerëzve të tij.
Mirëpo, Uereka paralajmëroi se të Dërguarin nuk do ta dëgjojnë të gjithë njerëzit, ndërsa disa nuk do t'i shohin me sy të mirë ithtarët e tij. Sido që të jetë, ai duhet të jetë i durueshëm, sepse ka një porosi të madhe për tërë botën.
Prej asaj dite, meleku Xhibril vinte shpesh te i Dërguari (s.a.v.) kurse ajetet që ai i thoshte porositë e Allahut drejtuar njeriut, më vonë filluan të shkruhen dhe ndër ne njihen si Kurani i Shenjtë. JETA E PROFETIT MUHAMED 27
Muslimanët e pare
Pas asaj dite madhështore të muajit të Ramazanit, Shpallja filloi t'i vijë të Dërguarit (s.a.v.) gjithnjë e më shpesh. Tani ai e kuptoi se ç'duhej bërë dhe u përgatit për atë që e priste. Vetëm njeriu i fortë dhe guximtar i ndihmuar nga Allahu mund të bëhet i dërguar i vërtetë sepse njerëzit shpesh refuzojnë që ta dëgjojnë porosinë e Allahut xh.sh.
Hatixheja ishte e para që i besoi të Dërguarit (s.a.v.) dhe e pranoi si të vërtetë atë që ai e solli nga Allahu. Me ndihmën e saj Allahu xh.sh. ia lehtësoi gjërat të Dërguarit (s.a.v.). Hatixheja i jepte fuqi i ndihmonte që ta përhapnin shpalljen e tij duke i qëndruar pranë edhe në rastet kur njerëzit ishin kundër tij.
Për një kohe Shpallja u ndërpre. I Dërguari (s.a.v.) ishte i shqetësuar dhe i pikëlluar duke menduar se Allahu xh.sh. e ka lënë ose ndoshta ai në një farë mënyrë e ka zemëruar Allahun, kështu që Allahu nuk e konsideron më të denjë për Shpalljen e Tij. Mirëpo
meleku Xhibril përsëri erdhi tek ai dhe i solli suren, apo kaptinën e Kuranit:
Me emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“Pafsha mëngjesin (paraditen)! Pafsha natën kur shtrin errësirën! Zoti yt as nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E Zoti yt do të japë ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje) Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të mësoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. Pra, mos e përul jetimin! As lypësin mos e përze! E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!”
(Ed-Duha: l-ll)
I Dërguari (s.a.v.) filloi t'u flasë fshehurazi për lajmin e Allahut atyre që i kishte të afërt dhe të cilëve mund t'ju besojë. Asokohe Meka kalonte nëpër vështirësi të mëdha. Ndihej mungesë e madhe e ushqimit. Xhaxhai i të Dërguarit, Ebu Talibi, i cili pas vdekjes së gjyshit ishte kujdesur për të, pa se e kishte shumë të vështirë të ushqente familjen e tij të madhe. I Dërguari (s.a.v.) i tha se ai dhe xhaxhai tjetër Abbasi, i cili ishte njeri i pasur, në vend të ndihmës së tyre, do të rrisnin nga një fëmijë të Ebu Talibit. I Dërguari (s.a.v.) mori Aliun, ndërsa xhaxhai i tij mori Xhaferin.
Një ditë, ndërkohë që i Dërguari (s.a.v.) ishte jashtë qytetit, iu paraqit meleku Xhibril. Meleku i ra me këmbë njërës anë të kodrës dhe prej aty JETA E PROFETIT MUHAMED 28
filloi të burojë ujë. Pastaj ai filloi të lahet në ujin e rrjedhshëm, me qëllim që t'i tregojë të Dërguarit (s.a.v.) ritualin e abdesit që bëhet përpara faljes. Pastaj meleku i tregoi atij të gjitha lëvizjet e faljes së muslimanëve - lëvizjet e ndryshme dhe gjërat që thuhen në çdonjërën prej tyre.
Kur u kthye në shtëpi, të gjitha këto, i Dërguari (s.a.v.) ia tregoi Hatixhesë e më pas edhe ithtarëve të vet.
Prej atëherë, muslimanët gjithmonë pastrohen para faljes duke bërë ritualin e adestit dhe i ndjekin lëvizjet dhe lutjet e njëjta, të cilat në fillim i kishte bërë i Dërguari (s.a.v.).
