Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Vdiq ish-diktatori tunizian Ben Ali Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Vdiq ish-diktatori tunizian Ben Ali Sat 19 Feb 2011 - 13:48 | |
| Ish-presidenti tunizian, Zine el-Abidine Ben Ali, i arratisur nga vendi pas protestave masive në mesin e janari, ka ndërruar jetë në një spital në Arabinë Saudite. Lajmi u njoftua nga televizioni France 24. Përpara dy ditësh, e përditshmja Le Monde informoi e para se diktatori kishte pësuar një infarkt dhe ndodhej i shtruar në gjendje kritike në një spital në Jedah, transmetoi Top Channel. Brenda disa orësh edhe rrjetet e mëdha ndërkombëtare e konfirmuan lajmin e burimeve të së përditshmjes franceze. Ben Ali ishte në koma dhe shanset e tij për mbijetesë ishin cilësuar 50-50. Sipas informacionit nga France 24, iu u shua rreth orës 11:00. Lajmi mund të pritet me kënaqësi në Tunizi, ku njeriu që drejtoi me dorë të hekurt vendit u largua pas 23 vitesh në pushtet, por vetëm pasi morri në avionin e tij personal një pasuri marramendëse, të përfituar nga abuzimet me detyrën. Arabia Saudite kishte pranuar t’i akordonte Ben Ali-së statusin e azilit politik./tg | |
|