E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
65 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 65 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_lcap96%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_lcap0%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_lcap0%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_lcap0%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_lcap1%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_lcap2%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 46
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID Empty
MesazhTitulli: E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID   E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID I_icon_minitimeSun 3 Apr 2011 - 13:40


MEHMED ALI QERIMOVIQ















E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME



FERAID





















MEHMED ALI QERIMOIQ
GJYQËTAR I TË DREJTËS ISLAME NË MOSTAR


E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME
FERAID




TITULLI ORIGJINAL:
Šeriatsko nasljedno pravo – feraiz botuar 1936 Sarajevë


Përkthyes:
Afet BEADINI

Lektor:
Mr. Elez Ismaili

Recezent:
Mr.Bashkim Aliu
Muhamed Hebibi

Pwr botuesin:
Afet Beadini

Boton:
Sh.B.Thesari



























Fjala e përkthyesit



Falenderimi dhe lavdërimi i takon All-llahut xh.sh Krijuesit të çdo sendi, Bëmirsit të pakufishëm, Mëshiruesit të përgjithshëm i cili na bëri muslimanë dhe pjestarë të ummetit të pejgamberit të fundit Muhammedit a.s., të cilin e dërgoi si mëshirues,përgëzues dhe mësues të brezave të ardhshëm.
Mëshira, dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi Muhammedin a.s i cili na urdhëroi dhe na mësoi trashëgiminë mëshira dhe shpëtimi qoftë edhe mbi familjen e tij shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e ndoqën dhe e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e gjykimit.
Lexues të nderuar, E drejta e trashëgimisë, si institut juridik, është e lidhur ngushtë me të drejtën civile dhe familjare, sepse ajo ka të bëjë edhe me të drejtën e subjekteve ekonomike-pronësore. Kjo shkencë merret me studimin e dispozitave juridike për bartjen e pasurisë pas vdekjes fizike të trashëgimëlënësit trashëgimtarëve.
Dijetarët islamë të drejtën e trashëgimisë e definojnë kështu: Përmbledhje normash juridike dhe matematikore përmes të cilave njihet procesi i sasisë që i takon çdonjërit prej trashëgimtarëve nga pasuria e lënë.
Fjala '' feraid'' është shumës i fjalës '' faridatun" . Fjala ''faridatun'' në gjuhën arabe do të thotë: përcaktim, fiksim, ndërsa në sheriat kjo fjalë do të thotë: rregull ose urdhër i përcaktur prej Zotit, në të cilin nuk mund të dyshohet, sepse është i themeluar prej burimeve kryesore të islamit : Kur'anit dhe Sunnetit.
Pasi që All-llahu xh,sh. Të drejtën e trashëgimisë në Kur'an e quajti me emrin Feraid (فر يضة من الله – dispozita të përcaktuara nga All-llahu) , ndërsa njëjtë k;shtu veproi edhe Muhammedi a,s dhe në një hadith tha: (تعلمو ا الفر ئض – mësoni për trashëgimin), për atë edhe fukahatë ( dijetarët islamë) Të drejtën e trashëgimis; e quajtën Feraid
فر ئض) ). Kjo përmbledhje normash dhe rregullash, në legjislacionin islam, nuk është produkt i mendjes së njeriut, por është ligjëzuar nga All-llahu xh.sh, kurse metodologjinë e tyre e ka sqaruar Muhammedi s.a.v.s.
Për shkak të rëndësisë së kësaj shkence Muhammedi a.s na nxitë, por në të njetën kohe edhe na obligon që t'ua mësojmë të tjerëve këtë lëmi duke thënë:
'' Mësojeni shkencën e trashëgimisë ( feraid-it ) dhe mësojani të tjerëve sepse vërtet ajo është gjysma e diturisë. Unë nuk do të jemë gjithmonë me ju. Me shkuarjen e dijetarëve ( ulemasë) do të humbeshte edhe dituria rreth trashëgimisë. Në këtë rast në mes njerëzve do të paraqitej përçarja ( fitneja), e cila do të shkaktonte mosmarrëveshje në mes palëve në të Drejtën e trashëgimisë. Por atëherë nuk do të gjendej asnjë person, i cili do ti njihte dispozitat e Zotit dhe hukmet që t'i zgjidhë mosmarrëveshjet ashtu siç i përcaktoi All-llahu xh.sh."
Ndërsa All-llahu xh,sh. në Kur'anin Famëlartë na urdhëron duke thënë:
''Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit…. ( Nisa : 33)
"Kush e kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë."
( Nisa : 14)

Ndërsa fukahatë (dijetarët islam) janë pajtuar se të mësuarit e Të drejtës së trashëgimisë ( feraid –it) është obligim i domosdoshëm (farzi – kifaje). Qëndrimi i tyre është se në një vendbanim në të cilin asnji person prej tyre nuk e mëson Të drejtën e trashëgimisë, të gjithë banorët e atij vendi do të konsiderohen mëkatarë.
Lexues të nderuar libri '' E drejat e trashëgimisë islame e Autorit Mehmed Ali Qerimoiq ish gjyqëtary i të drejtës islame në Mostar ( në ish-Jugoslavinë para Luftës së Dytë Botërore) është një përmbledhje dispozitash që kanë të bëjnë mbi Të drejtën e trashëgimisë sipas Sheriatit islam. Ky libër ka një rëndësi të madhe ndër besimtarët e trevave tona, të cilët pak i njohin dispozitat që kanë të bëjnë me trashëgimin e aq më pak e praktikojnë atë. Përveç tjerash, ky ndoshta është libri i vetëm deri më sot i shkruar në ish – Jugoslavinë, që i trajton problemet e kësaj lëmie, i shkruar më vitin 1936. Prandaj me botimin e kësaj vepre në gjuhën shqipe do të plotësojmë një zbrastirë të madhe të kahershme nga lëmia e trashëgimisë.
Duke patur parasysh nevojën e madhe të veprave që kanë të bëjnë me legjislacionin islam, të cilat u mungojnë besimtarëve të trevave tona Sh.B '' Thesari '' vendosi që të botojë këtë libër në gjuhën shqipe dhe kështu të pasurojë besimtarët dhe botimet e veta edhe me një vepër mjaft të rëndësishme siç është ky libër.

