Për ty po shkruaj oj rini,ti qe mendon se kjo jet eshte pergjithmon,dhe se Zotin asnjiher se kujton,jeton sikur te mos jesh i mvarur nga askush edhepse e din se pa Krijuesin as edhe ni frim nuk je ne gjendej te marrish.
Oj rini,ti që shpirtin e ke burgosur ne trup! E katandisur dhe e dorëzuar! E ngufatur nga fjalë dhe mendime të kobshme. Ik duke u çliruar,cliroje shpirtin nga burgu i ashtuquajtur trup, ik sikur zogu kur ikën nga kafazi i njeriut arrogant !
Ndijimet, aftësi e të gjallëve. Të atyre që ende kanë zemra që trokasin dhe po ndjejn at trokitje i cili troket. Sy, që kur lëndohen leshojn lote te pastret, lotojnë! Lëkura, që kur preken me ngrohtësinë e dashurisë se Atij qe e krijoi,rrëqethen edhe ate e tere lekura e tij!
Ndijimet duan të rigjallërohen. Të zgjohen,te rizgjohen! Të prekin e te ndjejn prekshmerin e të shijojnë. Të notojnë ne oqeane te thella pa mos u lodhur e te ndjej kenaqesin e notimit pasi te ket shijuar shijen e Ujit. Mos i vdis! Nuk ke vdekur.
Hapi ato krah tu e noto me kenaqesi, hapi ndaj dhuntive që të rrethojnëe mos haro te falemenderohesh. Ne nuk po arrimë t’i hetojmë poqese nuk orvatemi. Po, t’i hetojmë, sepse zemrat tona thuajse janë verbuar edhepse ata bejn qarkullimin e gjakut por nuk bëjn qarkullimin e Krijuesit te gjakut.
Në buzë të një gremine të thellë e të pashpresë jemi katandosur,ne nji tunel qe eshte i pafund dhe pa asnji drit qofte edhe sa grimca ayo drit. Apo njeriu kur humbet dhuntinë, e heton atë por ather do te jet tepër von dhe poaq edhe e kot! Preke ujin,pi nga Ai uj. Preki yjet duke i hapur krahet. Preke natyrën e bukur e paqësore dhe kujto Ate qee krijoi natyren, te mundesoi te jetosh dhe te mbijetosh ne natyre.
Noto i lirë në horizont sepse horizonti eshte ber notim me mendim e llogjikim! Shih se si gjithçka jeton në paqe dhe sipas nji rregulli dhe qellimit te caktuar. Në harmoni të plotë duke buzeqeshur njera me tjetren. Duke lëvizur, madhërojnë falemenderojn Krijuesin e tyre, aTy?! Cka te perngoi ty te mos e besh edhe ty nji rrotullim sipas asaj per te cilen je urdheruar??!!
Dita e ndjek diten e nata naten.Pyjet pyje. Shkëmbinjtë shkëmbinj. Malet male. Lulet lule. Edhe loti lot !
Duke adhuruar e duke falemenderuar Krijuesin, të njihesh me të vërtetat e te jetosh i kënaqur nga Allahu dhe Allahu i kenaqur nga ty. Duke mënjanuar zotat e rremë, të përqendrohesh në Zotin Një! Atë ke për ta gjetur, edhe në thellësitë e brendisë tënde. Por edhe larg, larg në thellësitë e qiejve e të tokës, e mes tyre!Per kete ke shum argumente duke filluar nga vetja e deri ne Qyell
Prapë, duke mënjanuar e mohuar zotat e rremë e të shpikur nga zemra e ngushtë njerëzore!ti do te clirohesh njiher e pergjithmon.
Mjafton të hjekish at perde te hedhësh atë shikim, të errësuar, nga padrejtësia dhe dhuna njerëzore. Të fluturosh shpejt drejt shtigjeve të gjera e te qarta. Të marrësh pak dritë nga horizonti i qetë. Të zhytesh në natyrën e paprekur nga dora e rëndë njerëzoredhe te shohish natyren e te Perhershmit. E të përjetosh ngjyrat më të bukura. Aromat më të këndshme dhe te pafundme. Shijet më të mrekullueshme dhe te paharueshme.
Ik nga kafazi trupor ! Çlirohu dhe mos u kthe më në të! Fluturo larg, sa më larg!
Për forumin:islamieshtedrit.com
Mundesoi:Uzeir Ibrahimi.