![Davutoglu: Nuk do t’i drejtojmë armët kundër vëllezërve libian Davutoglu-222x198](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2011/03/davutoglu-222x198.jpg)
Ministri turk i Punëve të Jashtme
Ahmet Davutoglu e përsëriti qëndrimin e Turqisë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Libi dhe
deklaroi se operacioni duhet të mbetet një iniciativë e KB-së.
Operacioni libian duhet të zbatohet nën patronazh të KB-së dhe
organizata duhet të sjellë vendime, theksoi Davutoglu, duke shtuar se
operacioni nën patronazh të KB-së lë mundësi vendeve të ndara që të
zgjedhin nëse do të marrin pjesë ose jo në të.
“Ka kornizë ligjore, të projektuar nga KB-ja. Secili operacion i
NATO-s jashtë nga ajo kornizë do të ishte jo legjitime”, theksoi
Davutoglu.
Shefi i diplomacisë turke theksoi edhe se Turqia asnjëherë nuk do ta drejtojnë armën kundër vëllezërve të tyre libian./zhurnal/