Përkthyesi
Afet Beadini
21 Xhemadul Ahar 1424
19.Shtator.2003
Dobërdoll













PJESA E PARË

E DREJTA E TRASHËGIMISË SË PËRGJITHSHME


HYRJE

Para arrdhjes së Islamit, në periudhën e injorancës ( xhahilijetit), te Arabët bazë për trashëgim ka qenë:
a) Afërsia nga gjaku – ا لنسب ,
b) Kontrata në mes tyre – ا لعهد.

a) Afërsia nga gjaku
Prej afërsisë nga gjaku kanë patur të drejtë trashëgimi vetëm meshkujt, të
cilët kanë qenë të aftë që nëpër beteja me kuaj të luftojnë dhe të fitojnë plaçka lufte.
Meshkujt jo të mitur, gratë, dhe fëmijët e gjinisë femërore nuk kanë patur të drejtë për të trashëguar.


b) Kontrata në mes tyre
Kontrata në mes tyre ka mundur të jetë njëra prej dy llojeve.
Në llojin e parë bën pjesë kontrata, kur dy persona kanë bërë marrëveshje në mes veti që njëri për tjetrin të paguajë fajin në qoftë se ai fillon (nxit)ndonjë krim, njëri prej tyre në përgjithësi të mbajë përgjegjësi dhe njëri prej tyre që do të jetojë pas vdekjes së tjetrit, do ta trashigojë atë.
Në llojin e dytë bënë pjesë kontrata, e cila lidhet, kur një person e adopton një fëmijë mashkull të huaj dhe e bën si fëmijë të vet. Ai fëmijë atëherë thirret në emrin e tij, e jo me emrin e babait të tij, ai edhe do ta trashigojë atë .
















Këto dy baza ose sebebe ( shkaqe ) të cilat ekzistonin para Islamit, u ruajtën në fillim të islamit, duke u shtuar edhe dy baza të tjera, edhe atë :
c) emigrimin - هجر ت )) dhe
d) vëllazërimin – مؤ ا خا ت ) )

c) Emigrimi
Ata emigrantë që u shpërngulën prej Mekes në Medine , dhe ata që janë mbrojtur në mes vete dhe si shokë kanë sunduar, ata njëri tjetrin kan trashëguar, edhe pse nuk kanë qenë të afërm njeri me tjetrin nga gjaku. Ndërsa të tjerët, në qoftë se nuk ishin emigrantë, sikur të ishin edhe të afërm, nuk kishin të drejtë që të trashigojnë.
d) vëllazërimi
Banorët e Mekes dhe Medines ( emigrantët dhe të vëllazëruarit) në mes të cilëve Muhammedi a,s bëri vëllazërim kur arriti në Medine, e trashëgonin njëri -tjetrin, ndërsa nuk kishin të drejtë që t'i trashëgojë farefisi i tyre












Të gjitha këto baza për trashëgim, të cilat egzistonin te Arabët para dhe në fillim të Islamit, All-llahu xh.sh në mënyrë definitive dhe plotësisht i aborgoi me këtë ajet:
َو اُ لُو ا ْلاَ رْ حَا م ِ بَعْضُهُمْ اَ وْ لى َ ِببعْضٍ فى كِتاَ بِ للهِ ( الانفا ل و الا حزاب)
E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) …. ( Enfal : 75)
Ky rend i trashëgimisë, i cili egzistone te Arabët para Islamit, ishte traditë e këtij populli prandaj të njëjtin mund ta quajmë edhe si e drejta e trashëgimisë tradicionale, sepse nuk ishte i themeluar sipas rregullave legjislative. Kjo traditë nuk pati mundësi që të funksionojë mëtutje pas arrdhjes së Islamit, sepse ishte një padrejtësi e qartë, e cila duheshte që të anulohet, dhe të zëvendësohet me rregulla legjislative.
Mirëpo, pasi që arabët e shfrytëzonin këtë të drejtë, nuk ishte lehtë që përnjëherë ta anulojnë këtë traditë dhe të pranojnë ndonjë rregull të re, pasi që kjo traditë kishte ndikuar dhe rregulluar të drejtat dhe gjendjen e tyre materiale.
Për t'ua lehtësuar këtë barë, All-llahu xh.sh shpalli ajet pas ajeti, dhe këtë traditë dalëngadalë, e brakëtis;n nga jeta e tyre.
All-llahu xh.sh. pikësëpari këtë traditë në një ajet paralajmëroi në mënyrë të përgjithshme, ndërsa më vonë e sqaroi gjerësisht, ashtu siç do të sqarohet edhe në këtë libër në faqet që vijonë.
Për çdo ajet ose sure nga Kur'ani Famëlartë ekzistonte ndonjë shkak për zbritje. Kështu pra, shkak për shpalljen e ajetit të parë rreth trashëgimisë ka qenë gruaja e Sa'd bin Rebie e cila pas luftës së Uhudit erdhi me dy vajzat e saja te Muhammedi a.s duke u ankuar se burri i saj ishte vrarë (kishte rënë shehid) në luftën e Uhudit, dhe pasurinë e tij e kishte trashëguar vëllau i tij, ndërsa ajo si bashkëshorte e tij me dy vajza të pamartuara nuk kishin trashëguar asgjë nga pasuria dhe kishin mbetur të pafurnizuara.
Kështu veproi edhe gruaja e Evs bin Thabit el-Ensariut, i cili pas vetes kishte lënë gruan, tri vajzat dhe dy djemtë e xhaxhait. Gruaja dhe vajzat e tij nuk fituan asgjë nga pasuria pasi që atë e kishin trashëguar djemtë e xhaxhait.
Si shkak i ankesave të paraqitura në fillim u shpall ajeti i cili në përgjithësi përcaktoi, se edhe meshkujt edhe femrat kanë të dejtë të trashëgojnë:






''Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, u takon pjesë e caktuar (nga Zoti)''. (En - Nisa:7)


Me këtë ajet gruaja është pranuar si person fizik dhe është barazuar me meshkujt.
Ky ka qenë ajeti i parë i cili filloi që ta rregullojë të drejtën e trashëgimisë dhe pjesërisht dhe në mënyrë graduale e anuloi të drejtën tradicionale.




Më vonë u shpallën edhe tre ajete tjera, të cilët plotësisht e regulluan të drejtën e trashëgimisë së muslimanëve.
Ato tri ajete janë:
1.Ajeti i parë:


''All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimisë) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borgji; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti''. (En - Nisa:11)

2.Ajeti i dytë:



''Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që leni pas kryerjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftë se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i Gjithëdijshëm, jo i ngutshëm''. ( En-Nisa:12).

3.Ajeti i tretë:

''Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet për çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashëgojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dyfish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send''. ( En-Nisa:176).
Ata persona që nuk janë përmendur në ajetet e cituara, ndërsa janë të afërm marrin pjesë në trashëgimi, kuota e tyre është rregulluar me Sunnet dhe me Ixhmaa të ummetit.
Me sunnet p.sh. është rregulluar pjesa e trashëgimisë për gjyshen ( nënën e babës dhe nënën e nënës), sipas këtij hadithi: ا طعمو الجدا ت ا لسد س
'' Gjysheve jepnu një të gjashtën ( prej trashëgimit)''.
Me ixhmaa p.sh. është rregulluar pjesa e trashëgimisë për gjyshin ( për babën e babës), pjesa e trashëgimisë së fëmijëve të djalit ( nipërit) etj.
Në Kur'an pas ajetit i cili i rregullon pjesët e trashëgimit vjenë ajeti në të cilin thuhet:
ِتلْكَ حُدُ و دُ ا للهِ .........
Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut
Ndërsa pas këtij ajeti vijon ajeti tjetër:



"Kush e kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë."
( En-Nisa : 14)
Pasi që trashëgimia për muslimanët është rregulluar sipas Kur'anit dhe sunnetit, në këtë drejtim muslimanët nuk mund të veprojnë në ndonjë mënyrë tjetër.
Ekziston një transmentim ( rivajet ) i hazreti Ummi-Selemes ا م المو منين e cila i tha Muhammedit a.s., se do të ishte e pëlqyer (edhe pse burrat luftojnë me kundërshtarët e islamit, ndërsa gratë nuk bëjnë një gjë të tillë), që edhe grave t''u jepet në trashëgimi gjysma prej asaj pjese të pasurisë që u jepet meshkujve. Për shkak kësaj dëshire të shfaqur nga Ummi Selemja u shpallë ajeti që vijon:

''Ne kemi caktuar për secilin trashëgimtar, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit…. ( En-Nisa : 33)
Sa është e rëndësishme për njerëzit e drejta e trashëgimisë, mjafton të përmendim vetëm atë se All-llahu xh.sh. trashëgimin detajisht e sqaroi dhe trashëgues çdo njërit i caktoi. Këtë përcaktim nuk ua la as Melekëve- Mukarrebu e as Xhebrailit, e as Nebiji – Murselu, po as Muhammedit a.s ) ا بن عا بد ين ).
Në librin Sher-ru Muhtesari – Kudurije thuhet se Muhammedi a.s ka thënë:
ا ن لله تعا لى لم يكل قسم مو ا ر يثكم ا لى ملك مقر ب و لا ا لى نبي مر سل و لكن تو لى ر بنا بيا نها فقسمها.
All-llahu xh.sh nuk ka urdhëruar në mënyrë të prerë rregullat tjera siç janë: namazi, zeqati, agjërimi dhe Crying or Very sad'xhi, por vetëm i ka përmendur në mënyrë të përgjithshme, siç shihet nga ajetet të cilët i urdhërojnë këto rregulla:
ا َ قِيموُا ا لصّلاَ َ وَ آ تُو ا لزَّ كا ةَ - كُتِبَ عليْكُمُ ا لصِّياَ مَ – فَمَنْ ثََهِدَ مِنكُمُ ا لثَهْرَ فَلْيصُمْهُ -
علىَ ا لنَّاس ِ حجُّ ا لْبَيْتِ وَ للهِ



Mirëpo, trashëgimin e përcaktoi në detaje për atë edhe tha:

