Njerëzit të cilët në momente të vështira luten, përballen më mirë me zemërimin, agresionin dhe hidhërimin pavarësisht a janë religjiozë apo jo, ka treguar një hulumtim i ri amerikan.
Lutja me të vërtetë u ndihmon njerëzve që të përballen më lehtë me zemërimin dhe ta ndryshojnë pikëpamjen për ngjarjen e cila i ka hidhëruar dhe ta marrin më pak personalisht, pohon Brad Bushman, bashkautor i studimit i cili ka ekzaminuar efektin e lutjes në zemërim dhe agresion. Njerëzit të cilët në momente të vështira luten, më mirë përballen me zemërimin, pavarësisht se a janë religjiozë apo jo, ka treguar hulumtimi i Universitetit Ohio State.
“Njerëzit shpesh i kthehen lutjes nëse ndiejnë emocione negative, duke përfshirë edhe zemërimin. Lutja mund të jetë mënyrë efikase që në mënyrë të qetë ta largoni zemërimin dhe agresionin, dhe që askush nga të afërmit tuaj të mos vuajë”, thotë Bushman.
Rezultatet kanë të bëjnë me të gjitha lutjet me qëllimmira të cilat i predikojnë shumica e religjioneve, kanë shtuar hulumtuesit./koha/
Gjithësesi se ky studim është bazuar në shpalljet hyjnore. Le të shohim se çfarë thotë Allahu i Madhërishëm në lidhje me këtë: “Vërtetë, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.” (Er-Ra’d, 28)