Qeveria gjermane ka rritur presionin duke i detyruar disa grupe myslimane për të bashkëpunuar në çështje të sigurisë.
Hans-Peter Friedrich, ministër u punëve të brendshme, gjatë konferencës islamike gjermane, deklaroi se bashkëpunimi me disa grupe islamike në çështjet e sigurisë paraqet një nga qëllimet kryesore të konferencës në fjalë, njofton Press tv.
Më parë ministri Fridrich kishte deklaruar se islami nuk është pjesë e Gjermanisë dhe shoqërisë së saj, çka shkaktoi një shqetësim dhe pakënaqësi të madhe tek myslimanët.
Deklaratat e ministrit të brendshëm vijnë në një moment kur disa ministra gjerman kërkojnë spiunimin e myslimanëve nëpër xhami.
http://breziiri.com/wp-content/uploads/2011/03/xhami-ne-gjermani-264x176.jpg