''…All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send''. ( En -Nisa:176)
I dërguari i fundit i All-llahut xh.sh, si Ligjdhënës ( shari' ), duke u friguar nga ajo se e drejta e trashëgimisë është vështirë për ta mbajtur mend, por edhe për ta kuptuar, që të mos harrohet, Ai personalisht, as'habët dhe të tjerët i kushtuan një kujdes të vaçantë të mësuarit të të drejtës së trashëgimisë. Prandaj dhe tha:
تعلمو ا الفر ض و علمو ها النا س فا نى ا مرو مقبو ض و سيقبض هذ ا لعلم بقبض العلما ء و تظهر ا لفتن حتى يتنا ز ع ا لا ثنا ن فى ا لفر يضة فلا يجد ا ن ا حدا ( ا ن من يعر ف حكم ا لله تعا لى ) يفصل بينهما.
'' Mësojeni shkencën e trashëgimisë ( feraid-it ) dhe mësojani të tjerëve sepse vërtet ajo është gjysma e diturisë. Unë nuk do të jemë gjithmonë me ju. Me shkuarjen e dijetarëve ( ulemasë) do të humbeshte edhe dituria rreth trashëgimisë. Në kët rast në mes njerëzve do të paraqitej përçarja ( fitneja), e cila do të shkaktonte mosmarrëveshje në mes palëve në të drejtën e trashëgimisë. Por atëherë nuk do të gjendet asnjë person, i cili do t'i njohë dispozitat e Zotit dhe hukmet që t'i zgjedhë mosmarrëveshjet ashtu siç i përcaktoi All-llahu xh.sh."
Përveç asaj , pasi që një pjesë e të drejtës së sheriatit ose Fikh-it ( jurispodencës islame) ( معا ملا ت ) rregullon marrëdhënjet e të drejtës së pronësisë të njerëzve deri në vdekjen e tyre, ndërsa një pjesë tjetër e veçantë e feraidit فرائض) ) i rregullon këto të drejta pas vdekjes së tyre, për të cilën gjë edhe
Muhammedi a,s. ka thënë, se e drejta e trashëgimisë gjysmën e diturisë e ka në marrëdhëniet e të drejtës së pronësisë. Kjo thënie e Muhammedit a,s është:
تعلمو ا الفر ض و علمو ها النا س فانها نصف ا لعلم
'' Mësojeni shkencën e trashëgimisë ( feraid-it ) dhe mësojani të tjerëve, sepse vërtet ajo është gjysma e diturisë''.
Fukahatë ( dijetarët islamë ) ( si dhe Ixhmai ummetit) janë pajtuar se të mësuarit e të drejtës së trashëgimisë ( ferad –it) është obligim i domosdoshëm (farzi – kifaje ). Qëndrimi i tyre është se në një vendbanim në të cilin asnjë person prej tyre nuk e mëson të drejtën e trashëgimisë, të gjithë banorët e atij vendi do të konsinderohen mëkatarë.
Fjala ''feraid'' është shumës i fjalës '' faridatun" . Fjala ''faridatun'' në gjuhën arabe do të thotë: përcaktim, fiksim, ndërsa në Sheriat kjo fjalë do të thotë: Rregull ose urdhër i përcaktur prej Zotit, në të cilën nuk mund të dyshohet, sepse është e themeluar prej burimeve kryesore të Islamit : Kur'anit dhe Sunnetit.








Pasi që All-llahu xh,sh të drejtën e trashëgimisë n; Kuran e quajti me emrin Feraid (فر يضة من الله – dispozita të përcaktuara nga All-llahu) , ndërsa njejtë kështu veproi edhe Muhammedi as. dhe në një hadith tha: (تعلمو ا الفر ئض – mësonia trashëgiminë) për atë edhe fukahatë ( dijetarët islamë ) të drejtën e trashëgimisë e quajtën Feraid فر ئض) ).
Siç shihet, nga kjo që përmendëm feraidi themelohet prej tre burimeve kryesore të Sheratit dhe atë: në Kur'an, sunnet dhe në ixhmanë e ummetit.
ا صو له ثلا ثة : ا لكتا ب و ا لسنة ( فى ا ر ا ث ا لا م بشها د ة ا لمغير ة و ا بن سامة ) و ا جما ع ا لا مة (( فى ا ر ا ث ا لا م با جتها د عمر رض.) ا بن عا بد ين ).
و ا ما ا لغر و ض ا لمقد ر ة با لا جما ع و هي ثلث ما يبقى ا لذى هو سهم ا لا م فى ا حد ى حا لا تها ا لثلث و سد س ا لجد ا ت ( ا لسيد).


===========================





































II
PËRKUFIZIMI DHE ELEMENTET E TRASHËGIMISË

تعر يف علم ه لميرا ث و ا ر كا نه * *


1. Përkufizimi

تعر يف علم ه لميرا ث

E drejta e trashëgimisë , në kuptimin objektiv, është përmbledhje dispozitash të cilat e rregullojnë kalimin e trashëgimisë së personit të vdekur – trashëgimlënësit, te ndonjë person tjetër i gjallë (trashëgimtar).
Trashëgim është kalimi i pasurisë së një personi që ka vdekur te ndonjë person tjetër i gjallë nëpërmjet trashëgimisë.
Elementet, gjegjësisht, pjesët përbër;se dhe kryesore të trashëgimisë janë:
1. Personi i vdekur, duke marrë parasysh pasurinë që e le quhet trashëgimlënës - مورث
2. Personi i gjallë, te i cili kalon pasuria e lënë ( trashëgimi) quhet trashëgimtar - • ورث
3. Pasuri e trashëgimëlënësit gjatë trashëgimit, quhet trashëgim ( تر كه, متر كا ت , مخلفا ت)
Nga vetvetiu nënkuptohet, se nëqoftë se nuk ekzistojnë këto pjesë kryesore nuk mund të ketë trashëgim.



