Në fillim, këto gjëra i dinin vetëm i Dërguari (s.a.v.) dhe e shoqja e tij. Mirëpo një ditë, Aliu hyri në dhomë dhe e gjeti të Dërguarin (s.a.v.) me Hatixhene duke u falur. Ai i hutuar i pyeti se ç'janë duke bërë. I Dërguari (s.a.v.) i shpjegoi atij se ishin duke iu lutur Allahut dhe duke e falenderuar Atë. Atë natë Aliu mbeti zgjuar duke menduar shumë rreth tërë asaj që i Dërguari (s.a.v.) i tha; ai e admironte shumë dhe e çmonte kushëririn e tij. Më në fund mori vendimin e të nesërmen shkoi tek i Dërguari (s.a.v.) dhe i tha se dëshironte që ta ndiqte. Kështu, Hatixheja ishte gruaja e parë që përqafoi Islamin, mësimet e të cilit i Dërguari (s.a.v.) i solli prej Allahut kurse Aliu ishte i riu i parë.
Pas pak kohe, atyre iu bashkangjit edhe Zejd ibn Harithi që ishte një rob të cilin e kishte
çliruar vetë i Dërguari (s.a.v.)
Me qëllim që të falen i Dërguari (s.a.v.) dhe Aliu filluan që ta lëshojnë Mekën. Rastësisht një ditë Ebu Talibi kaloi atypari dhe i pa, e pastaj pyeti se ç'janë duke bërë. I Dërguari (s.a.v.) i tha se janë duke u falur dhe duke ndjekur fenë e njëjtë të Ibrahimit. Ai i shpjegoi
se ashtu sikur Ibrahimi edhe ky ishte urdhëruar që ta udhëheqë popullin e vet drejt së vërtetës së Allahut. Ebu Talibi shikoi të birin Aliun dhe tha: “Muhamedi kurrë nuk do të të kishte shtyrë që të bëje diçka të gabuar. Shko me të. Mirëpo unë tani nuk mund të lë
fenë që ndjek babai im.” Pastaj iu kthye të Dërguarit (s.a.v.) duke i thënë: “Edhe pse është kështu, të premtoj ty, o Muhamed (s.a.v.) se sa të jem unë gjallë askush nuk ka për të të lënduar.” Pasi tha këtofjalë Ebu Talibi vazhdoi rrugën e vet.
Në këtë kohë lajmet e caktimit të Muhamedit (s.a.v.) për Pejgamber apo profet, arritën edhe deri tek tregtari i urtë dhe gojëmbël nga Meka, Ebu Bekri. Ai e njihte shumë mirë Muhamedin (s.a.v.) dhe besonte se ai nuk gënjen kurrë, prandaj shkoi që të bindet vetë për vërtetësinë e rrëfimit të tij. I dërguari (s.a.v.) i tha se me të vërtetë atë e kishte dërguar Allahu me qëllim JETA E PROFETIT MUHAMED 29
që të mësojë çdonjërin që të adhurojë të vërtetën e vetme të Allahut. Kur këtë e dëgjoi nga vetë goja e të Dërguarit (s.a.v.), Ebu Bekri e dinte se kjo ishte e vërtetë prandaj pranoi menjëherë dhe u bë besimtar.
Më vonë i Dërguari (s.a.v.) tregonte se çdonjëri të cilin e kishte ftuar të pranojë Islamin
kishte treguar shenja të mosbesimit dhe dyshimit përveç Ebu Bekrit, të cilit kur i kishte thënë nuk kishte ngurruar aspak dhe nuk ishte hamendur.
Për shkak të mirësisë dhe urtësisë që kishte njerëzit çdoherë i drejtoheshin Ebu Bekrit për ndonjë këshillë. Ai ishte njeri me ndikim të madh prandaj nëpërmjet tij shumë njerëz kaluan në Islam.
Në mesin e tyre ishte edhe Sa'd ibn Ebi Uekasi xhaxhai i Aminesë nënës së të Dërguarit. Një natë më parë atë e vizitoi Ebu Bekri dhe e vuri në dijeni mbi Islamin. Sa'd ibn Ebi Uekasi pa ëndërr se ishte duke ecur nëpër një errësirë. Duke ecur ai pa hënën, Aliun, Ebu Bekrin dhe Zejdin, robin e çliruar të të Dërguarit, që ia bënin me shenjë atij të vinte e të bashkohej me ta. Kur Ebu Bekri i tregoi për fenë e të Dërguarit, ai e kuptoi domethënien e ëndrrës së tij dhe menjëherë vajti tek i Dërguari (s.a.v.) dhe u deklarua si musliman. Ai e kuptoi se, të bëhesh musliman, do të thotë që ta pranosh njësinë e vullnetit të Allahut dhe t'i shërbesh vetëm Atij.
