Kompania për zhvillim dhe renovim urban El Belad El Emin e cila është e themeluar nga komuna e Mekës,, do të krijoj shërbime me tren brenda qytetit të shenjtë dhe vendet tjera, thotë përfaqësuesi i kompanisë Ibrahim el Belushi.
Ai tha se përmes këtij rrjeti do të lidhet me tren të shpejt nga qyteti i Medinës në Xhaminë e madhe si dhe vende tjera të shenjta përmes sistemit Mashari ( e njohur si Metro e Mekkes).
“Kompania ka kompletuar të gjitha studimet teknike të projektit i cili pritet të filloj së shpejti të implementohet”, deklaron ai.
El Belushi gjithashtu ka thënë se megjithëse el Beled el Amin është kompani publike, kjo është duke menaxhuar me mentalitetin e një organizate private. “Kompania është një partner me sektorin privat. Kjo nuk është themeluar për të konkurruar në këtë sektor të tregut, por për të krijuar projekte të dobishme si për ekonominë kombëtare ashtu edhe për qytetarët”, deklaroi ai./irib/