2. THEMELET DHE PREFERIMET NË TRASHËGIMI
ا سبا ب ا لمير ا ث و شرو طه **

Në fillim përmendëm se para ardhjes së Islamit kanë ekzistuar dy themele – mbështetje për trashëgim, të cilat në fillim të arrdhjes së Islamit u ruajtën, duke u shtuar edhe dy baza të tjera .
Kështu, pra, në fillim të Islamit, ekzistonin katër themele për trashëgim.
Mirëpo më vonë, gjithsej janë përfshirë tri themele, kështu që sot e drejta e trashëgimisë islame konsistonë në:

1. Afërsinë familjare nga gjaku – نسب
2. Lidhjen për shkak të kurorëzimit legjitim - ( نكا ه صحيح ),
3. Afërsinë dispozitive ( Hukmen) - ( مو لىا لعتا قة, مو لى ا لمو ا لا ت )

Preferimet për trashëgim janë:
1. Vdekja e atij që le trashëgim. (مو ت حقيقي, حكمي و تقد ير ى). Sipas të drejtës së trashigimisë më së pari duhet të verifikohet vdekja e trashëgimlënësit dhe të shpallet ligjerisht si i vdekur.
2. E drejta për trashëgim. Kjo e drejtë e trashëgimit duhet që patjetër të mbështetet në disa fakte (të ligjit ose në testament). E drejta e trashëgimit nuk mund që të themelohet në bazë të kontratës, sepse rregullat e Sheriatit nuk njohin kontratë për trashëgim.
3. Ekzistimi i trashëguesit. E drejta e trashëgimisë parasheh personin i cili ka të drejtë të trashëgojë, të jetë i gjallë në momentin e vdekjes së atij që lë trashëgim, të jetojë pas vdekjes së tij, dhe duhet të jetë i lindur ose së paku zanafillë (akoma i palindur (§ 582 Ahk.sher.)
4. Aftësia për trashëgim. Personi i cili ka të drejtë që të trashëgojë, duhet që të ketë aftësi për trashëgim.

3.Përgjegjësia për trashëgiminë e lënë
* حقو ق متعلقة با لتركة*
Trashëguesi është përgjegjës që :
a) të paguajë harxhimet rreth shërimit dhe përcelljes në varr,
b) të lajë e borxhet e trashëgimlënësit,
c) të çojë në vend vassijetin (testamentin) dhe
d) të bëjë ndarjen pasurisë trashëgimtarëve.




a) Harxhimet e shërimit dhe varrimit
Prej trashëgimisë pikëspari duhet ti paguajmë harxhimet e shërimit dhe të gjitha harxhimet e tjera të zakonshme dhe të nevojshme, dhe të gjitha përgatitjet e tjera prej kur vdesë trashëguesi deri në varrimin e tij
Harxhimet reth varrimit duhet të jenë të matura në bazë të trashigimit të lënë. Ato nuk duhet të jenë shumë të mëdhaja, po as shumë të vogla.
* و يكفن على قد ر ا لتر كة من تقتير و لا تبذ ير *
Në qoftë sei vdekuri nuk ka lënë aqë pasuri, që prej saj të paguhen harxhimet e varrimit, në këtë rast harxhimet e varrimit, i takojnë atij personi i cili do të ishte i obliguar që të kujdeset për të vdekurin, sikur të ishte i gjallë dhe i paaftë për punë. Por nëse personi i tillë është i varfër ose nuk gjendet person, i cili do të ishte i obliguar që të kujdeset për harxhimet e varrimit, në këtë rast obligimi i varrimit i takon bejtul –mal-it ( Sejid).
Vëretje: Në qoftë se për trashëgimi është lënë vetëm një send i vlefshëm që gjendet si hipotekë e ndonjë personi për nevojat e tij, në këtë rast ky person ka përparësi, që prej hipotekës t'i paguajë nevojat e veta, ndërsa nuk obligohet që t'i paguaj harxhimet e varrimit.


b) Pagimi i borxheve
Prej trashëgimisë që ngelë pas harxhimeve të shërimit dhe harxhimeve të varrimit, detyrohemi që t'i paguajmë trashëguesit të gjitha borxhet e pranuara dhe të vërtetuara të atyre besimtarëve të cilët lypin hyset e veta.
Në qoftë se trashëgimia e personit të vdekur, pas pagesës së harxhimeve të varrimit dhe shërimit, nuk është e mjaftueshme që t'i paguajë të gjitha borxhet, në këtë rast gjyqi islam zbatonë regulla të veçanta, dhe ate pa pajtimin e trashëgimtarëve, që të shesë pasurin trashëguesit dhe ti paguajë borxhet e tij.


c) Vassijeti (testamenti) i trashëguesit
Pas pagesës së harxhimeve të shërimit dhe të varrimit të trashiguesit, me njëherë duhet që ta kryejmë edhe vassijetin (testamentin) e tij.