Njeriu tjeter, që nga ana e Ebu Bekrit, pranoi Islamin, ishte Bilali.
Një mbrëmje, Ebu Bekri shkoi në shtëpinë e Umejje ibn Halefit, njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të kurejshëve. Umejje kishte dale përjashta dhe Ebu Bekri në shtëpi gjeti vetëm Bilalin, robin e Umejjes. Ebu Bekri bisedoi me të rreth Islamit dhe para se të shkojë, Bilali u bë musliman.
Numri i njerëzve që ishin duke ndjekur të Dërguarin (s.a.v.) filloi të rritet. Herë pas here shkonin jashtë qytetit, në malet rreth e qark Mekës, që ta dëgjojnë atë duke lexuar Kuranin dhe të bisedojnë me të. E tërë kjo bëhej fshehurazi, dhe në këto ditë të hershme, vetëm një numër i vogël njerëzish dinte për Islamin. JETA E PROFETIT MUHAMED 30
Trazirat fillojnë
Pas kalimit të tri viteve, një ditë, meleku Xhibril erdhi tek i Dërguari (s.a.v.) dhe u tha njerëzve të Mekës se ka për t'u treguar diçka shumë të rëndësishme. Ai qëndroi në rrezen e Mekës, të quajtur Safa, ndërsa ata u mblodhën rreth e qark tij që ta dëgjojnë se ç’kishte për të thënë. Ai filloi duke i pyetur ata se a thua vallë do t'i besonin në qoftë se u thoshte se do t'i sulmojë një ushtri. Ata u përgjigjën se me të vërtetë do të besonin, sepse ai kurrë nuk i kishte gënjyer. Më pas ai u tha se ishte Lajmëtar i Allahut, i dërguar që t'u tregojë rrugën e drejtë dhe t'i mbrojë nga dënimet e tmerrshme, të cilat do t'i pësonin "në qoftë se nuk do të ndiqnin atë drejt adhurimit të Allahut e askujt tjetër. Ebu Lehebi, njëri nga xhaxhallarët e të Dërguarit, i cili gjendej në mesin e turmës, papritmas u ngrit në këmbë e tha: “A mbarove? Vetëm për të na treguar këtë na thirre këtu?” Në këtë çast, Allahu xh.sh. i dërgoi të Dërguarit suren si vijon:
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit!
“Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi, e ai është më i shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet as ajo çka fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flake.Edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra). E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.”
(El-Mesed: l-5)
Pastaj turma u shpërnda, ndërsa i Dërguari (s.a.v.) mbeti i vetmuar. Disa ditë me vonë, i Dërguari (s.a.v.) përsëri u përpoq. Ai shtroi një gosti në shtëpi për të gjithë xhaxhallarët e vet. Pas darkës, u foli atyre: “0 bijtë e Abdulmuttalibit! Unë e di se asnjë arab nuk i ka ardhur këtij populli me porosi më të mirë se sa kjo e imja. Unë ua kam sjellë juve lajmet më të mira për këtë jetë dhe për të ardhmen. Allahu më ka urdhëruar që t'ju ftoj në rrugën e Tij. Pra, cili nga ju do të më ndihmojë?”
Të gjithë njerëzit heshtën. Pastaj Aliu, kushëriri i tij u ngrit dhe tha: “0 i Dërguari i Allahut! Unë do të ndihmoj.” Pastaj të gjithë u ngritën dhe ikën duke qeshur, sepse vetëm një djalë i ri kishte rënë dakord që ta ndihmojë të Dërguarin (s.a.v.).
Porosia që nuk u përfill nga shumica e njerëzve dhe nga ana e xhaxhallarëve të tij, e shtyri të Dërguarin (s.a.v.) që fshehurazi t'i vazhdojë takimet me shokët e vet në shtëpinë rrëzë malit Safa. Atje ata faleshin së bashku, ndërsa ai u tregonte për fenë Islame. Mirëpo, edhe pse e mbanin për vete, ata disa JETA E PROFETIT MUHAMED 31
herë u fyen nga njerëzit që nuk deshën të besojnë. Nga një incident i këtillë ndodhi edhe një kalim i papritur në Islam. Një ditë, kur i Dërguari (s.a.v.) kthehej pêr ne shtepi takon Ebu Xhehlin I cili e urrente të Dërguarin (s.a.v.) dhe mësimet e tij. Ebu Xhehli filloi të fyejë atë dhe të shajë Islamin, mirëpo i Dërguari (s.a.v.) nuk iu përgjigj dhe vazhdoi rrugën e vet.
