![Mubarak pretendohet të jetë fshehur në Izrael Mubaraku_netanjahu-264x198](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2011/02/mubaraku_netanjahu-264x198.png)
Pretendimet se lideri i rrëzuar i Egjiptit, Hysni Mubarak ka shkuar
në qytetin bregdetar Ejlat të Izraelit, kanë zënë vend në rendin e ditës
së Izraelit…
Disa pamje ku një aeroplan civil i tipit BOEING shoqërohej nga katër aeroplanë ushtarakë u bënë shkas i komenteve të ndryshme.
Aeroplani thuhet se po dërgonte Shefin amerikan të Shtabit në
ceremoninë e lamtumirës së ish Shefit të Shtabit të Izraelit, Ashkenazi.
Por në një gazetë arabe është pretenduar se në aeroplan ndodhej ish Kryetari i Shtetit të Egjiptit Hysni Mubarak.
Edhe nëpër gazetat e sotme izraelite ranë në sy pretendime të ngjashme. Pas lajmeve, një sërë gazetarësh kanë shkuar në Ejlat.
Megjithëse drejtorit të hotelit më të madh në këtë qytet, i ka shkarë
nga goja se “dhoma mbretërore është e zënë”, emri i personit që qëndron
aty ruhet me fshehtësinë më të madhe.
Gjithashtu vihet re se përreth hotelit janë marrë masa të mëdha sigurie.
(TRT)