Testamenti (vasijeti) është dispozitë me të cilën trashëguesi para vdekjes lë me gojë të shpërndahet pasuria e tij ( nëse nuk ka trashëgimtarë, ose ka por merr pëlqimin e tyre ) ose një pjesë të caktuar ( 1/3 ) prej pasurisë së vet ( nëse ka trashëgues), gjegjësisht përcakton disa mjete materiale, që pas vdekjes së tij të shfrytëzohen për bëmirësi.
Testamenti ( vasijeti) mund të përcaktohet për të mirat e ndonjë personi, por mund të përcaktohet edhe për të mirat fetare, kulturore, shkencore dhe për institucione të tjera bëmirëse si dhe për qëllime të devotshme.
Ai që ka lë testament, në të mund të përcaktojë gjëra apo mjete, si dhe një shum; të caktuar të parave.
Preferimet për testament të vlefshëm janë:
1. Ai që le testament, duhet të jetë i aftë në shpërndarjen e pasurisë së vet.
2. Atij që i dedikohet testamenti ( مو صى له), duhet që në momentin e vdekjes së trashëguesit të jetë i gjallë ose sëpaku të jetë zanafillë (fëmijë i zënë ) , të jetë i aftë për të fituar dhe në moment të vdekjes së trashëguesit të deklaroj se e pranon testamentin,
3. Në testament të mos jetë ndarë me shumë se 1/3 e pasurisë,
4. Të mos jetë i mbytur në borxhe,
5. Të mos jetë i dedikuar për trashëguesit e ligjshëm.
Në rast të vdekjes për testament mund të përcaktohet ( shpërndahet) një e treta e pasurisë së lëvizshme dhe të palëvizshme e personit të vdekur, siç shihet nga ky hadith:
لقو له عليه ا لصلا ة و ا لصلا م: ا ن الله تصد ق عليكم با لثلث ا موا لكم فى آ خر ا عما ر كم ز ياد ة لكم فى عما ر كم.
'' Zoti ua ka lejur një të tretën e pasurisë suaj, që në mbarim të jetës tuaj me të të dispononi dhe më shumë dobi të përfitoni."

Vëretje. – Nga ajo që e paraqitëm më lartë, mund të kuptojmë se pasurisë së mbetur, pas pagesës së harxhimeve të varrimit dhe shërimit si dhe të harxhimeve tjera të nevojshme, duhet që të kryhet edhe testamenti, pas të cilit kalojmë në shpërndarjen e trashëgimit ndërmjet trashëgimtarëve.
Kjo përparësi në kryerjen e testamentit para shpërndarjes së trashëgimit trashëgimtarëve ekziston atëherë kur personi që ka lënë testament një apo më shumë gjëra të përcaktuara në testament, ose një sasi të caktuar të parave. Mirëpo, nëse në testament është përcaktuar ( shpërndarë) një pjesë ideale e pasurisë- si psh.1/3 ,¼, 1/6 ndonjë personi i cili është i aftë për punë, në këtë rast ky testament nuk ka asçfarë përparësie, por atëherë atij personi, për të cilën është lënë testamenti (( مو صى له vjen si bashkëpronar ( شر يك ) me trashëguesit.








Nëse për ndonjë person është shpërndarë me testament një pjesë ideale prej pasurisë së mbetur, në qoftë se deri në shpërndarjen e kësaj vepre trashëgimi shtohet, atëherë ( musa leh) personit që i është dedikuar testamenti, si dhe trashëgimtarëve tjerë, u takon pjesa e tyre prej tepricës, ashtu siç u takon prej pakësimit të pjesës ideale, nëse trashëgimi deri në shpërndarjen e saj zvogëlohet.


d) kalimi i pasurisë –ndarja e pasurisë trashëgimtarëve
Pasi që të paguhen harxhimet reth shërimit, varrimit dhe pasi të paguhen borxhet e tjera dhe kryhet testamenti ashtu siç u përmend nën a), b) dhe c), atëherë duhet që trashëgimin e mbetur t'ua shpërndajmë trashëgimtarëve të ligjshëm.











===========================
























III

AFTËSITË E TRASHËGUESVE

ا لمستحقو ن للتر كة

Të aftë për të qenë trashëgues, apo pa pengesa, individë që kanë të drejtë të trashëgojnë, janë nëntë llojesh:
1) As'habi feraid,
2) as'habi nesebije,
3) as'habi sebebije,
4) as'habi mevlel-itak,
5) as'habur redid,
6) dhevil erham,
7) mevel muvalat
8) mukarrun –leh,
9) musa leh bi xhemi-il mali.
Pas këtyre në vendin e dhjetë numrohet bejtul mali, por jo si trashëgimtarë, por si pushtet më i sigurt për deponimin e pasurisë për trashëgim.

1. As'habi – feraid
As'habi feraid, janë ata persona meshkuj nga gjaku të cilët janë në lidhje farefisnore të afërt me trashëguesin, sasia e tyre është përcaktuar me Kur'an, sunnet ose me ixhmaa ( me konsenzusin e juristëve ( fukahave islamë) sasia e trashëgimisë e përcaktuar-alikvete në Kur'an quhet farz.
Prej trashëgimtarëve në rend të parë vjen As'habi feraid, në bazë të hadithit që vijon:
ا لحقو ا ا لفر ا ئض با هلها فما بقى فهو لا و لى ر جل ذ كر ( صحيح مسلم)
'' Bashhkangjituani pasurinë e të vdekurit trashëgimtarëve që kanë sasi të përcaktuar, e ajo që ngelë u takon meshkujve që janë më të afërt nga gjaku''

















a) Asabai - nesebijje
Asabai – nesebijje ose trashëguesit universalë janë të afërmit meshkuj nga ana e babait që nuk kanë të fiksuar sasi pasurie, por trashëgojnë atë që ka mbetur pasi që t'i ndahet pasuria As'habul Feraidit.
Këta persona e trashëgojnë tërë pasurinë e mbetur, nëse janë të vetëm, në qoftë se nuk ekzistojnë as'habi feraid, ose ajo pjesë e trashëgimit që ngelë, kur refuzohen farzet, nëse ekzistojnë As'habi feraid.
Asabai nesebije për të qenë në rend menjëherë pas As'habi feraid-it, që të trashëgojnë tërë pasurinë, në qoftë se nuk ekzistojnë as'habi feraid, ose ajo pjesë e trashëgimit që ngelë, pasi që refuzohen farzet, nëse ekziston As'habi feraid, përcaktohet në pjesën e dytë të hadithit të lartëpërmendur.
فما بقى فهو لا و لى ر جل ذ كر
...e ajo që ngelë u takon meshkujve që janë më të afërt nga gjaku''