Më vonë, Hamzai, njëri nga xhaxhallarët e të Dërguarit, që ishte trim dhe guximtar dhe nga i cili trembeshin të gjithë, dëgjoi se ia kishin sharë nipin. I tërbuar, ai vrapoi drejt Qabes ku ishte ulur Ebu Xhehli dhe me një grusht të rëndë i ra mu në mes të fytyrës. Pastaj Hamzai i bërtiti: “A do ta fyesh atë edhe nëse unë ndjek fenë e tij, dhe nëse unë them atë që thotë edhe ai? Ma kthe të rënën po munde!”
Disa nga njerëzit u ngritën që t'i ndihmojnë Ebu Xhehlit, mirëpo ai i ndali duke thënë: “Lëreni të qetë Hamzanë, sepse pafsha Allahun, unë e shava shumë keq nipin e tij.” Nga ky çast Hamzai ndoqi mësimet e të Dërguarit (s.a.v.), dhe me kalimin e tij në Islam, kurejshët panë se i Dërguari (s.a.v.) ka një përkrahës të fortë dhe për pak kohë i ndërprenë keqtrajtimet ndaj tij.
Sido që të jetë, kurejshët përsëri u zemëruan, kur panë se i dërguari (s.a.v.) po shkonte përpara me mësimet e tij. Një grup prej tyre vajti te xhaxhai i tij, Ebu Talibi, i cili kishte premtuar se do ta mbrojë. Ata i thanë ta lusë të Dërguarin (s.a.v.) që t'i lerë sulmet mbi zotat e tyre dhe mënyrën e tyre të jetësës, kurse nga ana e tyre do ta lejonin që me fenë e tij të bëjë ç'të dojë. Pas një kohe ata panë se asgjë nuk ndryshoi, prandaj prapë shkuan te Ebu Talibi dhe i thanë se, në qoftë se nuk e ndalonte nipin, atëherë do të kenë probleme që të dy. Ebu Talibi u shqetësua shumë për këtë fjalosje midis njerëzve të vet, mirëpo nuk mund të shkelte fjalën që i kishte dhënë nipit të vet. Ai e thirri të Dërguarin (s.a.v.) dhe i tregoi se ç'kishte ndodhur duke i thënë: “Kursemë mua, kurseje dhe veten; mos vë barrë më të rëndë nga ajo që mund të mbaj.”
I Dërguari (s.a.v.) mendoi se xhaxhai i tij ndoshta edhe e braktis , dhe se nuk do të gëzojë më përkrahjen e tij, por megjithatë u përgjigj:
“0 xhaxhai im, për Allahun, në qoftë se në krahun e djathtë më vënë
diellin, ndërsa në të majtën hënën, dhe atë vetëm që të heq dorë nga
thirrja ime, unë nuk do ta braktisja kurrë, derisa Allahu ta bëjë të
vërtetën ngadhnjyese, ose të vdes në shërbim të Tij.”
Ebu Talibi u prek thellë nga kjo përgjigje. Ai i tha të Dërguarit (s.a.v.) se do ta përkrahë deri sa të jetë gjallë dhe do ta trimërojë atë në shpërndarjen e porosive të Allahut.
Prej atëherë, udhëheqësit e kurejshëve e patën shumë të vështirë të bindin Ebu Talibin, që të mos e mbrojë nipin e vet, sepse ai çdo herë refuzonte që t'i dëgjojë. JETA E PROFETIT MUHAMED 32
Me qëllim që të shpëtojnë nga Pejgamberi dhe ithtarët e tij, armiqtë e tyre filluan t'i persekutojnë ata muslimanë që ishin më të varfër apo më të dobët, ose që nuk ishin miq të fortë. Person i atillë ishte edhe Bilali, robi i Umejjeh ibn Halefit. I zoti i tij e merrte dhe e
çonte në shkretëtirë, e lidhte dhe i vinte një gur të rëndë në krahëror, duke e lënë kështu tërë ditën në diell. Mirëpo, për fat të mirë, një ditë atypari kaloi Ebu Bekri dhe duke e parë se në ç'mënyrë Umejjeh e torturonte Bilalin, ai menjëherë e bleu për një shumë të madhe të hollash dhe pastaj e liroi.
Mirëpo jo të gjithë muslimanët e persekutuar e kishin fatin të njëjtë me atë të Bilalit. Shumë nga ata vuajtën, por të gjithë e duruan dhembjen, sepse e dinin se vepronin drejt dhe se shpërblimi i tyre në jetën e ardhme do të ishte më I madh nga çdo lumturi tjetër, të cilën do të mund ta gjenin në tokë. JETA E PROFETIT MUHAMED 33
Mbreti që besoi
Ashtu siç rritej numri i ithtarëve të të Dërguarit, gjithashtu shtoheshin edhe armiqtë e muslimanëve dhe bëheshin gjithnjë e më të egër. Më në fund, disa muslimanë vendosën të shkojnë në ndonjë vend tjetër me qëllim që të jetojnë në paqe. Kishin kaluar vetëm pesë vjet nga ardhja e parë e melekut Xhibril te i Dërguari (s.a.v.), dhe dy vjet që kur i Dërguari (s.a.v.) kishte folur publikisht. Muslimanët e lutën të Dërguarin (s.a.v.) t'u lejojë atyre që ta lëshojnë Mekën. Ai u pajtua duke thënë: “Do të ishte më mirë për ju që të veni në Abisini. Mbreti i atjeshëm është i drejtë dhe ky është një vend mik. Qëndroni atje përderisa Allahu t'ua mundësojë që të ktheheni.”
Muslimanët u përgatitën për rrugë. Ata vendosën të presin natën dhe kështu të shkojnë pa rënë në sy. Gjashtëmbëdhjetë të parët e lëshuan Mekën dhe pasi arritën në brigjet e Detit te Kuq, kaluan në Abisini. Të tjerët, tetëdhjetë burra dhe nëntëdhjetë gra, i ndoqën pas, duke shpresuar se do të jenë të atij vendi. Ky ishte hixhreti, apo migrimi i parë në Islam.
Banorët e Mekës u zemëruan shumë kur zbuluan së këta muslimanë e kanë braktisur qytetin fshehurazi, sepse në mesin e tyre gjendeshin bijtë dhe bijat e shumë familjeve të njohura të Mekës. Zemërimi i mekasve ishte edhe më i madh kur zbuluan se muslimanët në Abisini janë pritur mirë. Udhëheqësit e kurejshëve vendosën që të dërgojnë dy njerëz te mbreti i Abisinisë, me shpresë se do të mund ta bindnin atë që muslimanët t'i kthejnë prapë. Këta ishin Amr ibn el-Asi, një folës shumë i zgjuar, dhe Abdullah ibn Rebi'a.
Para se të takojnë mbretin, ata u dhanë këshilltarëve shumë dhurata duke u thënë: “ Disa budallenje nga njerëzit tanë erdhën të fshihen në vendin tuaj.
Udhëheqësit tanë na kanë dërguar te sundimtari juaj, për ta bindur atë që këta njerëz t'i kthejë prapë, prandaj kur t'i flasim mbretit rreth kësaj, ju lutemi që ta këshilloni atë që ta bëjë këtë.” Këshilltarët ranë dakort të bëjnë atë që kërkuan mekasit.
Pastaj Amr ibn el-Asi dhe Abdullah ibn Ebi Rebi'a shkuan te mbreti dhe pasi i dhanë dhuratat që kishin marrë, i thanë:
“Lartmadhëria juaj, këta njerëz kanë braktisur fenë, të cilën ne në Mekë çdo herë e kemi ndjekur, madje nuk kanë bërë edhe të Krishterë, ashtu siç jeni ju.”
Këshilltarët mbretërorë, të cilët gjithashtu merrnin pjesë aty, i thanë mbretit se mekasit flasin të vërtetën dhe se ai duhet t'i kthejë muslimanët prej nga kanë ardhur. Mirëpo, mbreti i zemëruar tha: JETA E PROFETIT MUHAMED 34
“Jo, për Zotin, unë nuk i dorëzoj ata. Ata, të cilët kanë kërkuar mbrojtjen time e u vendosën në vendin tim, dhe të cilët më me dëshirë më zgjodhën mua se sa dikë tjetër, nuk do të tradhtohen.
Unë do t'i mbledh ata dhe do t'i pyes rreth asaj që këta dy njerëz më thanë. Në qoftë se muslimanët janë të atillë siç thonë mekasit, atëherë do t'i dorëzoj dhe do t'i kthej përsëri nga kanë ardhur, por nëse mekasit më kanë gënjyer, atëherë unë muslimanët do t'i mbroj.”
Amr ibn el-Asi u shqetësua shumë, sepse gjëja që më së paku dëshironte, ishte që mbreti t'i dëgjonte muslimanët se ç'kishin për të thënë. Por, mbreti i thirri muslimanët. Kur hynë brenda, ata nuk u gjunjëzuan para tij ashtu siç e kishin zakon abisinasit e tjerë.
“Përse nuk gjunjëzoheni para mbretit tonë?” - i pyeti njëri nga këshilltarët e tij.
“Ne gjunjëzohemi vetëm para Allahut", u përgjigjën ata. Pastaj mbreti kërkoi prej tyre, që t'i rrëfejnë lidhur me fenë e tyre.
Xha'fer ibn Ebi Talib, i vëllai i Aliut dhe kushëriri i të Dërguarit (s.a.v.) ishte i caktuar që të flasë në emër të muslimanëve. Ai u përgjigj: “0 mbret, në fillim neve nuk na përfillnin. Ne dhe stërgjyshërit tanë devijuam nga besimi i Ibrahimit, i cili së bashku me Ismailin e rindërtoi Qaben dhe adhuronin vetëm Allahun. Gjatë adhurimit tonë ndaj Allahut ne i përdornim idhujt; ne hanim mishin që nuk ishte i therrur në mënyrë të drejtë; ne nuk i respektonim të drejtat e fqinjëve tanë; i fuqishmi filloi të sundojë të dobëtin. Ne
bënim gjëra të tmerrshme, për të cilat nuk mund të marr guxim të flas. Kjo ishte jeta jonë, derisa Allahu në mesin tonë dërgoi të Dërguarin e Tij, një kushëririn tonë, të cilin çdo herë e kemi njohur si gojëmbël, të pafajshëm dhe të besueshëm.
Ai kërkoi nga ne që të adhurojmë vetëm Allahun dhe të heqim dorë nga traditat e këqija
të parardhësve tanë. Ai kërkoi nga ne që ta duam të vërtetën dhe të jemi besimtarë, t'i çmojmë dhe t'i duam fqinjët tanë, t'i nderojmë familjet tona dhe të mos bëjmë punë të këqija dhe zënka të kota. Ai kërkoi nga ne që të kujdesemi për bonjakët. Ai na urdhëroi që të mos shpifim ose të flasim keq për gratë apo për burrat. Ai na urdhëroi që të adhurojmë vetëm Allahun e të mos adhurojmë askënd e asgjë tjetër, përveç Tij. Ai na urdhëroi që të falemi, të japim sadaka dhe të agjërojmë. Ne besojmë se ai ka të drejtë, prandaj dhe e ndjekim dhe veprojmë ashtu siç na urdhëron ai. JETA E PROFETIT MUHAMED 35
Mekasit filluan të na sulmojnë dhe të ndërhyjnë midis nesh dhe fesë sonë. Kështu që, ne ishim të detyruar që t'i braktisnim vatrat tona dhe të vijmë tek ju, me shpresë se do të gjejmë drejtësi.”
Mbreti, i cili ishte i krishterë, u prek thellë nga këto fjalë. Amr ibn el-Asi duhej të mendohej shpejt që ta prishte këtë dëshmi. Me një dinakëri të madhe iu drejtua mbretit: “Këta njerëz nuk besojnë në Isanë ashtu siç besoni ju.”
Mbreti pas kësaj kërkoi të dijë se ç'kishte thënë për Isanë i Dërguari (s.a.v.). Xha'feri u përgjigj duke recituar një sure nga Kurani, e cila flet për Isanë dhe nënën e tij Merjemen. Këto janë disa nga ajetet që ai recitoi:
Në emër të Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi. Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra, më lë të lirë)!” Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)." Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qënë e pamoralshme?” Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana Jonë. Kjo është çështje e kryer!” Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët. E dhembja ( e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar që moti!” E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili):
“Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji).
E ti shkunde trupin e hurmës se do të bien për ty hurma të freskëta. Ti pra, ha dhe pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit. JETA E PROFETIT MUHAMED 36
Dhe duke e bartur në grykë shkoi me të te të afërmit e vet. Ata i thanë: “Oj Merjeme ke bërë një punë shumë të keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!”
Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t'i flasim atij që është foshnjë në djep?”Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut, mua me ka dhënë ( ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqat për sa të jem gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë e as të padëgjueshëm! Selami (shpëtimi prej Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dalë (prej varrit) i gjallë!"
(Merjem: 16-33)
Kur mbreti i dëgjoi këto fjalë, sytë iu mbushën me lot. U drejtua nga këshilltarët, dhe u tha: “Këto fjalë sigurisht vijnë nga Allahu; pak gjëra i ndajnë muslimanët nga të krishterët. Atë që sollën Isai dhe Muhamedi, të Dërguarit e Allahut, vijnë nga i njëjti burim.”
