Raportet thonë se Bahreini ka kërkuar forca nga vendet fqinje për të ndihmuar të rivendosë rendin.
Mediat lokale dhe televizioni arab Al Arabia tha se forcat nga Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit do të dërgohen në Bahrein.
Dje, sekretari i përgjithshëm i këshillit, Abdul Rahman al-Atija tha se siguria dhe stabiliteti në çdo vend arab të Gjirit është përgjegjësi e tërë bllokut, por nuk tha nëse Bahreini ka kërkuar ndihmë.
Një mijë ushtarë sauditë arrijnë në Bahrejn.
Një zyrtar i Arabisë Saudite tha se rreth 1 mijë ushtarë sauditë kanëhyrë në Bahrejn për t’i mbrojtur objektet qeveritare pas trazirave të fundit.
Zyrtari i paemëruar tha se trupat hynë përmes rrugës së ngritur që lidh ujdhesën e Bahrejnit me Saudinë.
Ai tha se kontingjenti saudit ishte “pjesë e forcës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, që do t’i mbrojë objektet qeveritare”, transmeton
REL.
Më herët mediet raportuan se Bahrejni ka ftuar forcat nga vendet fqinje për të ndihmuar të rivendosë rendin.
Mbretëria e Bahrejnit është kapluar nga trazirat e frymëzuara nga kryengritjet në Tunizi dhe Egjipt.