3.Asabai – sebebijje
Asabai – sebebijje janë personat të cilët e çlirojnë në liri robin e tyre
Mevlel – itaka quhet personi që e çliron mbrojtësi ose pronari i të çliruarit.
Çliruesit trashëgojnë të çliruarin, nëse ai nuk ka trashëgues.
Shkak për t'i trashëguar të çliruarit, është për hirë të asaj që ka shkaktuar lirinë e tij..
Trashëgimi i tyre bazohet në hadithin, të cilin Muhammedi a.s e tha në një rast, kur një Arab e liroji dhe ia fali lirinë robit të tij:
و ا ن ما ت و لم يترك و ا رثا كنت انت عصبة
''Nëse vdes ( i liruari ), dhe nuk len askënd nga trashëgimtarët, atëherë ti do të mbetesh trashëgimtarë i tij.''
Ndërsa i liruari në asnjë rast nuk ka të drejtë që ta trashëgojë çliruesin e vet.
و ا لمعتق لا ير ث من معتقه

4. Asabai – mevlel - itaka
Asabai – mevlel – itaka janë ata persona meshkuj nga gjaku të cilët janë në lidhje farefisnore të afërt me çliruesin ( mevelel-itaka ). Edhe ata trashëgojnë prej të çliruarit – kur nuk ekziston mevlel – itaka (çlirues) – me atë rend, siç trashëgon asabai- nesebije bi nefsihi.
عصبة مو لى ا لعتاقة با نفسهم على ا لتر تيب








5. As'habur-reddi
As'habur-reddi janë presonat prej As'habi-feraid-it të cilët e trashëgojnë pjesën e mbetur të trashëgimisë, pasi që refuzohen pjesët e tyre-farz, edhe atë çdo njëri në proporcion me farzin- pjesën e vet.
Ata këtë pjesë të trashëgimisë të mbetur e trashëgojnë, atëherë kur trashëguesi pas vete nuk lë asnjë trashëgimtar.
Në As'habir redda bëjnë pjesë tetë pesona, prej të cilëve njëri është mashkull, ndërsa të tjerët janë femra. Personi mashkull është vëllau nga nëna. Ndërsa pesonat e gjinisë femërore janë: Vajza e trashëguesit, vajza e djalit, motra nga nëna dhe nga baba, motra nga nëna, motra nga baba, nëna dhe gjyshja.( الجد ة ا لصحيحة )
Burrit dhe gruas nuk i takon trashëgimi i asaj pjesë të mbetur prej trashëgimit, për arsye se pjesa e tyre refuzohet, edhe pse burri dhe gruaja janë as'shabi feraid, por përsëri nuk janë në lidhje farefisnore njëri me tjetrin.

6. Dhevil-erham
Dhevil-erham janë të afërmit e të vdekurit që nuk janë as'habul feraid e as asabat, të cilët në mes vetes dhe të vdekurit ndërmjetësohen me femër e cila trashëgon tërë trashëgiminë e mbetur sipas radhitjes , atëherë kur nuk ka asabe e as as'habi feraid. P.sh në dhevil- erham numrohen: nipërit nga vajza, baba i nënës ( gjyshi nga nëna) djali i motrës, etj .

7. Mevlel- muvalat
Mevlel- muvalat është personi i cili e ka pranuar (muvalat) mbrotjen, pronësinë e trashëguesit, për të cilën gjë ka qenë i lajmëruar nga trashëguesi duke qenë gjallë, se ky person është mbrojtësi i tij ( velij) i cili do ta trashëgojë në qoftë se vdesë përpara tij, ashtu siç është i detyrar që të paguajë fajin nëqoftë se ky (trashëgues) fillon ndonjë krim.
Kjo kontratë është e vlefshme, në qoftë se personi i cili mer për vete mbrojtës ndonjë person tjetër, duhet që t'i plotësojë këto kushte:
1) të jetë person i lirë, të mos jetë rob,
2) të mos jetë arab,
3) të mos jetë i çliruar, i cili më parë ka qenë robë dhe është çliruar ,
4) Të mos ketë asnjë nga trashëguesit, të afërt nga gjaku,