Kështu muslimanëve iu dha leja e mbretit që të jetojnë në paqe në vendin e tij. Amrit iu kthyen prap dhuratat që ia kishte dhënë mbretit, dhe kështu të dy mekasit, të dëshpëruar thellë, u kthyen nëpër shtëpitë e veta. JETA E PROFETIT MUHAMED 37
Vrazhdësia e kurejshëve
Udhëheqësit kurejshë u brengosën së tepërmi për atë se populli i Mekës filloi të ndahet nën ndikimin e mësimeve të të Dërguarit. Më në fund, Umer ibnul Hattabi, njëri nga bujarët e Mekës, vendosi se mënyra e vetme për ta heshtur të Dërguarin (s.a.v.), është vrasja e tij. Pasi e vendosi këtë doli jashtë dhe filloi ta kërkojë.
Rrugës takoi një njeri, i cili e kuptoi menjëherë qëllimin e Umerit dhe i tha: “Përse një herë, para se të vrasësh Muhamedin, nuk hedh një shikim rreth shtëpisë tënde? A nuk e di se motra jote Fatimeja është muslimane?”
Umeri u befasua shumë. Nuk mund të besonte se kjo ishte e vërtetë, menjëherë vajti te shtëpia e së motrës. Kur arriti para shtëpisë, ai dëgjoi Fatimenë dhe të shoqin, Saidin, se si me zë të lartë lexonin suren “Ta Ha” nga Kurani. Posa dëgjoi zërin e të vëllait,
Fatimeja menjëherë fshehu pergamenin në të cilin ishte shkruar sureja.
Umeri me shpejtësi hyri në dhomë dhe bërtiti: “Ç'është kjo marrëzi që dëgjova?” Fatimeja i mohoi të gjitha. Pastaj Umeri e humbi durimin dhe sulmoi burrin e Fatimesë duke ulëritur: “Mua më thane se ju i jeni bashkangjitur Muhamedit në fenë e tij!” Fatimeja u përpoq ta mbrojë të shoqin, mirëpo Umeri i ra edhe asaj.
Pastaj ajo pranoi: “ Po, ne jemi muslimanë dhe besojmë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, kurse ti mund të bësh ç'ka të duash.”
Duke e parë besimin dhe guximin e saj, Umerit i erdhi keq për atë që i bëri të motrës dhe i tha: “A mund ta shoh atë që dëgjova se jeni duke lexuar, me qëllim që të mund ta kuptoj atë që i Dërguari juaj ua ka sjellur?” Fatimeja ia dha pergamenin dhe, pasi u la e u
pastrua, me qëllim që para se ta prekë atë të jetë i pastër, ai i premtoi asaj se pas një kohe do t'ia kthejë.
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“Ta Ha.Ne nuk ta shpallëm Kuranin për të munduar ty. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet. (Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë. (E Ai është) Mëshiruesi që qëndron mbi arshin (e mban sundimin mbi gjithçka që ekziston). E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej e në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç'ka nën dhe. Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen) haptazi, Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo. Ai është Allahu, nuk ka zot përveç Tij. Atij i takojnë emrat më të bukur.”
(Ta-Ha: 1-8) JETA E PROFETIT MUHAMED 38
Posa e lexoi, Umeri e diti se këto fjalë janë nga më të bukurat që kishte dëgjuar ndonjëherë dhe se kjo fe duhet të jetë ajo e vërteta.
Pa e hequr shpatën nga dora, ai shkoi drejt e në shtëpinë e të Dërguarit dhe trokiti fort në derë. Njëri nga ithtarët e të Dërguarit doli jashtë. Aty qëndronte Umeri, i cili njihej për nga guximi e trimëria. Kur e pa Umerin të shqetësuar e me shpatë në dorë, ai u friksua për jetën e të Dërguarit. Mirëpo i Dërguari (s.a.v.) i tha që ta lejojë Umerin të hyjë dhe e luti që t'i lerë vetëm.
I Dërguari (s.a.v.) e pyeti se përse kishte ardhur dhe Umeri iu përgjigj:
“Unë kam ardhur të betohem se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti Muhamed je i Dërguari i Allahut." Duke thënë këto fjalë, ai ende e mbante në dorë shpatën, me të cilën dikur dëshironte të vriste të Dërguarin (s.a.v.). E njëjta shpatë tani do të përdoret për mbrojtjen e të Dërguarit (s.a.v.) dhe të besimit Islam.
Në atë kohe, sa herë që muslimanët dëshironin të bënin adetin e rrotullimit rreth Qabes, të njohur si tavaf, ishin të detyruar që këtë ta bënin fshehurazi dhe me frikë. Sidoqoftë, Umeri ishte shumë guximtar. Posa e shpalli besimin e tij, ai shkoi drejt e në Qabe dhe
në mes të ditës e bëri një rrotullim përskaj Shtëpisë së Shenjtë dhe atë në praninë e qytetarëve të habitur të Mekës. Askush nuk mori guxim që t'i thotë asgjë.
Mirëpo tani udhëheqësit e kurejshëve u friksuan më tepër, sepse Islamin filluan ta shohin si kërcënim për jetën e tërësishme të Mekës. Ata vazhdimisht bëheshin gjithnjë e më të vrazhdë, përderisa nga ana tjetër numri i muslimanëve vetëm rritej, prandaj vendosën ashtu siç kishte vendosur Umeri kohë më parë, ta vrasin të Dërguarin (s.a.v.).
Me të dëgjuar për këto plane, Ebu Talibi, xhaxhai i të Dërguarit (s.a.v.), menjëherë i porositi të gjithë bijtë e Abdulmuttalibit që ta mbrojnë nipin e tyre, më të cilën ata ranë dakord. Kur e pane kurejshët, se për shkak të kësaj mbrojtjeje, nuk do të mund ta vrisnin
të Dërguarin (s.a.v.), vendosën që t'i shmangen tërësisht atij dhe ithtarëve të tij. Ata varën në Qabe një deklaratë. Sipas kësaj, askujt në qytet nuk i lejohej të bëjë asgjë që është në lidhje me të Dërguarin (s.a.v.) apo njerëzit e tij, madje edhe të mos u shisnin as ujë e ushqim.
Në fillim, muslimanët gjetën përkrahje te njerëzit e Beni Hashimit, që ishte një degë e kurejshëve, së cilës i takonte edhe vetë i Dërguari (s.a.v.). Disa nga këta njerëz nuk ishin muslimanë, por treguan besnikëri ndaj farefisit të tyre duke vuajtur së bashku me ta. JETA E PROFETIT MUHAMED 39
Por, jeta bëhej gjithnjë e më e vështirë dhe ushqimi sa vinte e pakësohej. Urrejtja e kurejshëve ndaj ithtarëve të të Dërguarit (s.a.v.) u rrit aq shumë, saqë kur shokët e tij mundoheshin të blinin ushqime nga karvanët që kalonin pranë Mekës, atëherë Ebu Lehebi, njëri nga armiqtë e përbetuar të muslimanëve, u ofronte tregtarëve çmime të
mallrave dhjetë herë më të larta. Me këtë, ai ia dilte që t'ua ndalojë muslimanëve blerjen e gjërave të domosdoshme.
Gjatë viteve të këtij trajtimi të tmerrshëm, ndodhi diçka e mrekullueshme. Në vend që Islami të dobësohej, ai u bë edhe më i fortë. Allahu dërgoi gjithnjë e më tepër Shpallje. Megjithatë, muslimanët bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm dhe të dlirë, sepse mundimet që përjetonin ishin sprovë e besimit të tyre.
Çdo vit, në kohën e haxhit në Mekë, vinin njerëz nga e tërë Arabia. Këta haxhilerë e panë vrazhdësinë dhe padrejtësinë e kurejshëve që tregonin karshi muslimanëve dhe shumicës prej tyre u vinte keq për ithtarët e të Dërguarit. Kurejshët filluan ta ndiejnë veten të turpëruar për sjelljen e tyre të egër, sepse pjesa dërmuese e muslimanëve ishin farefis dhe kushërinj të tyre.
Pas tre vjetëve, ata më në fund u bindën se erdhi koha që të përfundojnë vuajtjet e muslimanëve dhe vendosën ta heqin shpalljen që kishin vendosur në Qabe. Për habi të tyre, shpalljen e kishin ngrënë krimbat, përveç fjalëve “Me emrin Tënd, o Allah” e cila kishte qenë e shkruar në krye të shpalljes së tyre. JETA E PROFETIT MUHAMED 40
VAZHDON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PROFET MUHAMED VAZHDIM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PROFET MUHAMED - 5
» PROFETI MUHAMED -4 VAZHDIM
» [Artikull] Erdogani nuk është profet
» Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit
» PASTRIMI I ZEMRAVE - VAZHDIM I HUDBES

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: