Drejtësia holandeze ka urdhëruar vazhdimin e gjykimit ndaj deputetit Gert Wilders. Ky i fundit akuzohet për gjuhë të urrejtjes, pasi ka krahasuar Islamin me fashizmin dhe ka bërë thirrje për ndalimin e Kuranit të Shenjtë.
Uilders i mohon keqbërjet, duke thënë se komentet e tij janë pjesë e debatit të ligjshëm politik. Kundërshtarët thonë se deklaratat e tij kanë çuar në “rritjen e diskriminimit të myslimanëve në Holandë”.
Gjykatësi Markel van Osten ka hedhur poshtë thirrjet e avokatëve mbrojtës “për ta pushuar çështjen ose për ta lëvizur atë në Hagë”.
Mbrojtja ka argumentuar se prokurorët kanë shkuar përtej “fushëveprimit” në rastin në fjalë dhe se Gjykata e Qarkut në Amsterdam është vendi i gabuar për gjykimin./REL/