5) të mos jetë shteti (bejtul mali( بيت ا لما ل - meval- mbrojtës i tij,
6. Të mos ketë marrë më parë dikë tjetër për ( meval- mbrojtës.)
Kur një person i plotëson këto kushte dhe kur me ndonjë person tjetër t; lirë lidh kontratë në këtë mënyrë, siç përmendëm më lartë, atëherë personi i parë do të jetë i mbrojtur (velajet) , ndërsa personi i dytë do të jetë mbrojtësi ( مو لى المو الاة) (mevla, ose veli ) i cili do ta trashëgojë atë pas vdekjes.
فمتى حصل عقد با لكيفية ا لمتقد مت و تو فر ت ا لشر وط فى ا لمو ا لى ثبت ا لو لا ية الموا لىا و صا ر و ا راثا له عند عد م من ذ كر قبله من ا لمستحقين ( شر ح ا حكا م شر عية).
Në qoftë se personat që kanë bërë marrëveshje që më parë i kanë kushtet e përmendura, në këtë rast ata mund të lidhin kontratë që çdo njëri për tjetrin të jetë mbrojtës ( veli - patron) dhe njëri tjetrin të trashëgojë.
و ا ذ ا فر ض ا ن ا لمو ا لى تو فر ت فيه ا لشر و ط ا لمتقد مة و و ا لى ا لآ خر صح و صا ر كل منها و ليا للآ خر ير ثه ا ذ ا ما ت و يعقل عنه ا ذ اجنى فقد ا لمو ا لا ة كما يصح من ا لجا نيت متى تو فر ت ا لشر و ط فى كل منهما ( ا للسيد )

8. Mukarrun-leh bin-neseb

Mukarrun-leh bin-neseb është ai person i cili ka qenë i panjohur për të cilin trashëguesi, duke qenë gjallë, para vdekjes ka deklaruar se e ka të afërt nga gjaku dhe këtë deklaratë e ka mbrojtur.
Shembull për këtë do të ishte, kur trashëguesi deklaron për një person se e ka të afërt nga gjaku, vëlla, xhaxha, ose diçka tjetër të afërt nga gjaku për ndonjë person të panjohur مجهو ل ا لنسب) ) të cilit nuk i dihet origjina.
Afërsi nga gjaku e cila bazohet vetëm në deklaratën e trashëguesit e cila mund të jetë e vlefshme vetëm për trashëguesin. Kjo afërsi nga gjaku e cila themelohet vetëm nëpërmjet deklaratës së trashëguesit, poqese nuk është e dëshmuar nëpërmjet dëshmitarëve ose dokumentacioneve, nuk mund, të kalojë edhe te të afërmit tjerë nga gjaku . Sipas kësaj, personi i tillë i cili e themelon afërsinë e vet nga gjaku vetëm nëpërmjet deklaratës së trashëguesit, mund të trashëgojë këtë trashëgues, por nuk ka të drejtë që t'i trashëgojë të afërmit tjerë të këtij trashëguesi nga gjaku.
Atëherë kur personi në fjalë do ta dëshmojë afërsine e vetë nga gjaku para gjyqit dhe dëshmitarëve, në këtë rast, afërsia i përfshinë edhe antarët e tjerë të afërt nga gjaku. Rregulla e Sheriatit është siç viojon:
بينه – حجت متعدية و ا قرا ر – حجت قا صرد ر (مجله 78).
Në qoftë se trashëguesi nuk ka si trashëgues asnjë person të afërt nga gjaku, përveç personit të panjohur për të cilin ka deklaruar se e ka të afërt nga gjaku si p.sh vëlla, xhaxha, etj (të afërt nga gjaku) atëherë ky person do ta trashëgojë tërë trashëgimin e trashëguesit.








Poashtu ky person do të trashëgojë edhe të gjithë atë pasuri që do të ngelë pas punës të njërit prej bashkëshortëve. Sepse bashkëshortët nuk kanë të drejtë në atë pjesë të mbetur prej trashëgimit (Redda) , përveç asaj që është përcaktuar me farz.
فا ذا تو فى شخص و لم يتر ك ا لا ا لمقر له ب لنسب لى ا لغير ا خذ ا كل ا لتر كة , و كذا لك ا ذا تر ك ا حد ا لز و جين معه فا ن ا حد ا لز و جين يا خذ فر ضه و المقر له با النسب ا لمذ كو ر يا خذ ا لبا قى لا ن ا حد ا لز و جين لا ير د عليه
( شر ح ا حكا م شر عية).

9 . Muusaa- leh bi-xhemi'il maali
Muusaa- leh bi-xhemi'il maali është personi të cilit i është lënë testament më shumë se një e treta (1/3), apo nëse vasijeti është e tërë pasuria, sepse nuk ka patur trashëgimtarë të tjerë.
Në rast se trashëgues është nj;ri prej bashkëshortëve, ndërsa si trashëgimtar mbetet dikush tjetër përveç bashkëshortëve, në këtë rast atij që i është lën; trashëgimi me testament ( musa leh) e fiton të gjithë atë që ngelë pas pjesës tjetër prej bashkëshortit i cili gjendet ende në jetë. Sepse bashkëshortët nuk kanë të drejtë në atë pjesë të mbetur prej trashëgimit (Redda) , sepse nuk janë në afërsi gjaku.

10. Bejtul-mal
Nëse ndodh që trashëguesi të mos ketë pas veti trashëgimtarë, prej nëntë lloje të personave të cilët i përmendëm më lartë, në këtë rast trashëgimia i dërzohet Bejtul-mal – it (arkës shtetërore islame. sq.i përkth.), por jo si trashëgim, por si pushtet më i sigurt për deprotimin e pasurisë e cila do të shfrytëzohet për qëllime të caktuara sipas rregullave të Sheriatit, si p,sh, për mirëmbatjen dhe shërimin e personave të s;murë, muslimanët e vobegët, për mirëmbatjen e njerëzve të cilët janë të paaftë për punë ( përshkak pleqërisë dhe të metave fizike) etj.


=============



vazhdon
afetbeadini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID 3 vazhdim
» E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim
» Në syrin e kamerës: Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore
» E drejta e gruas ndaj burrit
» E drejta e burrit ndaj gruas

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Shkarkime (dowonload) :: Libra Islame-
Kërce tek: